Kaltrina Maloku vjen me “Ma fal buzëqeshjen”

Libra

Kaltrina Maloku vjen me “Ma fal buzëqeshjen”

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:50
Kopertina e libërit

Në Ditën Botërore të Librit, shkrimtarja Kaltrina Maloku, ka promovuar librin për fëmijë “Ma fal buzëqeshjen”.

Ceremonia e promovimit është mbajtur në Sallën e Kuvendit Komunal në Klinë, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të komunës, shkrimtarë, udhëheqës të shkollave fillore të Klinës, nxënës të këtyre shkollave, si dhe të pranishëm tjerë të fushës së letërsisë.

Po gjatë kësaj dite është promovuar edhe libri tjetër për fëmijë i shkrimtarit Imer Pantina, “Rreze në katër stinë”.

Libri më i ri i shkrimtares Maloku, kësaj radhe vjen me poezi për fëmijë, përmes së cilës shkrimtarja tenton të arrijë të bëj për vete edhe fëmijët, pasi që ky është libri i saj i parë kushtuar fëmijëve.

Më rastin e promovimit të këtij libri, shkrimtarja Kaltrina Maloku ka treguar se poezitë i ka shkruar me shumë dashuri për fëmijët. Me këtë rast, ajo ka falënderuar ShK "Jehona e Dukagjinit" që kanë mundësuar botimin e tij, si dhe recensentin Mahir Morina dhe lektorin Imer Pantina, të cilët sipas saj kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Shkrimtarja Maloku ka treguar se këtë libër me poezi ia ka kushtuar nipit të saj. “Falënderimin tim më të veçantë ia kushtoj atij që më dha idenë për të shkruar edhe një libër për fëmijë, nipit tim Gertit, të cilit edhe ia dedikoj këtë libër”, ka thënë Maloku. Ajo ka treguar se është shkrimtare e romaneve për të rritur, ndërkaq ky libër tha se është dhuratë për më të vegjlit.

 Ndryshe, ky është libri i tretë me radhë i shkrimtares Kaltrina Maloku, e cila romanin e parë “Heshtja e Kohës”, e kishte botuar në vitin 2015, ndërkaq romanin e dytë “Britmat e Shpirtit” e kishte botuar vitin e kaluar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat