“Psycho” romani i përfolur në media, promovohet në Prizren

Libra

“Psycho” romani i përfolur në media, promovohet në Prizren

Më: 29 mars 2018 Në ora: 20:44
Vison Culaj

Romani triler “Psycho” i Ilir Muharremit i cili tashmë ka bërë bujë nëpër media, do të promovohet të premten në kolegjin “Fama” në Prizren. Romani është botuar nga shtëpia botuese Artini.

Ky roman rrëfen për erotiken, kanibalizmin, dëshpërimin, psikopatinë, çmendurinë, vrasjet, dhunën…. Nga kritikët letrar romani është prit mirë.

Vison Culaj, studiues letrar për këtë roman ka shkruar: “Në këtë libër reflektohet vazhdimisht e gjakohet ngultas për identitetin personal dhe pranverën e moshës dhe formimin e një desingu ndërpsikik jashta diktatit të botës e nga bota. Është një gjakim letrar e jetësor për tu shkëputur nga Narcisi kolektiv i kësaj shoqerie e cila në vend të lumturisë e progresit sjell vetëm ligësi, maska, intriga, obsukurantizem, lufta, përplasje ideologjike, mu ata prototipa që mbjellin luftë dhe fshehin gjurmët e luftës.”.

Ndërsa, kritiku tjetër i letërsisë Mahir Morina, për romanin ka shkruar: “I ndikuar nga filozofia e peshave të rënda si ajo e Nices, e Sartrit dhe Kamys, autori i romanit “Psycho” e manifeston Bukovskin si një mes i tyre, pasi personazhit të librit ia ka qejfi të njëjta qejfe, si: shkeljen e ligjit, mohimin e traditës, nejën, femrën, pijen deri ne dehje, sharjen deri në realitet dhe prekjen deri në kafshim.” Ndërkaq, kritiku tjetër letrar Albert Vataj për romanin “Psycho” ka shkruar në vështrimin e tij: “Ai është aq psiko siç mund të jetë secili nga ne, nga çdonjëri që është i mëdyshur të zgjedh, të jetë vetja apo çfarë fabrikon makineria monstrioze e moralit. Asocialiteti brendashqisor është më shumë si një racionalizim i kompromentuar nga nxitimi për të mbrojtur nga erozioni, shkapërderdhja, një lloj gjendje ambigue.”

Vet Ilir Muharremi ka thënë: “Ky roman është për një moshë mbi tetëmbëdhjetë vjeç dhe nën gjashtëdhjetë vjeç, sepse është shumë problematikë”.

Në promovim për librin do të flas recensenti dhe profesori Atdhe Hykolli.

Ja disa fragmente nga ky roman: “Çdo ditë jetoja dhe jetoj me të unë dhe vetëm unë. Dita ditës prostitutat, boksi, bixhozi, herë bëhesha zagar, por gjithmonë isha i fortë në atë që bëja. Kështu e kaloja horizontin e jetës. Gjithë ato luftëra mezi të fituara, ata shokë më zor i doja, ato lavire të shkërdhyera, të gjitha i bëja jo për ta vuajtur çastin, por vetëm për t’u kënaqur, zotëri. Njerëzit, laviret donin të ngjiteshin pas meje, fatkeqësia qe se unë harroja shumë. E doja vetëm veten.”

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat