“Psycho” edhe për femrat e ndjeshme

Libra

“Psycho” edhe për femrat e ndjeshme

Nga: Ilir Muharremi Më: 20 qershor 2018 Në ora: 22:53
Kopertina e librit

Romani psiko-triler “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi përveçqë konsiderohet edhe erotik me shprehje tejet direkt dhe vulgare, përfshinë edhe femrat e ndjeshme. Protagonisti del si Kazanovë i cili përdorë  mjeshtri për joshjen e tyre, por wshtw edhe i dhimbshëm sepse pak e njeh lumturinë dhe shenjë nga një psikopat i vërtetë. Ai tregon fillimisht sesi ato dashuroheshin në personazhin kryesor, dhe kjo dashuri ishte si Platonike, pastaj bëhej vonë ta braktisnin, jo që nuk donin, por nuk mundnin sepse dëgjonin zërin e tyre të brendshëm, e ai pastaj i përdoret femrat. Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga kjo pjesë dashurie:

“Thelbin e dija veç unë, nuk isha asgjë, isha i dhimbshëm, nuk ia vlente të kapeshin pas meje dhe jeta ime pak e njihte lumturinë. Në fillim nguliteshin, pastaj bëhej vonë të më braktisnin. Arsyet e thelbit i mbaja sekret, sepse më pëlqente të flija me misteret e tyre. Unë u besoja gënjeshtrave të mia, bëhej pjesë e rolit tim. Femrat e ndjeshme mundoheshin të më kuptonin, por dështonin. Disa të tjera vërenin se respektoja lojën, ato qenë të padurueshme, menjëherë kalonin në çastet reale të jetës. Unë fitoja gjithmonë, sepse përveçqë i dëshiroja kënaqja veten time, ngaqë u besoja fuqisë sime dhe arritjeve...”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat