Ja pse romani “Psycho” është për persona mbi 18 vjeç - Bota Sot
Ja pse romani “Psycho” është për persona mbi 18 vjeç

Libra

E premte, 20 korrik 2018

Ja pse romani “Psycho” është për persona mbi 18 vjeç

Nga: Ilir Muharremi Më: 12 prill 2018 Në ora: 18:07
Kopertina e librit

Romani “Psycho” i Ilir Muharremit tashmë i njohur në media preferohet për persona mbi moshën 18 vjeç, ngaqë ngjarja dhe fragmentet në vazhdimësi janë tejet horror të dhunshme dhe të ndjeshme.  Ja po ju sjellim në vazhdim disa fragmente të frikshme:

Përveç cicave do ta shkul edhe zemrën, do ta shtroj darkën që të ngopem duke gëlltitur mishin tënd. Nuk më duhet liria seksuale, nuk do të dhunoj seksualisht jo. Nuk e përqendroj lirinë te libidoja, e mposhtë erosin Platonik, sensin gjenetik, lirinë komplet të jetës, sepse janë të ndyra këto, të neveritshme, shumë të poshtra në jetën e njeriut. Pa atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjeje, nuk mund të strehohem te përrallat e bukura. Kasaphaneja ma liron forcën, hap mundësinë, e nëse bota këto mundësi po i sheh si të zeza, fajin nuk e kam unë as çdo njëri që i bën, por vetë jeta.

Të tjerët kur i kisha këtu ishin shumë sentimentalë aspak të zgjuar, çoroditeshin menjëherë, mpakeshin. Kurse ju talleni me vrasësin. Gjinjtë nuk janë si gishtat, aty do përfundosh me vdekje zonjë. Do takosh princin me kalë. Të zgjuarve si ty, kam dëshirë metodat t’iu shpjegoj deri në fund. Ju nuk  harroni jeni reflektuese.

Sot, përveç që t’i theva  këmbët, do të ha sikur hienë për së gjalli, sepse kështu njerëzit e hanë njëri-tjetrin. Ti je viktima, kështu së paku je duke menduar, ose përse të jesh ti viktima kur ndoshta nuk je sikur të tjerët? Po, jo, të gjithë jeni të njëjtë, të gjithë.

Nuk e duani as veten e lë më njëri-tjetrin. Jeni satanistë të virtytshëm. Të duket epokë e çuditshme kjo? Me siguri, sepse mendjet tuaja janë në rrëmujë, të turbullta, jeni tradhtarë, konvertues fanatikë, pedofilë, abuzues e çka tjetër se.  Jeni dinakë të vegjël, bijtë e djallit, hipokritë, aspak prekës, vetëm nëse ju prekim fëmijët ose motrat, atëherë tërboheni zagarë.

Një goditje me rrip të mirë në prapanicë, dy, tri, katër, pesë, gjashtë, shtatë, bërtit më shumë, bërtit sepse gjitha muret janë të izoluara, nuk të dëgjon njëri, lëshoje zërin, të del i pastër nga dhimbja, ulërij sikurse piktura e Munkut. Kjo më pëlqen, ky zë i vërtetë i dhimbjes. Më parë dua t’i thyej këmbët, prit të marr një çekiç, dhe më trego se cilën këmbë zgjedh zonjë? Ndoshta asnjërën, por të dyja përnjëherë. Ja ta vendos një dërrasë në mes tyre dhe t’i godas në mes shputat e këmbëve.

Është dashur t’ia shkulja mëlçinë. Tash jam gati ta bëj këtë. T’ia u nxjerr mëlçitë, t’ia u pjekë në skarën time dhe të pimë raki. Si thua për këtë? Mishit njerëzor i vjen shumë era dhe krijesa nudo më e shëmtuara prej kafshëve është njeriu. Këtë edhe iu a thashë. Por, ata qeshën pasi përfundova monologun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test