Botohet libri “Takimi në Junik”

Libra

Botohet libri “Takimi në Junik”

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 23:07
Ka dalur nga shtypi libri “Takimi në Junik” i autorit Hajdin Abazi

Ka dalur nga shtypi libri “Takimi në Junik” i autorit Hajdin Abazi.

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese e Kolegjit AAB dhe përmban kujtimet e njërit prej ish-eprorëve të UÇK-së, që e priti në takim emisarin e presidentit Clinton, ambasadorin Richard Holbrooke dhe ka dalur nga shtypi me rastin e 20-vjetorit të takimit, i cili u bë më 24 qershor të vitit 1998.

Shpesh është shkruar ndër vite për këtë takim, por në këtë libër paraqitet për herë të parë rrëfimi i plotë për takimin e parë publik diplomatik SHBA-UÇK.

Në këto kujtime përshkruhet e tërë rrjedh - si erdhi deri te takimi i ambasadorit Richard Holbrooke me skuadrën për marrëdhënie me publikun (MP) të Shtabit të Nënzonës Operative të UÇK për Junik dhe Rekë Hajdin Abazi – Lum Haxhiu dhe Gani Shehu: çka u bisedua, për çka u shprehën frekuencat e njëjta, ku pati mospajtime, pse ishte i papranueshëm propozimi që forcat armike të kalonin përmes Junikut, çfarë u tha për pavarësinë dhe çka u kërkua prej UÇK-së, cilat ishin pajtimet themelore që u manifestuan e që koha i provoi të vërteta katërçipërisht.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat