Vepër e cila lë gjurmë të pa shlyera në kujtesën e lexuesve shqiptarë

Libra

Vepër e cila lë gjurmë të pa shlyera në kujtesën e lexuesve shqiptarë

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 10:59
Nga kryesia e punës që e udhëheqjen tubimin kushtua promovimit të librit

Në lokalet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Nena Terezë” në qytetin Goppingen të Gjermanisë në pranin e shume  dashamireve të fjalës së shkruar dhe mërgimtarëve të tjerë u bë promovimin e librit të autorit Xhafer Leci  me titull: “Në themelet e traditës kombëtare shqiptare”. Në foltoren e këtij promovimi folësi Rexhep Elezaj  në mes tjerash tha: Ky libër  që promovua, është dhe do të mbetët përgjithmonë  një testament i gjallë mbi ngjarjet, rrjedhat dhe epilogët e angazhimit  të shqiptareve në jetën e tyre  në Gjermani dhe çdo kund tjetër në diasporë deri në Amerikën e larget të cilët në momentet me të vështira dhanë kontributin e tyre me  të madh për çlirimin kombëtar dhe pavarësinë e Kosovës. Ky libër që nga fillimi e deri në fund e përshkojnë rrëfimet, përjetimet, raportet dhe angazhimet personale të shkrimtarit të ndërlidhura me tërë spektrin e ngjarjeve politike dhe historike të kohës, i cili u kyç  në to me plotë përgjegjësi individuale dhe kombëtare të lexuesit të i cili do të  jap  kontributin e vetë fizik, intelektual dhe material, për t`i dalë në ndihmë atdheut pa asnjë hezitim, por edhe pa vonesë, ngase vuajtjet e popullit të vetë nën robërinë serbo-sllave i ndjente si barrë mbi supet e veta, për  mënjanimin e të cilave të pamundshmen duhej bërë të mundshme!

Demonstratat që u mbajtën në qendrat më të mëdha të Evropës dhe me larg në periudhën e viteve të para luftës së fundit, ku zëri i qytetareve të Kosovës  ishte njëri ndër më të fuqishmit i cili me përkushtim me të madh i kreu obligimet e veta ndaj Kosovës dhe popullit të saj, sepse kishte besim të paluhatshëm në filozofinë gardiste- paqësore të dr. Rugovës dhe popullit  të robëruar shqiptar në Kosovën gjatë njëqind e dyzetë vjetëve të okupuar nga thundra e egër serbe dhe të pushtuesve të tjerë.                                   

Ky libër  kushtua  ngjarjeve, për njerëzit, për botën, për heronjtë, për politikën, për farefisin si dhe armiqtë, janë fund e krye, rrëfim, për jetën e tij, për idealin e tij njerëzor dhe kombëtar, janë zë i preokupimeve dhe vuajtjeve të tij - jo të vogla shpirtërore dhe fizike. Ky shkrimtar i vyeshëm  mërgimtar me shkrimet e tij futet në brendinë e tyre, ku me çdo mjet dhe me çdo kusht bën përpjekje që t`i ndryshojë ato në të mirë të kombit të vetë, sidomos rrjedhat politike në Ballkan, të cilat i shihte si shumë  jo të favorshme për shqiptarët.

Image

Ndaj këtyre ngjarjeve  autori i librit është shumë i ashpër kur shpreh mllefet e tij, duke i cilësuar si argat të dreqit të armimeve shekullor! Ajo që mund të karakterizohet si e veçantë në pikëpamjet e tij politike, është pa dyshim, konsekuenca në qëndrimin  stabil  ndaj mënyrës së zgjidhjes të çështjes kombëtare shqiptare, dhe rreth kësaj çështjeje ai nuk pranon kurrfarë pazari, sepse kombi dhe atdheu për të janë mbi të gjitha, janë të padiskutueshëm ashtu siç janë edhe të pa ndashme. Autori  në librin e tij pasqyron rrjedhat  më kryesore të ngjarjeve dhe aktiviteteve të mërgatës së re shqiptare në Evropë dhe më larg për të cilat është shkrua shumë pak deri me sot, dhe e gjithë ajo që është shkruar apo thënë ka ngelë e shpërndarë të popullata.

Dëshmi  për një kohë sa të vështirë, por edhe krenarie

Folësi Bislim Pireva në fjalën e tij kushtua  dorëshkrimeve në librin  me titullin“Në themelet e traditës kombëtare shqiptare”në mes tjerash tha së janë dëshmi që flasin  për angazhimin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Gjermani dhe çdo kund në botë. Populli i Kosovës nuk  kishte mundësi tu përballojë gjenocidin të egër serb, e lëre më t’i kundërvihej edhe më luftë të armatosur frontale. Shkrimtari e Leci në  librin e tij prej pesëqind faqesh në detale  ka paraqitur të bërat, dhe të pabërat për atë periudhë që ka qenë vendimtare për ta shpëtuar Kosovën dhe popullatën shqiptare në ditët me të vështira kur u la  në gjak nga barbaret serbe gjatë njëqind dyzetat vjetëve të kaluara. Ky shkrimtar në diasporë  në mënyrë kronologjike e pasqyron aktivitetin e mërgatës shqiptare në Gjermani.

Edhe Kadri Mani në fjalën  e tij përshëndetëse në mes tjerash  tha së libri që e  promovuam sot te lexuesit në diasporë, në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare fitoi në peshë për faktin se artikujt u botuan po ndikojnë dhe do të ndikojnë  në kthjellimin e situatave politike të kohës. Ky është libri me kapakë të kuq që e keni përpara e  në brendi   përfshihet  një histori me ngjarje të bujshme prej  pesëqind faqesh të historisë tonë të vuajtjeve nën thundrën armiqve  shekullor.          

Image

 

Libri përfshinë angazhimet, vuajtje, persekutimet, burgosje, demonstrata të shqiptarëve ...

Edhe Fatmir Bajra duke folur për librin tha  me këtë rast më duhet të them që libri në fjalë plotësoj  zbrazëtirat për njohur  autorin i cili në shumë raste ishte edhe vetë bashkëpjesëmarrës i lidhur drejtpërdrejt në ngjarjet e më hershme, gjë që nuk lejonte as hapësira e as koha të ndihem shumë afër tyre dhe t’i prek ato. Andaj vlerësimi tona mbi librin do të sajohej në këto kondita, veçoritë të   domosdoshëm të përmendjes të kohës në të cilën autori i nderuar, jo vetëm që ka nxjerr në dritë krijimet e tij, por është shumë me rëndësi edhe koha e krijimeve në të vërtetat. Mbështetur në këto fakte konsideroj që shkrimet, observimet, mendimet, intervistat, opinionet, vlerësimet dhe komentet e bëra te figurat më eminente politike dhe kombëtare të mbarë botës shqiptare janë autentike të besueshme dhe më një shkallë shumë të lartë kohezioni, duke mos ra asnjëherë pre e dëshirave të çastit dhe as pre e politikave ditore, gjë që autorin e nderuar shkrimtari  e bën shumë të veçantë dhe vlerat e librit të tij. Libri  në pesëqind faqet e tij në përmbajtje  përfshin një gamë të gjerë ngjarjesh, aktivitetesh, angazhimesh, përpjekjesh, katrahura vuajtjesh, persekutimeve, burgosjesh, ndjekje e internimeve, protesta, demonstrata, pakënaqësi, revolta, vuajtje, përsiatjeve dhe përpjekjeve e brezave për çlirim e trojeve stërgjyshore  të copëtuara dhe të robëruara padrejtësisht nga armiqtë shekullor të shqiptarëve. Në këtë kontekst autori i librit Xhafer Leci shkruan dhe komenton me përpikëri ngjarjet dhe rrethanat, fakte dhe aktorët gjithmonë duke thënë të vërtetën. Në politikë dhe jetën politike, vokacioni i provuar edhe në sferën e krijimtarisë letrare dhe talenti dhe dhuntia natyrale e autorit në komunikim me lexuesin bëjnë që libri në fjalë të jetë një brumë i mirë për studiuesit e letërsisë shqipe.

Ky libër do e freskoj kujtesën e shumë kujt për të bërat dhe të pa bërat, për luftën për liri dhe pavarësi e Kosovës dhe bashkim të trojeve kombëtare në një shtet, si të drejt të natyrshme dhe të pa tjetërsueshme të kombit shqiptar, gjë për të cilën autori i këtij libri punoj dhe veproj tërë jetën me përkushtim të jashtëzakonshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat