“Psycho” për peshqit e mëdhenj në Kosovë

Libra

“Psycho” për peshqit e mëdhenj në Kosovë

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 15:33
Kopertina

Tashmë të gjithë keni dëgjuar për romanin problematik ‘Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi. Çfarë prek në tërësi ky roman? Aty gjejmë edhe nga aktualiteti jonë kosovar, për peshqit e mëdhenj, dhe si pasojë e tyre vuajnë peshqit e vegjël. Autori frymëzohet nga aktualiteti dhe të gjithë për të janë psikopat dhe kanibal. Gjejmë edhe momente ku qeveria jonë është plot kanibal. Njerëzit po e hanë njëri-tjetrin. Në vazhdim po ju sjellim një fragment në lidhje me peshqit e mëdhenj:

“Keni dëgjuar të flitet tek ne për peshqit e mëdhenj dhe të vegjël. Shpesh ndodh që notari i pakujdesshëm të has në ta, ata e kafshojnë me kafshata tejet të vogla, duke e lënë vetëm skelet. Ky është organizmi dhe historia jonë e re e një sistemi të poshtër. A e pëlqeni një jetë të tillë e dashura zonjë? Po si mund të thuash jo, kur e vërteta qe kështu. Më mirë të kesh një shkollë, ose zanat të kryer, familje... Dhëmbët kafshojnë aq mish sa është i servuar, pak po tregohem i drejtë këtu. Në fakt as ata s’janë të padrejtë, ne jemi, sepse ne i kemi sjellë aty ku janë...”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat