“Psycho”, romani më i veçantë shqiptar

Libra

“Psycho”, romani më i veçantë shqiptar

Nga: Ilir Muharremi Më: 2 korrik 2018 Në ora: 18:32
Ilir Muharremi

Ajo çfarë e bën të veçantë romanin ‘Psycho” të Ilir Muharremit është shprehja, fjala e thjeshtë, direkte, herë edhe vulgare, por e arsyeshme. Pastaj, përmbajta, struktura, kompozicioni dhe dialogët e veprës. Në promovimin që e kishte në Shkup, romani u quajt si Besteller.  As kujt nuk i ka ra në mend të shkruaj për një psikopat i cili bën seks dhe torturon pamëshirshëm viktimat. Ai tashmë nuk ndjen më asgjë as për familjen, gruan edhe fëmijët. Të gjitha i ka humbur personazhi kryesor. Aq vrasje bën sa askush nuk mund t’i besoj. Madje, ka dëshirë edhe të ju tregoj njerëzve për vrasjet. Ndërsa, torturat i mban të fshehura për vete. Sa ka nevojë shoqëria jonë shqiptare për një roman të tillë? Normalisht se janë ngopur nga romanet historike, patetike, dashuri false, simbolika, me ngjarje jo të natyrshme. Ndërsa, ky roman lirohet nga kjo. Në vazhdim po ju  sjellim disa fragmente të veçanta nga romani “Psycho”.

“Unë e kuptova ndodhjen time, isha fajtor. Vizitoja shtëpitë publike, gjithmonë përveç pagesës leja edhe bakshish. Por, ajo që më rrëzonte çdo ditë e më poshtë qe bixhozi. Ai ferr nga i cili ende nuk kthjellëm. Në jetë mund të rrëzohesh, por nëse bie shumë poshtë, vështirë të ngrihesh prapë.  Shpesh edhe më kërcënonin, unë si gjaknxehtë jashtë çdo ligji doja ta zhdëpja në dru dhe t’i bëja të më përuleshin  në gjunjë. Pas krejt këtyre, zotëri im i dashur nuk mund më t’i besoj vetes, sepse nuk isha i drejtë me jetën, familjen...

Bëja aventura të çmendura me të, ma kishte falur edhe virgjërinë zotëri, atë ja morra në makinën time, në një errësirë pothuajse të plotë. Çfarë të them, kjo aventurë qe pa të nesërme. Nuk kisha shumë parime, gratë e miqve nuk i llogaritsha si të shenjta, bëja seks edhe me to nëse do me jepej mundësia. Nuk zgjedhja shumë, tërhiqesha vetëm pas mishit të kuq mesë të këmbëve. Ndjeshmëria shumë herë më neveriste. Më pëlqenin gratë të cilat shpejt i harroja. Në fillim isha shumë romantik, më vonë i trajtoja keq. Femrat shumë e duan interesin e pak dashurinë. Nëse i ke të gjithë, mund ta kesh femrën më të bukur në botë zotëri. Unë atë e kisha...”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat