Sakrifica shqiptare dhe lulekuqet e lirisë

Libra

Sakrifica shqiptare dhe lulekuqet e lirisë

Nga: Remzi Limani Më: 29 mars 2018 Në ora: 11:01
Kopertina e librit

Simbolika poetike e Emine Imeri shtrihet mbi faktorët relevant dhe jetik për kohën dhe hapësirën nëpër kohë dhe, simbolika kryesore që poetja me të drejtë e vë në skenën e vargut të saj, është djepi i rritës dhe magja e miellit si figuracion dallues dhe metaforë e ekzistencës përditore për ta luftuar dhe mbijetuar skamjen e imponuar nga pushtuesi i një kohe njerkë...

Poeteshen, Emine Imeri e njoha edhe nëpërmjet aktiviteteve të tjera artistike të realizuara si projekte autoriale nga fusha e koreografisë, shfaqjeve apo revy mode deri tek recitalet e monologjeve të përgatitura nga vetë ajo, që në fakt lidhen me frymën e saj krijuese deri tek poezia e këtij libri të pagëzuar “Marsi i ditëlindjeve” kushtuar dëshmorëve tanë, ku dominojnë të ramët e familjes së Jasharëve të Prekazit legjendarë. Pra, mbi këtë bazë, libri poetik i artistes tonë Emine Imeri, kryekëput flet për sakrificën shqiptare dhe lulëgjaket e lirisë, të cilën na sollën heronjtë e një kohe të vrarë marsi dhe, pikërisht muaji mars merr veçantinë e tij si simbol i sakrificës kombëtare dhe i trajtës artistike e trajtuar dhe vjershëruar nga poetja respektive, Imeri.

Së këndejmi, poezia e kushtuar, nxjerr në pah vargun poetik të ilustruar me emra të veçuar siç janë: Bacë, Shabani, Nënëlokja Zahë, Hamëz Jashari, Komandanti legjendarë, Adem Jashari, Besarta Jashari dhe shumë emra të tjerë që dhanë kontributin e tyre në luftën çlirimtare. Tani, simbolika poetike e znsh. Emine, shtrihet mbi faktorët relevant dhe jetik për kohën dhe hapësirën nëpër kohë dhe, simbolika kryesore, që poetja me të drejtë e vë në skenën e vargut të saj, është djepi i rritës dhe magjja e miellit si figuracion dallues dhe metaforë e ekzistencës përditore për ta luftuar dhe mbijetuar skamjen e imponuar nga pushtuesi i një kohe njerkë... Kjo pra, mbijetesa jonë shekullore e shtruar me jargët e ujqërisë, kënga e djepit, trimëria dhe flijimi ynë shtrirë gjerë e gjatë në poezinë e kushtuar, së bashku na japin një pasqyrim lucid mbi atë se çfarë ndodhi mbi këtë tokë – tokë e djegur nga barbarët jargavec... Pra, poetesha, Emine, lotin e saj e zbrazë nëpër vargjet e qëndisura kushtuar dhimbjes dhe dashurisë për të gjithë ata që e shpëtuan Tokën Loke, e cila fal sakrificës së tyre, tashmë shtëpitë ngrehin tymin e oxhaqeve të reja mbi Dardani...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat