Seks dhe vrasje më makabre - Bota Sot
Seks dhe vrasje më makabre

Libra

E martë, 17 korrik 2018

Seks dhe vrasje më makabre

Nga: Ilir Muharremi Më: 15 qershor 2018 Në ora: 16:42
Kopertina e librit

Romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi tashmë i njohur për publikun dhe njëri ndër romanet më të vlerësuar nga kritika përveç që përmban shumë dhunë, psikopati, kabinalizëm, ekstremitet, ka edhe seks, seks deri në ekstrem, seks me dhimbje ngaqë protagonisti gjatë aktit ka dëshirë ta vret viktimën,e pas vrasjes prapë tenton të ketë marrëdhënie me viktimën. Protagonisti i romanit, krejt këto i bën ngaqë është i shtyrë nga fëmijëria, përjeton një fëmijëri tejet të keqe, sepse ushtrohet dhunë në të. Nga kjo dhunë ai fillon të kënaqet me vrasjet sidomos kur viktimën e lidh dhe është e pambrojtur, por vrasja nuk ndodh shpejt, por ngadalë, sëpari e torturon e pastaj e vret, ndërsa organet i fut në frigorifer për tu ushqyer me to. A ëhstë vrasës i ndërgjegjshëm apo i pandërgjegjshëm? Ai nuk pendohet për asnjë  krim të bërë, kryepersoanzhit i pëlqen të vras të torturojë, por është një shkak, vuajtja në fëmijëri, dhe këtë e sheh si hakmarrje ndaj racës njerëzore. Nganjëherë kryepersonazhit i duket se Zoti e detyron të vras.

Por, vrasjet e psikopatëve janë shumë të lashta. ngjarjet që përkojnë me epokën e Romës së Lashtë, kur Perandori Caligua përhapte me tërbim dhe kënaqësi të madhe shijen e tij të torturës dhe perversitetit. Gjatë periudhës Mesjetare, aristokratë të shthurur si Gilles de rais (i njohur si “Mjekra Blu”) dhe Elizabeth Bathory (Kontesha e Përgjakshme), ushqenin epshet e tyre çnjerëzore me gjakun e qindra viktimave, ndërkohë që fshatarët psikopatë si Gilles Ganier dhe Peter Stubbe i thernin dhe bënin copa-copa viktimat e tyre me një egërsi aq kafshërore saqë të gjithë besonin se ishin njerëz-ujq. Monstra të tjerë vrastarë të epokës para modernizmit janë edhe persona si Kanibali Skocez, Saëney Beane dhe Vlad Gozhduesit, Drakula i jetës reale. Shumica e ekspertëve të kriminalistikës bien dakord në faktin që vrasësi seksual i parë i periudhës moderne është Xhek Rrjepësi, krimet e të cilit, therja e kobshme e pesë prostitutave të Londrës, përhapi një valë shokuese paniku në të gjithë Londrën Viktoriane. Njëqind vjet më vonë, vrasja seriale e prostitutave është bërë një aktivitet aq i zakonshëm saqë (për të cituar vetëm një nga shumë shembuj të mundshëm) kur në vitin 1995 u dënua një ish-kryemagazinier i quajtur Ëilliam Lester Suff për vrasjen e trembëdhjetë prostitutave në Kaliforninë e Jugut, mediat e raportuan këtë ndodhi me një indiferencë shokuese. Mirëpo, te romani ‘Psycho” i Muharremit protagonisti nuk vret vetëm prostituta, por edhe homoseksual, njerëz të thjeshtë, çdo gjë që është njerëzore. Për ta kuptuar arsyen duhet lexuar në tërësi romanin.

Po ju sjellim disa fragmente nga ky roman:

“Mos mu shfajëso bushtër e përlyer, askush nuk duhet të shfajësohet madje për askënd ky tashmë është parimi im që në fillim. Tash e respektoj çdo synim të mirë, gabimet janë të çmueshme dhe ta falshme dhe rrethanat shumë janë lehtësuar. Nga unë nuk dalin faljet e as bekimet, vetëm kënaqësitë dhe qëllimet. Të dukem pervers i shthurur, pederast..

Hiqi rrobat vet, sepse unë nuk i heq por i shkoq dhunshëm, ashtu shumë mirë vet, kjo më pëlqen sepse je bërë shumë e dëgjueshme, ndonëse nën presion njeriut i hapen mirë veshët, ka edhe nga ata si Krishti që refuzonin dhe vdiqën në kryq si qen...

 Ti je kurbani im. Ma jep gishtin e vogël, ashtu, ose me thikë ta pres së pari një gisht më mirë. Të thash mos rezisto, e vdekur je, por dua si hiena për së gjalli të pres në copëza të vogla. Kjo është hera e parë e imja sepse viktimat i kam vrarë të gjithë, e pastaj mishin e tyre e kam pjekur.  Ta thërras emrin e Zotit, ose kënd ke dëshirë të të shpëtojë, për mos ta presë gishtin. Thirre Zotin po pres unë pesë minuta i ke kohë. Nëse Zoti nuk të ndihmon, gishti yt më takon mua. Po pres. Hajde, ku është Zoti, pse nuk po zbret të të ndihmoj. Ai nuk u kujdes për të birin e la të vdesë nga dhimbja ekstreme. E sheh Zoti nuk po zbret të të ndihmoj, tash gishti të shkon. Uh sa gjak po të rrjedhë, të rra të fikët, zonjë, më dëgjon, zonjë. Nuk e planifikuam këtë, menduam ende të bisedojmë, si të flas tash me një person i cili më nuk më dëgjon. Pis e paske bërë edhe divanin. Keq shumë keq. Ta gjej një leckë ta shtrëngoj ta lidh ta ndaloj gjakderdhjen. Ja lecka, tash do ndalojë gjakderdhja. Kujt t’i flas tash? Vetes më mirë...”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test