Romani “Psycho” do të promovohet edhe në Shkup

Libra

Romani “Psycho” do të promovohet edhe në Shkup

Më: 10 prill 2018 Në ora: 22:21
Kopertina e librit

Romani psiko-triler “Psycho” i Ilir Muharremit  tashmë i njohur për publikun, do të promovohet më 19 prill në librarinë Çarshisë në Shkup. Në promovim, publiku mund të zhvilloj edhe debat rreth romanit dhe mund t’i bëjë pyetje autorit.  Për librin do të flet studiuesi i artit Faruk Buzhala.

Një roman i një zhanri të tillë në Kosovë vjen për herë të parë dhe ngjarja në roman është kjo:  Ideja e romanit të tij “Psycho” qe e zhvillon përmes personazhit të tij boksier i karrierës e nxjerr atë jashtë ‘ringut’ letrar të letërsisë shqipe duke iu kundërvy absurdeve me absurd përmes sportivitetit deri të kanibalizmi. Kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur.  Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj. Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

Në vazhdim po ju sjellim edhe disa pjesë të kanibalizmit nga ky roman:

Tani po fillojmë procesin e prerjes së gjymtyrëve dhe nxjerrjes së organeve. E para gjinjtë zonjë, të provojë thikën a është e mprehtë, por edhe nëse nuk është e mprehtë të dhemb më shumë. Ose të pres fytin, më lehtë të vdesësh menjëherë me pak dhimbje? Si thua për këtë ofertë? Apo t’i nxjerrë zorrët, ose të qaj në mjedis? Cila është më e mira? Ose, kam ende mjete të torturave ato sidomos mesjetare nga të cilat njerëzit rënkonin gjerë në vdekje zonjë. Në dhomën e madhe kam plot, a të sjellë Demin e tunxhtë? A e di si torturohet në të? Demin e tunxhtë e  kam ndërtuar me një portë anash që mbyllet me shul, pasi viktimën e fus brenda. Viktima vendoset brenda demit, dhe poshtë vihet flakë, derisa metali bëhet i verdhë, gjë që tregon nxehtësinë e tij.

Përveç cicave do ta shkul edhe zemrën, do ta shtroj darkën që të ngopem duke gëlltitur mishin tënd. Nuk më duhet liria seksuale, nuk do të dhunoj seksualisht jo. Nuk e përqendroj lirinë te libidoja, e mposhtë erosin Platonik, sensin gjenetik, lirinë komplet të jetës, sepse janë të ndyra këto, të neveritshme, shumë të poshtra në jetën e njeriut. Pa atmosferë kasaphaneje, torturash, gjakderdhjeje, nuk mund të strehohem te përrallat e bukura. Kasaphaneja ma liron forcën, hap mundësinë, e nëse bota këto mundësi po i sheh si të zeza, fajin nuk e kam unë as çdo njëri që i bën, por vetë jeta.

Portreti im zonjë është i rrejshëm një ditë duhet të marrë fund kjo, të bëhem akuzues i vetvetes. Do ja shkul vetes flokët, fytyrën do e grith me thonj, shikimin prapë do e mbaj kah njerëzimi duke i nxjerrë në dritë turpet e mia, atëherë do përfundoj ajo, unë do bëhem ne, sepse gjithmonë kam menduar me ne, rrallë herë me unë zonjë.

Po lëviz zonjë, flet diçka pakuptimtë, nuk ka rëndësi, sot nuk ishte dita e jote. Zgjohu ashtu!. Më dëgjo edhe pak edhe do i japim fund gjithë kësaj. Ty do të dërgoj në një botë tjetër, kurse unë do vazhdoj të jetoj. Kur t’i jap fund do ta braktis këtë vend, do jetoj në një vend të ri me emër të ri. Besoj që në botë ka shumë vende të bukura, por nga poshtëria që më kanë bërë, ironia, do ta zgjedh një vend mes detit sidomos verës, ndërsa dimrit në Alpet e Zvicrës, ku mjegulla është shumë e dendur duke pas dëshirë të vizitohem nga njerëz të ardhur nga bota.

Zonjë, lëvizini? jeni në dhomën time. Mos flisni, vetëm më dëgjoni. Do filloj tash ngadalë t’i nxjerrë organet  e brendshme zonjë, dhe në fund kokën të cilën do ta vendos në pjatë të rrethuar nga portokajtë. Pas krejt kësaj do ta bëjë një selfie pranë trupit tënd. Lëkurën do ta heq sepse nuk e pëlqej. E shikon zonjë thelbin, qenka mohim i lirisë dhe duhet t’i bindesh dikujt më të fortë se ti, të pendohesh. Të gjithë jemi nga pak fajtorë, ndoshta edhe demokracia ka faj. Nuk duhet të hakmerremi, sepse të gjithë vdesim të vetmuar. Oh, zonjë, të gjithë në këtë botë japim llogari vetëm në këtë botë. A nuk jemi të bashkuar? Kush  mund ta mohojë? Askush. Vdekja jote është sot zonjë. Këto janë çastet e fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat