Lexojeni romanin “Psycho”

Libra

Lexojeni romanin “Psycho”

Më: 27 qershor 2018 Në ora: 20:19
Kopertina

Ajo që të shtyn ta lexosh romanin “Psycho” të shkrimtarit Ilir Muharremi është dhuna, vrasja, kanibalizmi dhe seksi i shthurur. Autori rrëfen haptas pa asnjë nënkuptim për gratë të cilat i përdorë protagonisti i romanit i cili nuk ka emër. Aty përshkruhet çdo detaj i aktit seksual, madje duket sikur ngjarje filmi. Përse të mos bëhet film ky roman. Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente nga ky libër:

“Ta marrë edhe një shembull me gratë: Unë jam i sinqertë dhe gjithmonë e flas atë çfarë ka qenë ose është. Disa shokë u mblodhëm në një mbrëmje të mrekullueshme tek një mik në banesë. Në mesin tonë ishte një shok homoseksual me emrin Lindi, dhe një tjetër fetar i madh me emrin Mustafa. Lindi ishte veshur si femër, në kokë kishte vënë paruke. Fustan të kuq të gjatë. Buzët i kishte lyer me buzëkuq. Buzën e sipërme e kishte rritur paksa. Ndërsa, Mustafa i falte pesë vakte. Por qe merakli në femra. Ne pinim alkool, kurse Mustafa pije portokalli. Unë në tavolinë e kisha afër Mustafën e Mustafa Lindin. Kur ja mbushja gotën, unë pak i vendosja alkool, dhe portokall. Nuk e vërente fare ai këtë. Ndërsa, Lindi vazhdimisht e prekte me këmbë, dhe nganjëherë dorën ja fuste poshtë koqeve. Mustafës i pëlqente. Ngadalë, Mustafa filloi të dehej. Mori Lindin në dhomë. Muret e dhomës qenë të zeza, në mes ishte ndezur një qiri. Për ta bërë pamjen sa më romantike. Mustafa tentoi të bënte seks me Lindin, por lindi refuzoi duke i thënë se i kishte menstruacionet. Mustafa e bëri nga mbrapa. Gjatë natës shtatë herë Mustafa u prish në vrimën e bythës së Lindit. Ranë dytë të shtrënguar në gjumë.

Kur Mustafa u zgjua ta falte mëngjesin paruka i kishte lëvizur Lindit dhe e pa që ai ishte mashkull. U tërbua, shkoi në kuzhinë mori thikën ja afroi te fyti i Lindit. Lindi i fuqishëm ja rrëmbeu. U zgjuam të gjithë nën qeshje ekstreme. Mustafa na kërcënoi se do na vriste. Çdo ditë e më shumë na kërcënoi. Por, Mustafa qe politikan i famshëm. Që të shpëtojmë ne vepruam kështu: I thamë se nëse tenton të na vrasë ne do t’ja shpërndajmë në internet se ka bërë seks me një mashkull. Për Lindin qe e njëjta gjë si ta publikonim si jo. Atij i pëlqente prapë të pallohej me meshkuj. Ishim të rinj të çmendur. Edhe sot Mustafa nuk flet me mua zotëri.

Krejt këtë e bëmë të lumturoheshim pak. Lumturitë i ndanim bashkë. Nëse njeriu tenton të jetë i lumtur nuk bën t’i bëjë kujdes të tjerëve. U lumturova, pastaj u gjykova, apo më fali si më fali, por u ndjeva shumë i mjerë. Ndjeja që kisha shumë padrejtësi, u gjykova për lumturi. Një kohë të gjatë jetoj në iluzionin e kësaj, më dukej që nga të gjitha anët vërsuleshin gjykimet. Unë vazhdoja të qeshja, isha total i përhumbur. I dehur nga lumturia dhe fatkeqësia e tjetrit. Një ditë fillova ta dridh veten, e shkunda mirë, m’u kthjellua mendja. E beson i nderuar, mendimi më i keq i njeriut është se gjithnjë ai ka idenë e pafajësisë. Secili është i bindur në pafajësinë e vet...”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat