Sot do të promovohet romani "Rrugët tona bashkohen në shesh" i shkruar nga aktivistja e Lëvizjes Vetëvendosje, Nurimshahe Demalijaj.
Sipas njoftimit, ngjarjet në libër janë përshtatje në kohën e ngjarjeve në vend pas nënshkrimit të marrëveshjeve të Demarkacionit me Malin e Zi dhe "Zajednicës".
Promovimi mbahet në shenjë nderimi për aktivistin e ndjerë, Astrit Deharin, me rastin e shënimit të ditëlindjes së tij.
Promovimi i librit do të mbahet në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare, duke filluar nga ora 12:00.