“Psycho” roman i rrezikshëm

Libra

“Psycho” roman i rrezikshëm

Nga: Ilir Muharremi Më: 28 prill 2018 Në ora: 06:34
Kopertina e librit

Protagonisti në romanin “Psycho” të Ilir Muharremit  rrëfen për shumë probleme me shoqërinë e nga këto probleme ai nuk sheh rrugëdalje. Në vazhdimësi ai zhvillon psikopatinë e tij, kjo ka bërë që lexuesit të jenë shumë kurioz. Për ta kuptuar më në detaje jetën e tij, lexuesi shumë lehtë mishërohet me personazhin, e kjo paraqet pak rrezikshmëri për moshat më të reja, por nuk do të thotë të përjashtohen ato me të vjetra. Lexuesit kërkojnë më shumë të dinë se çfarë fshihet pas titullit të librit. Përveç që ka dhunë, seks, a ka edhe skena horror? Personazhi bërtet si i çmendur, çliron të gjitha ndjenjat mbytëse, kënaqet kur masakron viktimën.

Në vazhdimësi po shkëputim disa nga fragmentet:

I vetëm në këtë banesë të zymtë, i vetëm në kafaz të rrethuar nga hienat dhe luanët, përballë gjykatësve të këqij, i vetëm përballë vetvetes apo gjykimit të tjerëve. Jo gjykimit por shfrenimit sepse unë nuk po ju gjykoj. Liria zonjë, e di ç’është? Është diçka shumë e rëndë për t’u kërkuar  dhe mbartur, sidomos rasti im dhe tash i juaji që po vuani e që keni dhimbje, sigurisht që në këto momente nuk e doni askënd përveç lirisë?

Ti je viktima, kështu së paku je duke menduar, ose përse të jesh ti viktima kur ndoshta nuk je sikur të tjerët? Po, jo, të gjithë jeni të njëjtë, të gjithë. Nuk e doni as veten e lë më njëri-tjetrin. Jeni satanistë të virtytshëm. Të duket epokë e çuditshme kjo? Me siguri, sepse mendjet tuaja janë në rrëmujë, të turbullta, jeni tradhtarë, konvertues fanatikë, pedofilë, abuzues e çka tjetër se.  Jeni dinakë të vegjël, bijtë e djallit, hipokritë, aspak prekës, vetëm nëse ju prekim fëmijët ose motrat, atëherë tërboheni zagarë.

Kafsha më e shëmtuar lakuriqe është njeriu, edhe majmuni duket më i bukur se ju. S’ka më Zot e as bir të Zotit, të gjitha janë të shfrenuar maniakë, edhe psikopatë. Të gjithë  duhet të lirohen njëherë e përgjithmonë. S’ka rregulla jemi të lirë, por i forti prapë dominon zonjë, të ligut i cenohet liria. Të dobëtit nuk duan as vetë liri sepse janë servilë, spiunë, këta nuk e duan as veten më.

Së pari dua t’i përvëloj gishtat me thupër ose shufër të metaltë, apo t’i shkoq thonjtë ngadalë. Dua ta mbyllë gojën. Ashtu e tashmë nuk do të dëgjojë njëri. Ma jep dorën e djathtë, mos rezisto bushtër, jo, kot e ke unë jam sot Zoti yt, parajsa dhe ferri. Unë e shkruaj të ardhmen tënde ndërmjet dhimbjes dhe vdekjes. Ti je kurbani im.

Zonjë, lëvizini? jeni në dhomën time. Mos flisni, vetëm më dëgjoni. Do filloj tash ngadalë t’i nxjerrë organet  e brendshme zonjë, dhe në fund kokën të cilën do ta vendos në pjatë të rrethuar nga portokajtë. Pas krejt kësaj do ta bëjë një selfie pranë trupit tënd.

Ti tash po e kupton se liria jote i dorëzohet dikujt tjetër, njeriut më të fortë. Kur do ta kuptojë bota forcën e njeriut dhe shfrenimin që ka vlerë më shumë se çdo gjë? Vetëm në momente sakrifice, sikur kjo sot që po ndodh mes nesh. Duhet shumë viktima, tepër viktima, të dominojnë të fortit. Këtë që e bëj nuk predikoj, nuk shkoj as në kishë e as në xhami. Dehem në vetmi dhe në retrospektivë i kujtoj çastet. Do ta ftoj tërë popullin të heqë dorë nga lakmitë dhe majat, ta provoj shfrenimin për hatër të instinktit.

Po lëviz zonjë, flet diçka pakuptimtë, nuk ka rëndësi, sot nuk ishte dita e jote. Zgjohu, ashtu!. Më dëgjo edhe pak edhe do i japim fund gjithë kësaj. Ty do të dërgoj në një botë tjetër, kurse unë do vazhdoj të jetoj. Kur t’i jap fund do ta braktis këtë vend, do jetoj në një vend të ri me emër të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat