Tragjikja dhe triumfi i idealistit Enver Hadrit

Libra

Tragjikja dhe triumfi i idealistit Enver Hadrit

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 10:43
Kryesi e punës të promovimit të Librit me titullin “Enver Hadri ambasador i parë i Kosovës”

Me iniciative e Unionit të shkrimtarëve dhe kritikëve letrar  shqiptarë në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani në Prishtinë në pranin e shumë dashamireve të librit dhe të mysafireve të tjerë u bë promovimin i librit  dokumentar vëllimi i pestë  me titullin “Enver Hadri ambasador i parë i Kosovës” të autoreve Behare Rexhepit dhe Reshat Sahitaj. Shkrimtari i ynë i mirënjohur i botes shqiptare- Prend Buzhala duke folur para të pranishmeve për librit në mes tjerash tha: ”Në fakt, fjalën idealizëm e hasim, të përpunuar në formë shkrimesh si termin politik, filozofik, publicistik e eseistike, po edhe si veprim politik e kombëtar, sidomos gjatë viteve '20 e '30 të shekullit që e lamë pas. Këta dy autorë, Beharja dhe Reshati, tha Buzhala nuk janë thjeshtë bashkëshortë, por edhe njerëz të letrave, edhe bashkudhëtarë në shtigjet e këtij idealizmi të cilët shkruan  edhe vëllimet tjera,  kushtuar Musa Hotit, Adem Demaçit. Këta dy bashkëshorte  vepruar në Bruksel - ku bashkëpunuan me këto figura idealistësh, në kuadër të Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me seli në Bruksel - kryetar i të cilit ishte Enver Hadri "ndërsa anëtar Behare Rexhepi, Gani Azemi, Reshat Sahitaj, të cilëve  nga mesi i vitit 1989,  u bashkëngjit edhe Fitim Pagarusha, i cili veproi tetë muajt e fundit të jetës së Enver Hadrit." Idealistët nuk janë vetëm ëndërrimtarë për një të nesërme të bukur, por edhe veprues e  organizues, udhërrëfyes dhe idealistë pragmatistë, frymëzues procesesh ndikues në këto procese.                                                                              

Pranimi i realiteteve të caktuara nuk përjashton idealizmin

Të Enver Hadri autorët e librit spikatin edhe vlera të tjera të  idealizmin praktik të njeriu që gjen shtegun e saktë midis vorbullave ideologjike e përplasjes me kohën, midis të majtës  dhe të djathtës, njeriun që as nuk synon e as nuk shkon deri te ajo pika që kufizon me utopinë. "Pranimi i realiteteve të caktuara nuk përjashton idealizmin për të një shkrimtar i Xhamajkës do të shtonte: "Idealizmi është si një kështjellë në ajër nëse nuk bazohet në një themel të fortë të realizmit social dhe politik".  

Kësisoj, autorët, për ta zhdrivilluar lëndën komplekse të veprimtarisë  së Enver Hadrit në Belgjikë, Librin e ndajnë në tri pjesë: pjesa e parë  quhet "Enver Hadri- diplomati i pare kosovar  gjatë muajve  prill të viteve 1941 deri me  25 shkurt të 1990", "Pjesa e dytë: vrasja e Enver Hadrit" dhe "Pjesa e tretë : zbardhja e vrasjes së Enver Hadrit". Ky libër i cili u promovua në Bibliotekën Kombëtare i paraprin një parathënie dhe e përmbyll një përfundim. Janë të shumta fotot, dokumentet e artikujt e gazetës “Zëri i Kosovës” e të gazetave të kohës, që prezantohen si faksimile në këtë libra të cilat  i japin  frymë të shumëfishtë dëshmuese e dokumentare e objektive këtij libri.

"Libri ynë nuk duhet të konsiderohet si një monografi,  që një krijues e shkruan për një hero. Jo. Kur një krijues angazhohet të shkruajë monografi për një dëshmor, ai angazhohet me dokumentet që i ofrojnë familjaret, shokët, ato që  zbulon në arkiva, etj. Ne jemi – tha në vazhdim të fjalës së tij Buzhala në një pozitë krejt tjetër nga krijuesit e tillë, sepse jemi pjesë e aktiviteteve që bashkërisht i kemi bërë. Madje siç keni pasur rastin të lexoni, ne, figurë qendrore  kemi Enver Hadrin, deri në momentin kur ai u vra. Pas vrasjes së tij është rrëfyer  përmes fakteve, ato aktivitete që janë bërë për zbardhjen e vrasjes së Enver Hadrit", theksojnë bashkautorët në përfundim të këtij libri. Ndërkaq, në fillim autorët sqarojnë përse nuk kanë marrë intervista nga njerëzit që e kanë njohur Enver Hadrin:

"Për t’i intervistuar shokët e gjeneratës së tij, do të na merrte një kohë të gjatë, dhe jemi të sigurt se pjesa dërmuese e tyre nuk do mbajnë qëndrim objektiv, sepse një gjë të tillë e kemi provuar në vitin 1992-1993, nga ata që sot deklarojnë se e kanë pasur shok fëmijërie Enverin." Nëpër të tri pjesët e librit jepen trajta të shumta të polifonisë dokumentare, sikundër janë komunikatat, konferenca për mediat, takime me personalitete të huaja, udhëtimet jashtë Belgjikës, memorandumet, peticionet, artikujt publicistikë, lajme, raporte e artikuj gazetash, kujtime, e të tjera  që çojnë te një finale e suksesshme: te "Rezoluta e parë e Parlamentit Evropian, 1989". 

Enver Hadri me ekipin e tij kishte krijuar lidhje të ngushta me shumë deputetë dhe qeveri evropiane, në kohën kur kriza politike po tendosej, ai dhe Behare Rexhepi bashkë me Gani Azemin shtuan kontaktet dhe konferencat për shtyp  në IPC. Kontaktet e Komitetit me diplomacinë evropiane qenë zgjeruar dhe gati çdo javë zhvillofshin  takime me personalitete të ndryshme të Qeveri Belge, Budestagut gjerman e vende të tjera. Ku kërkesat e Kosovës dhe të shqiptarëve  kishin një jehonë  të fuqishme. Nga ana tjetër, librin mund ta lexojmë si një homazh përnderimi për këta të rënë, të cilët  barbarisht  i vrau UDB-ja jugosllave, sepse po rrezikonin themelet shtypëse të një shteti: "Më 14. prill  të vitit  1981, në Frankfurt të Gjermanisë u shënua atentati i parë politik mbi Rasim Zenelin. Më 10 tetor 1981, në shtëpinë e tij në Bruksel, u vra Vehbi Ibrahimi. Më 17 janar të vitit 1982, në Shtutgard  u vranë Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Në kryeqendrën e Evropës në Bruksel UDB-ja Jugosllave vrau Enver Hadrin

Pas kryerjes të disa atentateve në vende të ndryshme të Evropës perëndimore, UDB-ja për të dytën herë në Bruksel, më 25 shkurt të vitit 1990,  vrau Enver Hadrin, në kryeqendrën e Evropës, edhe atë me urdhër personal të Sllobodan Millosheviçit. "

E çfarë kuptimi do të kishte jeta pa këtë idealizëm? Më në fund, pa këtë idealizëm, pa kauzën kombëtare, si në diasporë, si brenda Kosovës, nuk do të ishin krijuar realitetet e reja shqiptare për liri, demokraci, pavarësi e qytetërim. Dhe këtë kauzë të Komitetit ë Brukselit na e shpalosin me shumë fakte, kapituj, me paraqitjen e veprimtarive të duar  duart.  

Të mos harrojmë: veprimi në interes të çështjes kombëtare, është ai drejtpeshimi midis së mundshmes dhe të pamundshmes, midis idealizmit dhe realizmit. Kur krejt fokusimi i organizatave politike e jo politike, i krahëve të majtë dhe  të djathtë, drejtohej te armiku i përbashkët. Autorët e librit arritjen  t'u përgjigjen me fakte të drejtpërdrejta të pyetjeve: Si u aprovua rezoluta e parë historike në favor të Kosovës nga Parlamenti Evropian; si u vra Enver Hadri; Kush e vrau, pse u vra; pse u takua me vrasësit e tij në stacionin e trenit  në Bruksel dy ditë para se të vritej, pse u shua Komiteti i Enver Hadrit, çka u bë për zbardhjen e vrasjes se tij, kush e vrau, si u vra

Kjo vepër  shpalos dimensionin veprues ndërkombëtar karshi çështjeve të Kosovës. Kur tashmë në skenën e historisë po vinte një Evropë tjetër, jo më ajo Evropa shtrigë, ajo Evropa e para Luftës së Dytë Botërore. Për librit foli edhe Asllan Qyqalla  dhe  disa të tjerë. Në fund u mbajte  një orë letrare dhe u ekzekutua disa pika argëtuese e të tjera.

Image
Të pranishmit me një interesim përcollën folësit e këtij promovimi
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat