Vepër e pasur dhe e qenësishme (II)

Libra

Vepër e pasur dhe e qenësishme (II)

Nga: Isak Ahmeti Më: 25 shkurt 2018 Në ora: 07:19
Kopertina e librit

(Duke e marrë parasysh gjithë punën krijuese,letrare dhe shkencore, të Anton Nikë Berishës , vlerësimet e autorëve shqiptarë dhe të huaj(kryesisht italianë),del se nuk e kemi dhe një emër të dytë , në letrat shqipe , që i përafrohet atij , qoftë në sasi po , edhe në cilësi).

ShB"Argeta LMG&Faik Konica" , Tiranë-Prishtinë ,2016, me rastin e 70 vjetorit  të lindjes së Anton Nikë Berishës, ka nxjerr në dritë veprën voluminoze me titull:VEPËR E PASUR DHE E QENËSISHME, vëllimi  II,të bashkautorëve:Labinot Berishës& Mehmet Gëzhillt.

Në këtë vëllim , prej 550 faqësh , janë përfshirë punimet më të rëndësishme që janë shkruar dhe botuar , për veprat e Anton Nikë Berishës , në periudhën nga shtatori i vitit 2011 deri në dhjetor të vitit 2016: njëqind e pesë(105)  punime të gjashtëdhjetë e tre(63) autorëve për veprat studimore dhe letrare-artistike të tij.

Vëllimi në fjalë është strukturuar në gjashtë pjesë:

I.PUNIMET KUSHTUAR VEPRAVE TË ANTON NIKË BERISHËS NË PËRGJITHËSI,

II.PUNIMET KUSHTUAR STUDIMEVE MONOGRAFIKE DHE VEPRAVE NE PUNIME-INTERPRETIME LETRARE,

III.PUNIMET KUSHTUAR ROMANEVE,

IV.PUNIMET KUSHTUAR VEPRËS POETIKE"UJËVARË DRITE NË ZEMËR",

V.PUNIMET KUSHTUAR VEPRËS"PRUSHI I BUKURISË" dhe

VI.PUNIMET PËR VEPRAT KUSHTUAR  VEPRIMTARISË SË NËNËS TEREZE , që nuk ishin përfshirë në vëllimin e parë.

Në këtë vëllim , siç thuhet te:Dy fjalë  për këtë vëllim-të dytin, nuk janë përfshirë punimet e botuar  në tre librat e autorëve siç janë:

*ISAK AHMETI,Mëvetësi e studimit dhe krijimit të letërsisë.Mbi disa vepra të Anton Nikë Berishës.Faik Konica , Prishtinë 2014.

*ANTON ÇEFA:Krijimtari e nivelit  të lartë shkencor e artistik.Mbi disa vepra shkencore dhe letrare të Anton Nikë Berishës.Faik Konica ,Prishtinë 2015 dhe

*HAMDI ERJON MUÇA, Në botën e thesareve poetike.Vëzhgime për shtatë vepra të Anton Nikë Berishës.Faik Konica, Prishtinë 2016.

Te pjesa e parë(I),e vëllimit të dytë(II),janë përfshirë punimet e autorëve si:

*SABIT RRUSTEMI:ANTON NIKË BERISHA-NJË KRIJUES I RRALLË DHE I GJITHANSHËM,

*ANTON ÇEFA:KUR MISHËROHEN NË MËNYRË TË PËRSOSUR NJOHJA DHE INTERPRETIMI TEORIK I PROBLEMEVE TË ARTIT LETRAR ,

*IBRAHIM KADRIU:VEPËR ME VLERA TË MËDHA LETRARE DHE SHKENCORE,

*ERIS RUSI:SHPIRTI KËRKIMOR I KUDOGJENDSHËM NË PROCESIN STUDIMOR DHE KRIJUES TË ANTON NIKË BERISHËS,

*SARË GJERGJI:MODELI I STUDIUESIT DHE I KRIJUESIT QË DUHET NDJEKUR,dhe

*EMILIA CONFORTI-ALJULA JUBANI BENGU:SHKRIMTARË DHE STUDIUES ITALIANË  PËR ROMANIN"LA SETE PIETRIFICATA" TË ANTON NIKË BERISHËS.

Vlen të theksohet  se shkrimet e autorëve të përfshirë të pjesa e parë por edhe te shkrimet e autorëve që janë përfshirë te pjesët :II,III,IV,V dhe VI, janë vlerësime të larta,meritore,për profilin krijues letrar dhe shkencor të Anton Nikë Berishës,i cili ,siç ka konstatuar Sarë Gjergji, është modeli i studiuesit dhe krijuesit që duhet ndjekur(fq.44) .

Krejt në fund ,prandaj,le të konstatojmë se njëqind e pesë punimet të gjashtëdhjetë e tre autorëve tëei përfshira te vëllimi i dytë:VEPËR E PASUR DHE QENËSISHME,ndriçojnë mirëfilli vlerat letrare dhe shkencore të veprës së Anton Nikë Berishës.Është ky,pra Anton Nikë Berisha , një autor i rrallë në letrat shqipe,kontributi i të cilit,i dhënë në shumë rrafshe(gjini letrare),është i pakrahasueshëm dhe i padiskutueshëm.Prandaj,duke e marrë parasysh gjithë punën krijuese letrare dhe shkencore të Anton Nikë Berishës, atë që është botuar deri më tash si dhe vlerësimet e autorëve shqiptarë dhe të huaj, del se nuk e kemi dhe një emër të dytë që i përafrohet atij,qoftë në sasi po,edhe në cilësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat