Romani "Psycho" do të triumfojë të premten në Akademi të Shkencave në Tiranë

Libra

Romani "Psycho" do të triumfojë të premten në Akademi të Shkencave në Tiranë

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Është një roman shumë problematik, disa e quajnë të frikshëm, për disa duket shumë i dhunshëm, disa të tjerë e konsiderojnë shumë erotik, të tjerët mendojnë se ka shumë dhunë, vrasje dhe kanibalizëm. Seksi çvishet deri në ekstrem, vrasjet janë shumë brutale, protagonisti nuk ka mëshirë, ngjanë me Xhek Kasapin. Edhe ky i vret prostitutat veçse bën ‘Selfie” me trupat e tyre. Mirëpo, në thelb është i prekshëm sepse ka kaluar një fëmijëri tepër të keqe, është trajtuar keq dhe ka humbur arsyen e jetës. Tashmë çdo gjë e sheh me sy të ftohët, por dashuri ndjen vetëm për nënë e tij.  Romani "Psycho" i krijuesi Ilir Muharremi do të promovohet të premten në orën 11 në Tiranë. Më saktësisht,  "Psycho" do të ketë një promovim  në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Njëherësh ky është promovimi i pestë i këtij romani. I botuar muaj më parë, romani "Psycho", i zhanrit triler, ka prekur një tematikë dhe stil që deri më sot i kanë munguar letërsisë shqipe. Shtrimi i tekstit, rrëfimi dhe mënyra e dialogëve, e mbi të gjitha temat që prek e bëjnë "Psycho"-n një roman unikat. Kësisoj nuk është çudi që tashmë romani po shënon një ngritje sa i përket interesimit të lexuesit. Studiuesi Vilson Culaj, në një konstatim të tij, pohon se "Psycho" është sfidant për t'u kuptuar dhe i lehtë për t'u lexuar dhe që ta mbarështosh një vepër letrare me fondament, psikologjinë dhe filozofinë e jetës me gjithë kompleksitetin e saj, fiksuar në një gotë vere dhe një banakiere fiktive femër, është thjesht një mjeshtri e rrallë që buron nga një univers njohjeje empirike.  

Për këtë roman kanë shkruar disa studiues letrar, po ju sjellim disa mendime për të. “Personazhi në “Psycho” i Ilir Muharremit është thjeshtë një konvencion. Ai është një enë në të cilin autori mbart lëndën e lëngshme të mendimit. Bota e kufizimeve të kësaj qasje është një epruvetë ku zhvillohet një reaksion kimik, është vlera filluese dhe përfundimtare e një alkimie gjendjesh dhe situatash. Dialogu më shumë se sa si i tillë, si shkas çlirimi, si nevojë për të çmbushur një brendi që është gati të plasë, kryekëput është një monolog. Personazhi femër që rastësisht kryen punën e kamarieres, shërben trajtesës, në funksion të ligjërimit, është aty gjithnjë dhe vijon të jetë në tërë kohështrirjen e personazhit kryesor si pikëmbështetje. Trilli mbetet vetëm një lloj kamuflazhi i tematikës, bisedore dhe botkuptimore, rregulli i normës. Një lloj kadegorizimi i tekstit.” Shkruan Albert Vataj, studiues letrar. “Libri ,, Psycho ‘’ është sfidant për tu kuptuar dhe i lehtë ( shije ) për tu lexuar. Ta mbarështrosh një vepër letrare me fundament psikologjinë dhe filozofinë e jetës me gjithë kompleksitetin e saj fiksuar në një gotë vere dhe një banakiere fiktive femër, ( si diskurs e fiksion letrar ) është thjesht një mjeshtri e rrallë që buron nga një univers njohjeje empirike, vetënjohjeje e rigjetjeje të vetvetes përmes kulturës së gjerë të leximit. Është fuqia gnostike dhe epistimiologjike për t’i përceptuar gjërat jashtë shablloneve klasike të traditës që nuk është traditë, por rigjiditet e fatkeqësi sociale, dëshmon struktura e këtij libri kaq joshës për lexuesit”, shënon Vilson Culaj. “Ilir Muharremi me romanin e tij Psycho ka arritur që të krijojë një personazh mjaft kontravers dhe të frikshëm! Guximi i tij që t’i qaset një karakteri të tillë të komplikuar, e bën lexuesin që të hamendet dhe të njohë më botën me të cilën rrethohet dhe në të cilën frymon! Mendja e njeriut është një laborator ku njeriu eksperimenton me veten dhe me të tjerët! E shkrimtarët janë ata që më së miri transformohen në lloj lloj karakteresh dhe krijojmë personazhe mjaft të komplikuar, interesantë dhe të frikshëm!”, shkruan Faruk Buzhala, shkrimtar. ““Ilir Muharremi, është autor i literaturës, por nuk i mungon përjetimi. Ideja e romanit të tij “Psycho” qe e zhvillon përmes personazhit të tij boksier i karrierës e nxjerr atë jashtë ‘ringut’ letrar të letërsisë shqipe duke iu kundërvy absurdeve me absurd përmes sportivitetit deri të kanibalizmi….”, shnëon Mahir Morina, letrar. “Pija, seksi, shtytjet epshore, joshjet dehëse, gotat e zbrazëta, lekët nën dorë, karrierat e stisura nga favore të mugëta, shndërrohen në këtë libër deri në një kanibalizëm aspak metaforik apo retorik, që nuk është asgjë tjetër veç një impulsi kafshëror që e shtyn njeriun drejt ekstremit, pasi shoqëria ia ka shteruar forcat me pafytyrësinë dhe ligësinë e saj.

Prandaj ky libër do të zërë vendin e merituar në bibliotekën tuaj, bashkë me ngarkesën e origjinalitetit që ia karakterizon çdo faqe, mendim e ngjarje.”, shkruan Elvi sidheri, analist.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat