Romani “Psycho”, vetëvrasjen e sheh si zgjidhje, kujdes nëse jeni të dobët! - Bota Sot
Romani “Psycho”, vetëvrasjen e sheh si zgjidhje, kujdes nëse jeni të dobët!

Libra

E hënë, 16 korrik 2018

Romani “Psycho”, vetëvrasjen e sheh si zgjidhje, kujdes nëse jeni të dobët!

Nga: Ilir Muharremi Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:17
Kopertina e librit

Autori i romanit “Psycho’ Ilir Muharremi, sjellë një roman të ri, kjo më së shumti vërehet përmes mënyrës së rrëfimit postmodern duke thyer formën klasike të romaneve. Personazhi aspak nuk identifikohet me autorin, personazhi vetëvrasjen e sheh si zgjidhje, e konsideron vetëlindje, ikje, strehim nga kjo botë e egër në një parajsë shumë më të mirë. Andaj, kujdes nga këto fragmente nëse jeni të dobët moralisht. Në vazhdim po ju sjellim disa fragmente për vetëvrasjen nga ky roman:

Tash kërkoj vdekjen, më nuk e dua as gënjeshtrën e as të vërtetën, vdekjen e kërkoj si besniken më të madhe të shtratit tim, dua të zgjohem me të. Edhe nëse do rrotulloja gjërat nga e para, prapë nuk do i vë një rregull, zotëri. Reagimet e para që më shfaqeshin para dështimeve ishin të rregullta. Isha gënjeshtar e pranoj, por cili njeri i drejtë mund të ngjitet sot në piedestal? Cili njeri i drejtë mund të ketë shumë shoqëri? Cilin njeri të drejtë mund ta njohë bota sot? Mashtruesi të gjitha dyert i ka të hapura, kurse i drejti vyshket në vetmi dhe vdes. Pas vdekjes e kërkojnë, ngrenë shtatore  për të zotëri...

Krimi është ta vrasësh dikënd, por duhet edhe vet të vdesësh. Prapë të eliminohesh, të mos jesh më zotëri. Krimineli ditë e natë vuan për krimin e pafajshëm, ai çdo ditë vështirëson jetën. Nëse e dënojmë, ose e lëmë të lirë, ai prapë do të vuan, më e lehta i duket ligjit ta dënoj, të paguan për atë çfarë ka bërë, dhe s’ka pagesë më të madhe se vdekja, eliminimi. Njeriu nga lindja është i eliminuar, vetëm se ecën si kufomë e gjallë. Ta lëmë kriminelin e lirë të çmendet nga veprat e veta, të vdesë nën kërcënimin dhe ulërimën e të vdekurve, sepse në këtë jetë çdo gjë vet barazohet, vetë natyra ka këtë ligj zotëri....

Mos u frikëso, rri ulu këtu. Nuk do të vras, do vras veten time, kam dëshirë dikush të jetë dëshmitar i vetëvrasjes, përtoj t’i shkruaj letrat, ose të incizoj në telefon monologun e dhimbjes pak çaste para vetëvrasjes. Ma lësho dorën, dua ta fut revolen në gojë, ose jo më mirë në kokë të më flakën trutë komplet, të mos ndjej më asgjë, ta harroj ferrin e kësaj bote sepse vetëm atë e njoha në këtë botë. Më lësho mik, erdhi çasti im i fundit, mos më merr më të mirë se jam përgatitur edhe për këto rrethana qetësimi. Kam vendosur ta vras veten, lëshomë. Uhhhh!. Shkrepa gabimisht, të plagosa ty mik pa dashje, shtrihu këtu, kjo revole ka shurdhues, askush nuk na ka dëgjuar. I shpëtova edhe njëherë vetëvrasjes, por u bë kurban njeriu i pestë për këtë. Shtriju këtu, ngadalë do ndjesh ftohtë. Po ndjen dhimbje e di, por jo të njëjtën siç je mësuar, kjo është më ndryshe mik.

Nuk kisha fat as sot ta vras veten. Prapë më doli një kurban. Nuk e kuptoj pse njerëzit sakrifikohen për të tjerët, ndoshta në pyetje është humanizmi. Nëse do isha unë në kahen e kufomës do e lija ta vras veten. Bile kam mish për një muaj e më shumë të ha të ngopem, sepse mishi i njeriut mban shije shumë më të mirë se ai i kafshëve. A jam kriminel?

Atëherë, më rrëfeni ju lutem çfarë ju ndodhi prej vitesh duke tentuar të hidheni nga ura, ta vrisni veten zonjë. Yt atë ishte shumë i alkoolizuar zonjë, t’i je rritur në fermë me sa mbaj mend unë. Ka kohë që ka vdekur yt at. Arsyeja pse unë e ti jemi puqur kemi dështime të përbashkëta, dhe nuk do të thotë të njëjta, por fundin e dëshironim të njëjtë. Vetëvrasjen. Më thuaj sa herë ke nisë të vetëvritesh dhe prapë je kthyer? E dijë zonjë, rasti i dytë ishte  kur tentoje të pije varikin dhe familja të shpëtoj. Atë e bëre kur u lidhe me një djalosh të fesë tjetër. Ishte krishterë i devotshëm, kurse ti myslimane. Duheshit shumë, e dijë, por dashuria juaj ishte e ndaluar nga të dyja familjet, dhe gjithmonë dashuritë e ndaluara janë më të përjetshme se sa ato të lira. Pas pak kohësh djali u vetëvra. E ti e vuajte shumë atë, dhe tentove të bashkoheshe me të. A nuk është kështu zonjë? Po t’i lëmë zonjë të këqijat, të jetojmë tash me të mirat, jemi bashka apo jo? Edhe për dhunimin tënd më ke folur, edhe shenjën te mjekra të bërë më thikë nga dhunuesi. Të gjitha i dimë bashkë zonjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test