“Psycho” për kurvërinë femërore dhe mashkullore

Libra

“Psycho” për kurvërinë femërore dhe mashkullore

Nga: Ilir Muharremi Më: 21 maj 2018 Në ora: 22:13
Kopertina e librit

Në romanin “Psycho” të ilir Muharremit kryepersonazhi takon prostituta ose ish-prostituta dhe hapur shpreh marrëdhëniet  me seksin e bukur-femrën. Kjo na kthen në stilin e Henry Millerit herë edhe Hemingwait, por edhe Bukowskit. Shprehet jeta personale e kryepersoanzhit-boksier në mënyrë tepër realiste dhe pa eufemizma. Elvi Sidheri, kritik letrar për këtë roman thotë: “Gjithçka vërtitet përreth tërë skajshmërive të së ashtuquajturës “përditshmëri normale”, të shoqërisë tonë, që normale ka veç emrin dhe përçapjet për t’i mveshur ndonjë mbështjellje normaliteti mungesës së moralit, shthurjes, insitinkteve shtazarake, lakmisë së shfrenuar, kurvërisë femërore e mashkullore, rrënimit të shpirtit njerëzor dhe djerrinës emocionale ku pluskon prej kohësh shoqëria jonë në këtë kënetë të helmatisur.”

Në vazhdim fragmentin që do ta sjellim ka të bëj me përshkrimin e një femre nga mashkulli i cili shtiret kinse nuk e dashuron, por e dashuron marrëzisht. Ky mashkull është edhe vet kurvë sepse shpjegon se si edhe ai ngjitej në skenë i lagur nga pijet, vallëzonte pranë hekurit nën dritat vjollcë të striptizit.

Femra është shumë e pavendosur, por në një anë shumë e fortë. Çdo femër e lënduar do të veproj njëjtë, andaj jemi të sigurt se të gjitha femrat duhet ta lexojnë një krijim të tillë:

“Bëja aventura të çmendura me të, ma kishte falur edhe virgjërinë zotëri, atë ja morra në makinën time, në një errësirë pothuajse të plotë. Çfarë të them, kjo aventurë qe pa të nesërme. Nuk kisha shumë parime, gratë e miqve nuk i llogaritsha si të shenjta, bëja seks edhe me to nëse do me jepej mundësia. Nuk zgjedhja shumë, tërhiqesha vetëm pas mishit të kuq mesë të këmbëve. Ndjeshmëria shumë herë më neveriste. Më pëlqenin gratë të cilat shpejt i harroja. Në fillim isha shumë romantik, më vonë i trajtoja keq. Femrat shumë e duan interesin e pak dashurinë. Nëse i ke të gjithë, mund ta kesh femrën më të bukur në botë zotëri. Unë atë e kisha.

Këtë e mësova shumë në Bullgari mik. Atje bëja seks pa dhimbje, femrën e mbështetja sikurse domaten, kisha dëshirë edhe t’ja u kafshoja qafën dhe të bërtitja shumë kur prishesha. Ta dëgjonin zërin tim edhe perënditë. Nuk e mohoj se edhe unë ndjeja nevojën e dashurisë, madje edhe  sot në këtë gjendje të mjerueshme e kërkoj. Kam nevojë të më duan dhe unë t’i dashuroj, të marr në dorë edhe tash disa zotime, nuk e dijë ama besoj në dashurinë, thënë më mirë jam një idiot, i madh bile.

Tash jetoj ndërmjet kujtimeve mes tri femrash katër, apo pesë, i shtrirë natën por edhe ditën me to, i zbrazur deri në ekstrem, shpresa po bëhet torturë dhe lodhje, dhe dhimbja e jetës si duket më zgjodhi mua mik. Gjithmonë në jetë kam jetuar i çrregullt pa kontroll sepse kujtoja se isha Zoti dhe përjetësia. E vëren dashurinë e zjarrtë që kam për veten, që ju lodha së foluri?”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat