5 librat që vajzat duhet të lexojnë para gjumit

Libra

5 librat që vajzat duhet të lexojnë para gjumit

Më: 3 mars 2018 Në ora: 22:39
Ilustrim

Ne lexojmë gjatë gjithë kohës,  lexojmë vazhdimisht në mediat sociale në Twitter, Tumblr, Instagram, Email, lajme.  Dhe nuk është keq që e bëjmë këtë. Ne duhet të lexojmë më shumë libra, veçanërisht nëse ato janë libra të mrekullueshëm të shkruar nga autorë të veçantë.     

Po ju sugjerojmë 5 libra, që duhet ti lexoni para gjumit në mënyrë të reflektoni më mirë dhe të bëni një gjumë të rehatshëm.

Ditari i Frida Kahlo-s, nga Frida Kahlo
Frida Kahlo ishte një piktore e 1900, e cila njihet për portretet e saj. Ajo gjithashtu është një ikonë, që fuqizon gratë në mbarë botën edhe sot. Ky libër është në thelb ditar i saj plot me ilustrime, skica, poema dhe mendime mbi identitetin, racën, gjininë dhe klasën në Meksikë. Mendimet e reflektimet e saj të shkruara në fletët e bardha të ditarit do t’ju ndihmojnë të reflektoni mbi ngjarjet e fundit dhe të kaloni një mbrëmje të qetë.


Unë jam Malala, nga Malala Yousafzai
Malala është vajza e re dhe e talentuar që pagoi një çmim të lartë për atë që ajo besoi. Ajo vjen nga Pakistani dhe beson fuqimisht në të drejtat e grave për arsim. Ajo u qëllua në kokë një ditë kur po kthehej nga shkolla, por jetoi për të treguar historinë dhe u bë laureata më e re për Çmimin Nobel të Paqes në vetëm 16 vjet.

Gratë, puna dhe vullneti për të udhëhequr, nga Sheryl Sandberg 
Nëse doni të dini për sukseset e bizneseve në botë, këtë libër duhet ta lexoni patjetër. Në këtë botim, Sheryl ndan shumë histori rreth jetës së saj profesionale dhe karrierës, ajo tregon se si gratë mund të arrijnë gjëra të mëdha kur mësojnë të besojnë në veten e tyre dhe të ndryshojnë jetën e tyre për mirë. Ky libër është cilësuar si një fenomen kulturor.


Si të jesh një grua, nga Caitlyn Moran
Mos u mashtroni nga titulli. Ky botim është një kujtim i mprehtë dhe i qeshur, pjesërisht i çuditshëm se si të jetë një grua. Ju do të qeshni, do të qani, sepse ky libër me të vërtetë i ka të gjitha. Për një mbrëmje të këndshme është një zgjedhje unike.

Jo ajo lloj vajze, nga Lena Dunham
Lena Dunham është e njohur mirë nga shumë njerëz, në sajë të ‘Vajzave’, shfaqja që ajo krijoi dhe shkroi. Ajo u nominua për çmimin ‘Emmy’ dhe fitoi dy ‘Golden Globes’. Libri i saj "Jo ajo lloj vajze" është një kujtim në të cilin ajo ka ndarë atë që ajo e ka mësuar për jetën dhe punën deri tani. Është e zgjuar, trime, herë pas here qesharake dhe shumë e ndershme. Ju këshillojmë ta lexoni!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat