Rrugëtim i një pasionanti drejt botës shkencore

Libra

Rrugëtim i një pasionanti drejt botës shkencore

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:24
Në SHKA “AGIMI”në Prizren u promovua libri shkencor i Mr.prof.Fetah Berishës “Ndihma E Prof.Mahir Domit Për Standardizimin E Gjuhës Shqipe”

Në tempullin e kulturës , në Shoqërin Kulturo-Artistike “AGIMI” në Prizrenin e lashtësisë , ku nga ky tempull i shenjët dolën shumë artëdashës me renome botërore, si Bekim Fehmiu , bilbili i Kosovës Nexhmije Pagarusha,Leze Qena e shumë e shumë të tjerë , mbrëm njeriu i vlerave kombëtare e intelektuale Mr.prof . Fetah Berisha e promovoi librin e tij shkencor “Ndihmesa e prof.Mahir Domit për standardizimin e gjuhës shqipe”.Në këtë promovim apo lirisht mund të themi , në këtë event organizues e shumë madheshtor morën pjesë profesor të Universitetit të Prishtinës , njerëz të politikës , shokë të ditëve më të vështira të profesor Fetah Berishës,krijues të letrave shqipe  përpos të qyteteve të ndryeshme të Kosovës moren pjes edhe nga Shqipëria,Presheva e Maqedonia si dhe qytetar dashamirë të fjalës së shkruar shqipe.

Fillimisht hapjen e këtij promovimi të librit shkencor kushtuar profesorit Domi , të njohur si baba i sintaksës e hapi kryeredaktori I Shoqatës për kultur dhe art “Fidani”në Prizren,Berat Batiu, i cili e ftoi recenzentin e librit me kumtesen e tij akademik Mehmet Halimin i cili të deklamoi kumtesen e tij para të pranishmëve për librin shkencor të radhës i cili liber shkencor e rriti numrin e thesarit të librave shkencor të vendit tonë nga pendat e mëdha të kombit siq është Fetah Berisha.

Autori Fetah Berisha , veprën e vet monografike kushtuar,njërit nga kolosët më të shquar të gjuhësisë shqiptare e ka titulluar “Ndihmesa e prof.Mahir Domit për standardizimin e gjuhës shqipe”, duke nderuar e ardhura gjuhëtarin tonë të madh , Mahir Domin , ai çmon dhe respekton punen e tij kolosale në fushën e gjuhësisë, nga njëra anë, ndaj me dashuri e zell të madh e përkushtim përpiqet të ndjek e të vlersojë  me kompetencë gjuhësore të kësaj figure të rryer e të vyer dhe productive në fushën e gjuhësisë shqiptare të shekullit XX-të , nga ana tjetër.Por duke mos qenë indiferent në asnjë  çast e rast ,autori i veprës në fjalë shpreh edhe qendrimet e vlersimet e veta për gjuhën e kulturen gjuhësore, ai njëkohësisht jep edhe kontributin e vet modest në çështjen e kultivimit të kulturës gjuhësore dhe shpreh qëndrimin e vet ndaj standardizimit të njësimit të gjuhës sonë amtare shqipe.Më tej shtoi akademiku Halimi  se: autori , Fetah Berisha , duke e filluar vepren e vet me koncept të qartë e dorë të mbarë : “Ndihmesa e prof.Mahir Domit për standardizimin e gjuhës shqipe”e hap atë me kapitullin e parë, ku fillimisht na njofton me biografin e shkurtër të prof.Mahir Domit, kapitull të cilin e ndërlidh me veprimtarin e pasur të gjërë e të thellë shkencore të prof Mahir Domit, kurse në kapitullin e dytë Fetah Berisha bënë fjalë përë çështje të nduarnduarta gjuhësore, që trajton prof.Mahir Domi, duke filluar nga hartimi i teksteve mësimore dhe veprimtaria e tij e gjërë intensifikuese,drejtuese e organizuese, duke ndjekur shtegun kronologjik të gjuhës së shkruar, si përfaqësues i shkencës shqiptare, në plan kombëtar e ndërkombëtar , e deri te çështjet e leksikologjisë e të terminologjisë , dhe çështje të dialektologjisë e deri tek ato të gjuhës së sotme letrare shqipe.Në fund  akademiku Mehmet Halimi me kumtesen e tij të gjërë të kushtuar vepres së shkruar nga profesor Fetah Berisha për baban e Sintaksës profesor Mahir Domit, tha se :Kjo është një vepër me vlera të larta gjuhësore që qet në dritë njësi për njësi ndihëmesat gjuhësore të prof.Mahir Domit për standardin e gjuhës sonë letrare kombëtare,nga njëra anë.Por është edhe merit dhe një punë e lavdishme dhe e mirpritur e autorit Fetah Berisha, i cili me aqë kureshtje e interesim , me aqë dashuri e përkushtim e studio dhe e hartoi këtë vepër me vlerë të shumëfishtë shkencore , nga ana tjetër , e cila do të ketë funksion praktik në përditshmërinë tonë jetësore , për studiuesit e lexuesit tanë të shumtë.

Pas kumtesësë së akademik Halimit u ftua poetja prizrenase Puhize Shemsedin t’i recitoi vargjet e Lasgush Poradecit “Gjuha e zjarrtë”. Më pastaj iu dha fjala të flas për librin profesorit të gjuhës shqipe Sabri Bresa, i cili tani më kishte pregaditur një kumtes për këtë liber shkencor.Në rrugëtimin studimor , prof.Fetah berisha , i dha detyra fisnike vetes në zbulimin dhe leximin e gjurmëve shkencore në fushën e gramatikës të veprës madhore të dijetarit të madh profesor Mahir domit.Ne disa e kemi njohur Domin si babain e Sintaksës,por nuk e njohëm si dijetar e shkencëtar të të gjitha degëve të historiografisë linguistike , fonetike , morfologjike,dialektike,etj.Ku ai vertet la gjurmë që nuk do të harrohen kurrë.Profesor Fetah Berisha na spjegon se sa kontributëdhënës është shkenctari Domi që rrallë mund t’ia gjesh shokun.Ai qe mbi të gjitha një fanatik pasionant  i punës shkencore më të ndërlikuara të zhvillimit historic e kulturor të njeriut tonë të vuajtur Mahir Domit pikërisht në këto çaste na doli si shpëtimtar dhe sendertues i idealeve të Rilindasëve të pakrahasueshëm që i vuri idealet e tyre në shërbim të kësaj toke iliriane.Në fund profesori Bresa tha se: Intelektuali Berisha i shënoi e mblodhi gjithë punimet gjuhësore  kombëtare të profesor Domit dhe i vendosi në këtë libër të pakrahasueshëm që do të mbesin një dokumentar me vlera kombetare,historike e gjuhësore.Urime profesorberisha,vertet ke bërë një punë kolosale.

Në këto evente madheshtore dhe shumë të organizuara nga njerzit eminent të kultures nuk mungojn as pikat muzikore, ku u ftua nxënësi  nga shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni”Zgjim Gollopeni të interpretoi një pik muzikore me piano para një numri të madhë të pranishëm present në këtë promovim  libri shkencor.

Më pastaj edhe kumtesa e fundit për librin e profesor Fetah Berishës të pregaditur nga profesor Agim Berisha u lexua duke e ftuar që ta deklamoi para të pranishmëve.Prof . Mahir Domi zë një vend të merituar ndër studiuesit më të shquar,të brezit  të tij , në shkencën e gjuhësisë shqiptare, si Brenda apo jasht Shqipërisë.”Ai është gjuhëtar i shquar shqiptar i brezit të pasluftës , i cili zë një vend nderi në grupin e gjuhëtarëve të mirnjohur si: Xhuvani Cabej,Cipo,Riza,Demiraj,Kostallari,Ajeti ,etj.Prof.Mahir domi me këta gjuhëtar e të tjerë të shquar,sollën gjuhën shqiptare në një nivel bashkëkohor evropian.Për historikun e gjuhës shqipe prof.Mahir domi ka lënë një varg shkrimesh studimore, të cilat hedhin dritë për zhvillimin e gjuhës letrare shqipe.Në bibliografin gjuhësore të prof.Domit janë shënuar 9 tekste universitare dhe 13 tekste shkollore,të gramatikës dhe të sintaksësë.Botimi i projektit të ri “rregullat e drejtëshkrimit të 1967-ës” , bëri jehonë gjithandej , ku jetonin shqiptaret e ku flitej gjuha shqipe.Vlera e këtij projekti , u bë zbatimi në të gjitha trojet shqiptare.Kumtesa e profesor Agim berishës ishte mbi katër faqe për këtë libër shkencor që e solli në drit njeriu i vlerave ,profesor Fetah berish.Por në fund profesor Agim Berisha iu drejtua profesor Fetah berishës duke e uruar dhe duke i kërkuar edhe botime të rangut të tilla librash deri në frymen e fundit,suksese profesor Fetah berisha.

Para se ta marr fjalën autori i librit, moderator i këtij eventi madhështor Berat batiu para të pranishmëve e lexoi biografin e Mr.prof.Fetah Berishës.

Më pastaj iu dha fjala autorit të librit Mr.prof.Fetah berishës.UInë nga zemra ju përshendes që e keni marrë rrugën për të ardhur në promovimin e librit tim ku me nderuat.Nuk kam se çfarë të flas për libri ku të gjitha I thanë bashkëpuntoret e mi që më ndihmua,unë i falenderoi që me ndihmen e tyre tani këtë libër shkencor, kushtuar gjuhëtarit të njohur profesor Mahir domit e sollëm në dritë, i cili libër tani është në doren tuaj dhe do të shkoj edhe në duart e shumë lexuesve.Pas përfundimit musafiret shkuan në njërën nga restorantet e qytetit për të drekuar, ku edhe aty nuk munguan fjalët e krijuesve të letrave shqipe.  

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat