Trajton tema dashurie - ku femra është krijuese e kohës

Libra

Trajton tema dashurie - ku femra është krijuese e kohës

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 7 qershor 2018 Në ora: 07:28
i poetes Selvie Ternava, me poezi dëshmon se është e dalë nga shpirti i saj për të folur me ata që ia do zemra

Në librit me poezi të poetes Silva Ternavës - si tërësi,  shihet qartë se në përgjithësi poezia është shkruar si një dashuri e pafundme, me një stil të veçantë, që i takon poezisë bashkëkohore, për ta rikthyer kohën që nga zanafilla si e vetmja gjuhë jete që e rilind jetën me dashuri.

Silva Ternava është rritur në një familje me taban patriotik, ku qysh në fëmijëri është edukuar me dashurinë e zjarrtë për lirinë e Kosovën. Gjatë veprimtarisë së saj letrar ka qenë e dhënë pas miteve dhe legjendave, si dhe tregimeve dhe këngëve patriotike, që e edukuan me frymën atdhetare. Me shkrime shfaqet që nga bankat e shkollës fillore dhe të mesme. Poezitë e para i ka botuar në revistat "Zëri i Rinisë", " Kosovarja" si dhe në gazetën studentore "Bota e Re". Në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare e shkruan romanin e parë,  i cili bashkë edhe me disa dorëshkrimet të tjera me poezi e tregime, ia piu flaka e luftës. Ka botuar librin me poezi  me titullin "Pergamenë e Fjetur", kurse libri “Eshkë Vargu”, është libri i dytë të cilën keto ditë i doli nga shtypi. Jeton me familjen  në Zelandë të Re dhe në Kosovë. Është pjesëmarrëse e  aktiviteteve dhe fituese e shumë çmimeve kulturore brenda dhe jashtë Kosovës.

Në recesionin e Ramiz Kamberi kushtua librit të dytë me titullin “Eshkë Vargu”  të poetes së vyeshme mërgimtare Selvi Ternaves  në mes tjerash thuhet: “Të shkruash pak fjalë për një poezi dalë nga muzat e dashurisë për dashurin e më shumë se dashuri për poetikën e ndjenjave të një poeteshe, që herë duket si grua e herë si e dashur e nënë, e, herë më shumë së kaq, si një shqiptare, që me dashuri e mat kohën e motin mbi tokën shqiptare si një sy i tretë, që jetën do ta qëndis vetëm me dashuri, dukesh i dobët karshi asaj që e ndjenë poetesha, sikur i duket që në hapje të librit me poezi  me titullin“Eshkë vargu”, shihet qartë se poetesha Selvie Ternava-Silva, e kupton se kur ikën koha, fjalën e ka falja, si në këto vargje: “Për kohën e ikur të fal për gjykimin tënd, se ti nuk ishe më janë kësisoj vargjesh, që poetesha i shikon si:

 Urtësi për atdhe
 guxim për liri
 dashnor për dashuri

Shumë poet dhe poetesha kanë shkrua dhe shkruajnë për dashurinë, atdheun, lirinë dhe njeriun shqiptar

Kështu që, po të lexohen poezitë si tërësi, ku shihet qartë se në përgjithësi poezia është shkruar si një dashuri e pafundme, me një stil të veçantë, që i takon poezisë bashkëkohore, për ta rikthyer kohën që nga zanafilla si e vetmja gjuhë jete që e rilind jetën me dashuri.

Jam i vetëdijshëm se kanë shkruar dhe shkruajnë shumë poet dhe poetesha për dashurinë, atdheun, lirinë dhe njeriun shqiptar, por të paktë janë ata si poetesha Selvie Ternava-Silva, që të shkruarën apo poezinë e bëjnë si gurra që buron nga shpirti i gruas për gruan që poezitë e identifikojnë si:  të dashur, luftëtare,  veprimtare, politikane,  besimtare,  krenare,  fisnike, dhe  mbretëreshë e jetës që e jeton. Pra, poetesha Selvie Ternava-Silva, me librin “Eshkë dashurie” shihet qartë se trajton tema dashurie ku femra është krijuese e kohës, në të gjitha kohët.

“Për kohën e ikur
të fal për gjykimin tënd,
se ti nuk ishe më....:

Megjithatë, nuk lejon që lexuesi ta dallon si të tillë, sepse ajo, dashurinë e sheh si një  njohje në mes njerëzve për të ardhmen, që njeriu si njeri të jetë vetë dashuri për jetën.
Kështu që, libri me poezi “Eshkë dashurie”, i poeteshës Selvie Ternava-Silva, lirshëm  mund të them se është një zë femre, gruaje apo nëne që mes shumë poezive dashurinë e shtrinë sa në kuptimin jetik, po aq edhe në ngjyra dheu e lirie, duke na mësuar se dashuria është: jetë,  atdhe,  liri,  lumturi e të tjera. Fundja, mendoj se libri në fjalë do të flasë mes lexuesve më shumë se një shkrim shikuar nga një kënd. Dhe, thjeshtë, më mbetet të them se poetesha Selvie Ternava-Silva, dëshmon se është poezi, që do të dalë nga shpirti i saj për të folur me ata që ia do zemra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat