Muzat që derdhin në Kosovë mjaltën e qiejve të fjalës

Libra

Muzat që derdhin në Kosovë mjaltën e qiejve të fjalës

Nga: Baki Ymeri Më: 6 mars 2018 Në ora: 09:48
Kopertina e librit

Poeti posedon një shpirt të florinjtë dhe kosntrukton, herë pas here, figura stilistike dhe shprehje poetike interesante në kuadrin e një game variacionesh të ndryshme që ndërlidhen me opcionin e tij. Ai shkruan me një ndjeshmëri të veçantë për dashurinë, për kujtimet dhe kohët e shkuara, për luftën çlirimtare, për përditshmërinë dhe atdheun e tij. Në vargjet e tij defilojnë muzat shqiptare që të joshin me mjaltën e qiejve të fjalës. Autori kërkon të konferojë universin e krijuar përmes identitetit të plasuar në varg, duke e konfiguruar pa këmbëngulje në të shprehur, dhe pa ndonjë prapavijë patetike, por shpeshherë me nyanca të qëlluara paralajmëruese që mbeten në kujtesë.

Marius Chelaru

Çdo vepër e një shqiptari të shquar që rikëndohet në një gjuhë të huaj, paraqet një festë dhe risi për pasurimin e bibliotekave të sentimenteve tona letrare. Selekcioni i përkthyer me mjeshtëri profesionale nga Baki Ymeri, grupon poemat e Lulzim Tafës në ciklet Ekspozitë me ëndrra, Këngë të tmerrshme, Parodi të zeza, Me vetëveten, dhe, në fund: I kam edhe dy fjalë. Autori na i përkujton trenat e zi të mërgimit me ekspozita ëndrrash. Ballafaqohemi në këtë vëllim, të këtij poeti të talentuar, me një fushë motivesh e tematikash të llojllojshme, që nga ekzili (p.sh. poezia Pagëzimet), një temë e hasur, do të thoja, si pasojë e rrethanave ku arrijnë këta, një subjekt që e trajtojnë më shumë poetë shqiptarë të rikënduar në gjuhën rumune kohëve të fundit, secili duke e trajtuar sipas mënyrës së tij. Ne nuk jemi më/ Njëri vdiq/ Tjetrin e vrau ushtria/ Disa në mërgim.../ Disa i presin trenat e zi/ Disa u bënë nuse mërgimtarësh/ E shkuan me vaje. (Në mungesën tonë). Universi tematik i motiveve të autorit, përfshin qytetin, shiun, të shkuarën, luftën (me armatë ushtarësh të patrembur, plumba për pushtuesin e kështu me rradhë). Shembuj mund të jenë poemat Luftëtari, Kusarët dhe lulëkuqet, Reportazh i luftës së shenjtë etj. Pastaj, konkretisht, konflikti në Kosovë, me poema si Të fuqishmit, Atmosferë lufte...

 Përveç kësaj, autori kundron edhe në drejtim të pasqyrës, kah përjetimet personale, sentimentale, dhe shkruan me një ndjeshmëri të veçantë edhe për dashurinë, për kujtimet dhe kohët e shkuara, për luftën çlirimtare, për përditshmërinë dhe atdheun etj. Me të gjitha këto, është vështirë të thuhet nëse kemi një temë apo motiv qëndror, por aftësia e autorit për t’i nusëruar fjalët me fjalë dhe ndjenjat me ndjenja, na shpie më parë në mendimin se kemi të bëjmë me një seleksion briliant nga disa vëllime paraprake, gjë që ndikon që kjo përmbledhje të duket si njëfarë mozaiku i veçantë që josh vëmendjen e lexuesve tanë. Vlen të shënojmë se autori përmend me admirim emra e vende, personazhe legjendare dhe folklorike, objekte dhe subjekte që e ndërlidhin këtë univers magjik që don të thotë Shqipëri/Kosovë: Teuta, Gjergj Elez Alia, Drini, Rozafa, Shkodra, Ulqinji etj., apo çiftelia si instrument popullor i njerëzve të vendit. Por edhe mjeshtëria artistike e Lulzim Tafës, i një fjalori të veçantë, relativisht i pasur, me një „dekor” të larmishëm që përfshin qytetin, përditshmërinë, fushëbetejat,  lashtësinë shqiptare, apo livadhet e Kosovës dhe jo vetëm kaq.

Poeti posedon një shpirt të florinjtë dhe kosntrukton, herë pas here, figura stilistike dhe shprehje poetike interesante në kuadrin e një game variacionesh të ndryshme që ndërlidhen me opcionin e tij. Disa shembuj: „për çdo ditë më thahen/ frytet e imagjinatës”; „e vesha/ dhe çvesha/ lëkurën e lisave”; „harta e dhembjes/ e skalitur mbi buzë”; „trishtimin/ do ta vëmë të gjallë/ në arkivol”; „shtegtarit/.../ do t’ia marrim/ bagazhin e dhembjeve”. Janë, madje, edhe disa shembuj të shkëlqyer që reflektojnë një imagjinatë të bujshme, si: ”zjarrin e skëterrës/ kush do ta shuajë”. Disa poema, edhepse ngërthejnë metafora unteresante, mbajnë tituj të thjeshtë në krahasim me peshën e vargjeve, ku e krreh natën porsi një femër të lehtë. Ja ku e keni njërën nga to! „Po deshe/ Merre krehrin/ Krihe Natën/ Si rrospinë.../ Thonjtë ngjyrosi... (Dorëheqje)

 Disa poezi tjera posedojnë një latim të rëndomtë, si Deklaratë patetike, për shembull. Përndryshe, edhe poemat kushtuar dashurisë kanë një intenzitet të lartë, edhepse në disa sosh defilojnë sintagma si “kusar i dashurisë” etj., por ekzistojnë në këtë vëllim vlerash të veçanta, edhe disa poezi të mrekullueshme në adresë të Ajkunës, apo, Muzat shqiptare që të joshin me mjaltën e qiejve të fjalës. Nga një plan tjetër, duke u nisur nga ideja e Flaubertit, sipas të cilit forma është “trupi i mendimit”, te Lulzim Tafa ekuilibri ndërmjet formës dhe substancës nuk është i çekuilibruar, ndërsa simbolistika, mugujt e kuptimeve, nuk mund të themi se mungojnë. Autori kërkon të konferojë universin e krijuar përmes identitetit të plasuar në varg, duke e konfiguruar pa shtypje, pa këmbëngulje në të shprehur, dhe pa ndonjë prapavijë patetike, por shpeshherë me nyanca të qëlluara paralajmëruese që mbeten në kujtesë.

Përfundimisht mund të themi se kemi para nesh një vëllim me një numër të konsideruar plusesh, të një autori që dëshmon njohjen e fjalorit të gjuhës së tij, por edhe shijen për një farë diversiteti tematik. Poeti është, ndërkaq, një „kërkimtar”, një kavalier apo mburojë e fjalës që kërkon një misionar që hulumton rrugë të ndryshme nëpër botën e gjuhës dhe shprehjeve poetike, derisa e gjen shtegun e vet. Dhe vlen të konkluzionojmë se, duke e lexuar Lulzim Tafën, kuptojmë se fëmija e çdo nëne bëhet poet, apo: „kur hidhërohen hyjnitë/ lindin poetët”. Nuk ma merr mendja se në rastin e tij janë hidhëruar hyjnitë, apo se është një „fëmijë më shumë” i poezisë, por ai është një shteg i ndritur që gjendet në brigjet e atdheut të poezisë, sidomos me një hap të mbarë që ka depërtuar nëpërmjet portës së ëndrrës, tejmatanë së cilës muzat derdhin në pendën e tij, mjaltën e qiejve të fjalës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat