“Psycho”, libër që preferohet për pushime

Libra

“Psycho”, libër që preferohet për pushime

Më: 28 maj 2018 Në ora: 18:43
Kopertina e librit

Libri i përfolur psiko-triler ‘Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi, me një titull shumë ngacmues preferohet të lexohet për pushime, për ata persona të cilët nuk dinë se çfarë libri të marrin me vete. Dikush pushimet i kalon në mal, apo në det, në dhomë, në liqen...

Populli jonë nuk e preferon shumë leximin gjatë pushimeve, dhe ka nga disa të cilët vërtetë kanë pasion librin, e ata vrapojnë gjithmonë pas titujve të huaj sidomos bestseller. Kërkojnë nëpër librari, gërmojnë në rafte librash, ose hulumtojnë në faqe kulturore në kërkim të ndonjë libri tërheqës. Gjithmonë ky ritual vazhdon. Nëse vërtetë keni dilemë se çfarë libri të zgjidhni, atëherë për shije të ndryshme rekomandohet romani i përfolur, i cili për herë të parë shfaqet në Shqipëri dhe Kosovë nga një autor shqiptar “Psycho”.

Pse pikërisht romani “Psycho”?  Populli jonë duhet të lirohet nga e kaluara, duhet të jetoj në të tashmen me mendime për të ardhmen. Duhet ta përjetoj vullgaritetin e realitetit i cili shfaqet në këtë roman. Duhet ta ndjejë dashurinë dhe erotikën, të cilat poashtu lulëzojnë në roman.

Duhet ta shohin të vërtetën, duhet ta kuptojnë mentalitetin, duhet ta lirojnë shfrenimin, të jetojnë të lirë për çdo sekondë. Kjo trajtohet në roman.

Për ata që ëndërrojnë për seksin, dhe për ata që shijojnë erotikën virtuale, romani “Psycho” ja u sjellë me mish e eshtra.

Për ata që e duan dhunën, ata që imagjinojnë kanibalizmin, ata që kënaqen me tortura, të gjitha si në botën reale i shijojnë në roman.

Për ata që e duan seksin pikant, ky roman është ideal.

Për ata që kënaqen derisa torturojnë të tjerët, sidomos viktima kur dorëzohet, dhe torturuesi ndjehet Zot, në të gjitha faqet, mund t’i shijojnë këto momente ekstreme.

Po ju sjellim disa fragmente të shkurtra ekstreme nga ky roman:

“ Sot, përveç që t’i theva  këmbët, do të ha sikur hienë për së gjalli, sepse kështu njerëzit e hanë njëri-tjetrin. Ti je viktima, kështu së paku je duke menduar, ose përse të jesh ti viktima kur ndoshta nuk je sikur të tjerët? Po, jo, të gjithë jeni të njëjtë, të gjithë. Nuk e doni as veten e lë më njëri-tjetrin. Jeni satanistë të virtytshëm. Të duket epokë e çuditshme kjo?..

M’u bë dru. E kapi vet dhe e afroi te p... Ky miku nuk mund të rrëshqiste sepse  nuk ishte lagur. Mbaja ereksionin, por i mbyllja sytë dhe përhumbesha në përqafimin e saj. Rrushi nuk hynte se nuk hynte. “Seksi nuk është gjithçka në jetën e njeriut”...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat