Nesër promovohet romani “Psycho” në Shkup

Libra

Nesër promovohet romani “Psycho” në Shkup

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:57
Kopertina e librit

Romani problematik “Psycho” i Ilir Muharremit tashmë i njohur për publikun, do të promovohet më 19 prill në librarinë Çarshisë në Shkup. Në promovim do të flas studiuesi letrar Faruk Buzhala i cili për romanin ‘Psycho” shkruan: ““Ilir Muharremi me romanin e tij Psycho ka arritur që të krijojë një personazh mjaft kontravers dhe të frikshëm! Guximi i tij që t'i qaset një karakteri të tillë të komplikuar, e bën lexuesin që të hamendet dhe të njohë më botën me të cilën rrethohet dhe në të cilën frymon! Mendja e njeriut është një laborator ku njeriu eksperimenton me veten dhe me të tjerët! E shkrimtarët janë ata që më së miri transformohen në lloj lloj karakteresh dhe krijojmë personazhe mjaft të komplikuar, interesantë dhe të frikshëm!”. Sipas tij, karakteri me të cilin merret Ilir Muharremi në këtë roman është subjekt edhe i shumë artistëve të tjerë që janë munduar ta paraqesin sa më mirë  këtë zonë të errët të psikikës së njerëzve që njihen si vrasës serik apo Psicho!Pra, autori i këtij romani e ka krijuar në mënyrën e vet një personazh pa emër që e identifikon me një njeri të dështuar në jetë dhe që ka ndërlikime psikike dhe i cili rrëfehet duke i shpalosur para dëgjuesit (që në këtë rast është banakierja, personazhi tjetër statik)të gjitha mendimet e errëta të egos së tij! Është ky një zemërim i tij që vije kohë pas kohe me plot emocione abstrakte dhe të çrregullta!.

Promovimi do të filloj në orën 17:00

 Ilir Muharremi është autor gjashtë librave: “Djalli në qytetin tim” 1996 (poezi), “Dera e fundit e çmendurisë” 2003 (poezi), “Van Goghu kosovar”, 2010 (dramë). “Drama” (Unë me veten, Kafeneja). (dramë, komedi), “Moskuptimet”, 2016 (libër shkencor) dhe “Psycho”, 2017 (roman).

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat