Sot, u botua libri “Dritë mbi gjurmët të Imzot Mark Sopit” i Lekë Mrijaj

Libra

Sot, u botua libri “Dritë mbi gjurmët të Imzot Mark Sopit” i Lekë Mrijaj

Nga: Lekë MRIJAJ Më: 1 qershor 2018 Në ora: 16:21
Kopertina e librit

Sot, nga shtypshkronja "DUKAGJINI” në Pejë, doli nga shtypi libri "DRITË MBI GJURMËT TË IMZOT MARK SOPIT" i Lekë Mrijaj. Është një libër ( edhe pse pakëz me vonesë ), që u botua me rastin e 10-vjetorit të kalimit në amshim të Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Mark Sopit, Ditës së Emrit të Tij - Shën Markut, ( 25 prill ), dhe 550-vjetorit të vdekjes së kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit – Skënderbeu.

Mrijaj kësaj radhe lexuesve të tij dhe amdiruesve të idealit të pakontetueshem të Prelatit për Fe e Atdhe Imzot Mark Sopit, u ka dhuruar një libër të zhanrit të monografik e shkencor shkruan autori i këtij libri për Gazetën Kombëtare "BOTA SOT".  Libri në fjalë është i strukturuar e redaktuar mirë nga një elitë e lartë akademikësh e intelektualësh shqiptarë, pikërisht nga Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor i UP-së, recensentet Prof. Dr. Jahja Dranqolli e Anton K. Berisha, Zv.ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, redaktori gjuhësor Prof. Mikel Gojani. Ajo që e perktheu fjalën hyrëse të autorit në gjuhën angleze, ishte Loreta L. Mrijaj, profesoreshë në Shkollën e Mesme “ Gjon Nikollë Kazazi” Gjakovë, ndersa pregaditjen kompjuterike të librit me plot përkushtim e bëri Lavdim Beqiri. Katalogimi i librit "DRITË MBI GJURMËT TË IMZOT MARK SOPIT" është bërë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”në Prishtinë, nën emërtimin e shtëpisë botuese “HIERONIMUS” Klinë–2018, e cila drejtohet nga Prof. Dodë Ndrecaj, me ISBN: 978-9951-8964-05. 

Librit "DRITË MBI GJURMËT E IMZOT MARK SOPIT", i paraprin në hyrje shënimi autorial (i perkthyer edhe në gjuhën angleze), me një përmbledhje koncize, me të cilin edhe vetë autori i këtij libri, shqyrton dhe ndriçon jetën e shenjtë dhe veprimtarinë e përgjithshme të këtij Prelati të Fesë e Kombit, i cili në mënyrë të pashoq vazhdoi betejën si Bari shpirtëror. Bari i vërtetë i grigjës së besuar atij, duke lënë gjurmë në jetët dhe zemrat e tyre për FE (sipas shembullit të Bariut të Mirë – Jezusit, pikërisht ashtu siç ishte edhe vet Shën Gjon Pali II, papë) dhe ATDHE (vatër e pashuar e patriotizmit, dhe edukimit të brezave të tërë, pa dallim feje, në ruajtje të trashëgimisë së kulturës, traditave e atdhe dashurisë shqiptare). Imzot Mark Sopi, ishte një figurë emblematike e Dioqezës së Kosovës, dhe një atdhetar i fuqishëm i kauzës për Liri, Pajtim dhe Shtetndërtim dhe Bashkim Kombëtar. Ishte njëri ndër njerëzit më me influencë dhe autoritet që iu printe si „kryekrushk“ „krushqve pajtimtarë të gjaqeve“, meqë e dëshironte pa asnjë kusht faljen dhe pajtimin, bashkimin dhe lirinë e popullit të tij, aksion ky që kryesohej nga Prof. Dr. Anton Çetta, presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova, Prof. Dr. Fehmi Agani, Akademik Mark Krasniqi, Prof. Dr. Zekeria Cana, Dr. Mons. Lush Gjergji, kryemyftiu i BIK-ut, Rexhep Boja, avokati Bajram Kelmendi etj.

Njëkohësisht edhe recensenti i këtij libri z. Anton K. Berisha, në vend të parathënies, ka potencuar se libri në fjalë i takon zhanrit monografik, ngërthen në vete elemente metaforike, me shprehje të arrira esteto-artistike e kulturore, që rrallë hasim në këso veprash që do të thotë se edhe autori Mrijaj, veq tjerash e trajtoj figurën e prelatit imz. Mark Sopit, duke thënë: “Jeta dhe vepra e Imzot Mark Sopit, është një shembull i përkushtimit të thellë ndaj njerëzve dhe veçanërisht më të pamundurve, simbol i solidaritetit dhe sakrificës, ringritjes kombëtare dhe ringjalljes shpirtërore dhe se vërtetë ky hireplotë, vërtetë ndoqi gjurmët e etërve të fesë dhe të kombit, njëkohësisht iu mbeti besnik me devotshmeri si pasuesi i denjë i tyre, i cili një jetë të tërë ia kushtoi fesë dhe kombit”.  

Libri me kumtesa të shumta është strukturuar në mënyrë profesionale edhe nga krye/klerik - të Administraturës Apostolike të Prizrenit, e klerik të bashkësisë islame të Kosovës, intelektual e studiues të rangut të lartë shtetëror e kulturor: 1. Mons. Dodë Gjergji, Ipeshkëv i Administraturës Apostolike Prizren, 2. Dr. Mons. Lush Gjergji, 3. Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, ish/President i Republikës së Kosovës, 4. Mulla Xhevat Kryeziu, Imam në Bubavec të Malishevës, 5. Dr. Mons. Gjergj Meta, Ipeshkëv i Ipeshkvisë në Rrëshen, 6. Dr. don Shan Zefi, 7. Prof. Prend Buzhala, 8. Don Anton Kçira-SHBA, 9. Tomë Mrijaj-SHBA., 10. Prof. Ndue Dedaj–Rrëshen, 11. Dr. Sarë Gjergji, 12. Rrok Berisha, 13. Mr. sci. Vilson Culaj, 14. Marjan Sebaj Sopi, 15. Prof. Pal Canaj, 16. Beqir Sina-SHBA., 17. Gani Qarri-CH., 18. Florim Zeqa-Itali 19. Prof. Eduard Frrokaj, 20. Prof. Mikel Gojani, 21. Luigj Sopi, 22. Albana Isufi ( Radio “Evropa e Lirë” ), 23. Frrok Krisatj, 24. Lekë Mrijaj.

Libri monografik "DRITË MBI GJURMËT TË IMZOT MARK SOPIT" permbanë në vete në total gjithsejt 236 faqe shkrimore e fotoalbume të ndryshme të akademisë perkujtimore të mbajtur në shënjë të 10 vjetorit të kalimit në amshim të Prelatit M. Sopi.  Libri është sponsorizuar nga kompania prestigjioze "DUKAGJINI” Pejë.

Për promovimin e librit, lexuesit dhe miqët e tjerë, do të njoftohën me kohë .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat