Tradita, patriotizëm dhe poezi

Libra

Tradita, patriotizëm dhe poezi

Nga: Daniel Marian Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 21:48
(Dan Gashi, Atje ku më njohin zogjtë, Amanda Edit, Bukuresht 2016)

Në një botë të komplikuar, gërshetimi i përshtatshëm i elementeve që kanë vlerë, mund të përcaktojë gjendjen që faktikisht është e nevojshme dhe e domosdoshme. Vlera humane e prurë në rang të lartë, nëpërmjet reflektimit hapësinor dhe kohor, është një pëlhurë e qëndisur në mënyrë fine me magjinë e fjalës. Këtu jemi duke e gjetur Dan Gashin, në një përplotëni të vetëdijes së çliruar dhe të kapshme me një qartësi të plotë.

Poeti dhe piktori shqiptar inkuadrohet në peizazhin e gjerë të mjeshtërve të bindur dhe gjithmonë bindës, se në në asnjë rast nuk mund të harrojnë rrënjet e veta, Kosovën dhe atdheun mëmë, Shqipërinë, megjithëse poeti kaherë ndodhet në rrugët e mërgimit, në Gjermani.

Kështusoj, shquhet tema kryesore dhe me një rëndësi të madhe për të cilën autori meriton respektin e kombit shqiptar: „Buzë Drinit të Bardhë,/ Vrapoj përmbi kalë/ Kërcasin patkonjtë./ Përmbi gur e zallë./ Shelgjet plot me hije/ Për mrize bagëtie,/ Thuprra plot me gardhe,/ Për ara e livadhe,/ Për të rrethuar hambarë,/ Rakita plot fije,/ Shlegjeve me hije,/ Vera sa ka ardhur,/ Buzë Drintit të Bardhë. (Brigjet e Drinit të Bardhë)

Ka vend një identifikim magnetik siç mund të thuhet, me vendet dhe ngjarjet e ngjara në një kohë të reagimit të lartë, tashmë e regjistruar në faqet e përjetshme të historisë:

„Te një lis i vjetër,/ Tek Rrasat e Krypës/ Vit për vit aty/ Ndizen qirinjtë e dritës./ Në Ujz të Drinit të Bardhë,/ Në vitet trembëdhjetë/ te Rrasat e Krypës,/ Tek guri i Shenjtë.// U dyndën barbarët,/ Vranë plot shtatëdhjetë./ Në Ujz të Drinit të Bardhë/ tek Rrasat e Krypës,/ Aty vit për vit,/ Ndizen qirinjtë e dritës/ te Kullat e Gashit,/ Në Ujz të Drinit të Bardhë.// Ia behën barbarët,/ Nga Karpatet të ardhur/ Edhe fëmijët e djepit/ i masakruan e vranë... / Në Ujz të Dardanisë,/ për nder të Shqipërisë.” (Te Kullat e Gashit)

E vështirë është rruga e mërgimit, me plot të panjohura, por gjithmonë e prekur në brigjet e kujtimeve: „Shikoj rreth e rrotull,/ Një dhomë të panjohur,/ Një dritare të vogël/ Dera karshi saj...// Pranë dritares zogjtë,/ Këndojnë papushuar/ Ciu-ciu e ikin/ Duke fluturuar/./ Vallë sa mos më njohin,/ Se këtu jam i huaj... (Mërgimi). Kurse regjistri i ndjenjave të lansuara, bëhet domosdoshmëri për vetë qenjen, permanentizohet dhe është e dukshme nga të gjitha pikëshikimet.

Konskeuenca vepron si ligji i parë ekzistencial i fizikës, metafizikës, ekstrafizikës, metamorfizikës, intrafizikës: „Nëse ke dëshirë, hape dritaren,/ Shikojhe fushën se është bërë nuse,/ Lexoje kopshtin tënd, lloj-lloj ngjyrash,/ Se lulet kanë çelë edhe për ty.// Drini i Bardhë udhëton pa pushuar,/ Tingujt e valëve lëngëzojnë si piano,/ Mbi Urën e Fshejtë kalojnë të gjitha ngjyrat./ Retë e bardha prekin majat e Pashtrikut./ Dhe na sjellin freskime e frymëmarrje... (Peizazh)

Imagjinata nëpërmjet filtrit të ndjeshmërisë bëhet e kuptuar përtej të gjitha dimensioneve. Ajo shndërrohet në një spektër të papërfshirë! Ma merr mendja se mu këtu mund të inkuadrohet guximi shqiptar i reflektuar në vargjet e poetit kosovar nga Gjermania, tashmë i rikënduar nga Baki Ymeri edhe në gjuhën rumune.

BIO-BIBLIOGRAFI

Dan Gashi  u lind  më  18.01.1947 në  Gjakovë (Kosovë). Pasi i kreu mësimet fillore dhe te mesme në vendlindje, i  detyruar nga kushtet e vështira ekoneomke, në mars të vitit 1969 emigron në Erlangen të Gjermanisë. Në këtë kohë fillon mësimin e gjuhës gjermane. Punon fillimisht në Erba Erlangen,  dhe  pastaj në ndërmarrjen botuse „Pestalozzi  Verlag”, në Erlangen, gjë që  e afron me shumë me letërsinë dhe  pikturën. Gjatë kësaj kohe  takohet  e njihet  me shumë  bashkatdhetarë që e bëjnë jeten e vështire  të emigrantit. Ndjek nga afër  veprimtaritë e tyre,  sidomos  ato kulturore  e sportive, dhe merr pjesë  gjallërisht në to,  duke  u miqësuar  njëherësh edhe me shumë veprimtarë të kulturës dhe artit gjerman.

Më  1973  nis të merret  seriozisht me pikturë  dhe poezi. Dorëshkrimet e shumta që i ruan me kujdes, janë  dëshmi  e gjallë e kësaj  pune krijuse. Po në atë vit vendoset  në Baden-Baden të Gjermanisë. Në shkurt të vitit 1973 fillon punë në Daimler-Benz Werk-Gaggenau, ku ka punuar mbi 35 vjet. Gjatë viteve  70-80, aktivizohet në grupe folkorike me karakter kombëtar, në disa qendra të Gjermanisë, Francës dhe Zvicrës.  Në vitet  80-90  i përkushtohet më shumë çështjes  kombëtare  duke ndihmuar  drejtëpërsëdrejti Kosovës së okupuar.

Angazhimi i tij krijues  përfshin  lëmi të ndryshme: Art, kulturë, sport. Krijimtaria e tij është mjaftë e pasur. Përveçse  merret me poezi e pikturë, Dani ushtron  suksesshëm sportin  e karatesë, ku viteve të tetëdhjeta fiton shkallën  e parë: (Dan)Karate. Eshtë fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Pjesëmarrës i mbi 40  ekspozitave, Nacionale dhe Internacionale në pikturë, në Gjermani, Europë  dhe Kosovë. Eshtë anëtar në kryesinë e Galerisë Zeit-Kunst-Baden-Baden (Gjermani). Dan Gashi fillimet letrare në letërsinë shqiptare i ka  në vitet e 70-ta. Vepra e parë e D. Gashit me poezi mban titullin "Atje ku më njohin zogjtë" (Jeta e Re, Prishtinë 2011). Një vit më vonë, në kuadrin e të njëjtës Shtëpis Botuese boton librin “Dort warden mich die Vogel erkenne”. Dan Gashi krijoi një traditë të re në artin shqiptar në Gjermani. Krijus me individualitet të spikatur, ai krijoi një model të ri vjershërimi  e pikturimi, në problematikë dhe mjeshtëri, duke përbashkuar filozofinë krijuse popullore te traditës me atë moderne. Veprimtaria jetësore dhe krijimtaria e tij artistike na bëjnë të ndihemi me dinjitet përballë botës së cilivizuar. Dan Gashi jeton dhe vepron në Baden-Baden të Gjermanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat