Asnjëherë nuk është shkruar ndonjë roman kaq i dhunshëm

Libra

Asnjëherë nuk është shkruar ndonjë roman kaq i dhunshëm

Nga: Ilir Muharremi Më: 4 qershor 2018 Në ora: 17:30
Romani

“Psycho”, romani i shkrimtarit Ilir Muharremi  i cili konsiderohet më i shituri në kryeqytet, do të zë vend në hapësirën e Panairit të librit 2018 që fillon nga dita e nesërme në Prishtinë. Shtëpia botuese “Artini” do ta reklamoj këtë roman si romanin më tërheqës dhe më ekstrem.

Mirëpo, “Psycho”, është roman i dhunshëm, plot krim dhe vrasje, tortura, kanibalizëm, prerje e gjymtyrëve, plot seks dhe bixhoz, por ka edhe dhimbje, dhimbje shumë të madhe.

Romanet nga autorët shqiptar asnjëherë nuk kanë trajtuar këso problematika, dhe ky roman na liron nga të gjitha shabllonet dhe tabut. Jemi mësuar të konsumojmë romane historike dhe të dashurisë, por këtu dashuria është dhunë dhe seksi bizar.

Po ju shkëpusim disa pjesë nga ky roman:

“Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira? Ose, kam ende mjete të torturave ato sidomos mesjetare nga të cilat njerëzit rënkonin gjerë në vdekje zonjë. Në dhomën e madhe kam plot, a të sjellë Demin e tunxhtë? A e di si torturohet në të? Demin e tunxhtë e  kam ndërtuar me një portë anash që mbyllet me shul, pasi viktimën e fus brenda. Viktima vendoset brenda demit, dhe poshtë vihet flakë, derisa metali bëhet i verdhë, gjë që tregon nxehtësinë e tij. Ndërsa viktima ulërinë. Në këtë rast, ti nga vuajtjet e mëdha, piqesh ngadalë deri në vdekje. Demi ishte disejnuar apostafat për të amplifikuar ulërimat e viktimës, duke bërë që të ngjajnë me rënkimet e demit. Të pëlqen kjo torturë? Jo më thua. Ja një torturë tjetër: Tortura e miut, mbi trupin tënd do ta vendos një kafaz me një mi brenda. Mbi kafaz një prush dhe zjarr. Miu, me qëllim për t'i ikur nxehtit të madh, detyrohet të gërmojë në trupin  tënd duke të shkaktuar pasoja të rënda. Të pëlqen kjo? Ose këtë tjetrën: Majmuni spanjoll, duhet të të  vendos me këmbë të hapura mbi strukturën e drunjtë të mprehtë në formën e shkronjës V.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat