Figura e Adolf Hitlerit në romanin “Psycho”

Libra

Figura e Adolf Hitlerit në romanin “Psycho”

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 19:50
Adolf Hitleri

“Psycho”, është një roman i cili shprehë në formë direkt vulgarizimin, dhunën, seksin, vrasjen, masakrën dhe etjen për shkatërrim. Shtrohet pyetja se a ka kaluar nëpër të gjitha këto vet autori Ilir Muharremi, i cili aq qartë e përshkruan dhunën, saqë lehtë misherohemi me ngjarjen? E veçanta në roman është se përmendet figura e liderit nazist Adolf Hitler që ishte interesante gjithmonë për t’u studiuar.

Protagonisti te “Psycho”, pëlqen Hitlerin, adhuron idetë  e tij dhe psikopatia e tij rritet me portretin e Hitlerit. Vetëm se dallimi racor nuk ekziston në roman sepse çdo njeri është mish i mirë për t’u ngrënë nga protagonisti i romanit. “Mishit të njeriut kur t’i hiqet lëkura është i njëjtë dhe s’mund të bëjmë dallim”,  shkruan dikund thellë në faqe të romanit.

Protagonistit e kujton Hitlerin të zbehtë, shëndetligë, të dobët, të aftë për shpërthime të befasishme, zemërim, histerizëm ndaj atyre që e kundërshtojnë. Kjo i pëlqen kryepersonazhit.

Ai adhuron skenat e vetëvrasjes sidomos gratë që i kishte Hitleri, të gjitha u vetëvranë. Në roman, çdo vrasje duket si vetëvrasje, shkak që protagonisti të jetë i pastër edhe pranë viktimës. Mirëpo, ai e shtyn viktimën drejt vetëvrasjes.

Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente:

“Nga lindja ime gjithmonë kisha dëshirë të jem lart, edhe në shkollë fillore pëlqeja Adolf Hitlerin. Lakmoja pas sunduesve dhe fitimtarëve, vetëm se çdo fitimtar kishte edhe disfatën, e kjo nuk më pëlqente zonjë. Edhe me shoqëri kur isha, dominoja, gjithmonë i pari isha. Vishesha shumë bukur më së bukuri në klasë zonjë. I pari në klasë i bëja flokët me gel, ndonëse edhe i pari i hoqa mustaqet si adoleshent. Nga unë fillonte çdo gjë zonjë...

Sa i përket njerëzve, ata të shtyjnë drejtë vetëvrasjes, kjo i bie sikur vetja ta paguajë këtë  borxh. Sa më larg këtyre njerëzve zotëri, dhe ju nuk e meritoni një gjë të tillë. Vetëm prindërit na duan zonjë, janë aleatët më të mirë që kemi. Të tjerët janë sikurse Tomi dhe Xherri, ose sikur Kosova dhe Serbia, gjithmonë në ndjekje dhe ikje. Prindi kur të telefonon është sikurse me të ra me plumb në kokë, ata vërtet gjuajnë mirë. Mund të vini te unë zonjë, pimë, gatuaj ushqim të shëndetshëm, llafosemi dhe të përcjell prapë për në shtëpinë tënde...

Është dashur t’ia shkulja mëlçinë. Tash jam gati ta bëj këtë. T’ia u nxjerr mëlçitë, t’ia u pjekë në skarën time dhe të pimë raki. Si thua për këtë? Mishit njerëzor i vjen shumë era dhe krijesa nudo më e shëmtuara prej kafshëve është njeriu. Këtë edhe iu a thashë. Por, ata qeshën pasi përfundova monologun...

Askënd nuk e kisha shpallë të fajshëm, krejt jemi të pafajshëm, edhe krimineli vret për ndonjë arsye personale edhe vet Zoti nuk do e dënonte sepse vet ja jep këtë mundësi kriminelit; ta ketë fajësinë dhe pafajësinë...

Edhe Hitleri aq shumë kishte vrarë Hebrenj sa që besonte shumë në pafajësinë e tij. Motivi i brendshëm e detyronte dhe ai nga brenda ishte i pafajshëm, vetja e tij publikisht e shpallte këtë, por e ndjente edhe humbjen.  Hitleri i bindur në pafajësinë e tij, por edhe Hebrenjtë të gjykuar besonin në pafajësinë. Ta lëmë pafajësinë të dominojë mbi të dy palët: krimineli dhe i vrari të jenë të pafajshëm. Por, edhe krimineli nga veprimet e tija gjatë netëve në gjumë dëgjon zërin e viktimës, edhe ai vuan. Krimi është ta vrasësh dikënd, por duhet edhe vet të vdesësh...

Më lësho mik, erdhi çasti im i fundit, mos më merr më të mirë se jam përgatitur edhe për këto rrethana qetësimi. Kam vendosur ta vras veten, lëshomë. Uhhhh!. Shkrepa gabimisht, të plagosa ty mik pa dashje, shtrihu këtu, kjo revole ka shurdhues, askush nuk na ka dëgjuar. I shpëtova edhe njëherë vetëvrasjes, por u bë kurban njeriu i pestë për këtë. Shtriju këtu, ngadalë do ndjesh ftohtë. Po ndjen dhimbje e di, por jo të njëjtën siç je mësuar, kjo është më ndryshe mik. E para që do të ndodh është zemra, ajo do të pushojë së funksionuari, eventualisht do pushoni së marri frymë. Truri po ju rraskapitet...”

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat