“Psycho”, roman që thyen tabutë, liron shfrenimin, ndërsa erotikën e përdorë drejtpërdrejtë

Libra

“Psycho”, roman që thyen tabutë, liron shfrenimin, ndërsa erotikën e përdorë drejtpërdrejtë

Nga: Ilir Muharremi Më: 2 prill 2018 Në ora: 20:23
Kopertina e librit

E njihni Bullgarinë? Jo? Tepër keq mik i dashur. Tash ndoshta nuk është më ajo Bullgaria e dikurshme në të cilën për një zhiletë bëje seks me gra të bukura. Atje njerëzit fare nuk flenë, rrugët janë të mbushura. Çiftet ecin dorë për dore. Burrat i tradhtojnë gratë, poashtu edhe gratë i tradhtojnë burrat. Shpesh gratë një herë në javë shkërdhehen me ndonjë burrë tjetër, krejt kjo për ta mbajtur harmonishëm martesën. Ka edhe shumë pederast atje, i shija në tramvaje duke ja futur gjuhën njëri tjetri, për Bullgarët kjo është normale. Edhe rrugëve i shija tek i kapshin gishtat e duarve, të ngjitura fortë. A do e bënit edhe ju, të merrni dorën time nëpër rrugët e Kosovës? Ah! Tallem mik. Edhe te ne ka pederast, vetëm se janë të fshehur. Afrohu më afër mik, mos u distanco tashmë. Shiko ajrin duket si i virgjër, kënaqësitë që më vijnë janë shumë të pastra zotëri. Kurse ne shikohemi dhe shikohemi.....

Një natë shkova në sallon masazhi, morra në banesën time njërën nga masazherët e cila më nderonte shumë, për shkak se më nderonte shumë e rraha. Pastaj natën tjetër shkoja në barë, për të marr një kërcimtare, hipja edhe unë në skenë i dehur nën dritën rozë dhe pluhurin e këtij vendi, hoqa këmishën u laga me pijen që mbaja në dorë mik. Rrija deri në agim....

Kur vinte dita mezi ngrihesha nga shtrati i dërmuar nga kurvat dhe alkooli. Femrat dhe pija mi ofronin kënaqësitë dhe më lehtësonin. Këtë sekret përdore edhe ti mik, shfrenimi është çlirues nuk të obligon, të jap kënaqësi....

Shfrenimi është kënaqësi e gjatë, duket si gjumë që zgjatë përjetësisht. Unë jam xheloz e pranoj, xhelozoja edhe ndaj kurvave, kisha dëshirë të isha vetëm unë i pari dhe i vetmi, por njerëzit xheloz dëshirën më të madhe e kanë të bëjnë seks me ata që kujtojnë se i kanë tradhtuar. A e di përse e bëjnë këtë mik? Të besojnë se thesari ju takon vetëm atyre.

Pas seksit xhelozia e tyre zbutet.....

Martesat në moshë të re, veçanërisht te dashuritë e para shumë shpejt humbasin durimin dhe zbehen, bëhen si varreza monotone. Harxhohen shpejtë sepse përpara i pretë një jetë e tërë sfidash. Ose kufizimet e hershme në martesë, më vonë përjetojnë shfrenimin, të dy çiftet çoroditen dhe jetojnë në distancë njëri me tjetrin. Fatmirësisht martesa ime ishte jo nga dashuria e parë, por nga e njëqinda femër.....

Unë e shohë pafajësinë si zgjidhje. T’i lirojmë kriminelët ta shpallim botën total të pafajshme, t’ja fshijmë pështymën mbi fytyrën e pistë të tij të vdesë i pafajshëm çdo kriminel , sepse jemi lodhur me gjykimet e përditshme të cilat i japin rëndësi të madhe kësaj bote. Të vdesim të pafajshëm, të vdesim të pafajshëm, të vdesim të pafajshëm..... Kam dëshirë që zëri im të jehojë gjer në veshët e Zotit sepse vet ai është i pafajshëm....

Hiqi rrobat vet, sepse unë nuk i heq por i shkoq dhunshëm, ashtu shumë mirë vet, kjo më pëlqen sepse je bërë shumë e dëgjueshme, ndonëse nën presion njeriut i hapen mirë veshët, ka edhe nga ata si Krishti që refuzonin dhe vdiqën në kryq si qen. Mendoni me siguri se përsipër po i marr ca rreziqe, por jo zonjë, jam mësuar, kjo pothuajse është javore nganjëherë ishte edhe ditore. Një goditje me rrip të mirë në prapanicë, dy, tri, katër, pesë, gjashtë, shtatë, bërtit më shumë, bërtit sepse gjitha muret janë të izoluara, nuk të dëgjon njëri, lëshoje zërin, të del i pastër nga dhimbja, ulërij sikurse piktura e Munkut. Kjo më pëlqen, ky zë i vërtetë i dhimbjes. Më parë dua t’i thyej këmbët, prit të marr një çekiç, dhe më trego se cilën këmbë zgjedh zonjë? Ndoshta asnjërën, por të dyja përnjëherë. Ja ta vendos një dërrasë në mes tyre dhe t’i godas në mes shputat e këmbëve. Ashtu, uh zë më të çuditshëm nuk kam dëgjuar zonjë. Tash të mpihen mirë dhe bëhesh një me dhimbjen. Mos e injoro dhimbjen sepse po e injoron të vërtetën.....

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat