Poezi që bëjnë thirrje për angazhim në zbardhjen e fatit të pagjeturve

Libra

Poezi që bëjnë thirrje për angazhim në zbardhjen e fatit të pagjeturve

Nga: Milazim F. KADRIU Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 08:22
Mevlyde Mezini Saraçi “Dhembje që vret” (grup autorësh), botoi QKPSHA GJAKOVA, 2017

Kohë më parë autorja e dhjetëra librave dhe njëherësh veprimtare e dalluar e çështjes kombëtare  Mevlyde Mezini Saraçi, tuboi rreth 60 poet të cilët shkruan poezi për të pagjeturit nga lufta e fundit në Kosovë. Kështu ajo tuboi ato poezi dhe i botoi në librin e saj antologjik të titulluar  “Dhembje që vret”. Duke u nisur nga vetë titulli që është shumë i qëlluar po edhe nga poezitë që gjenden brenda kopertonave të këtij libri shohim se  kjo dhembje e madhe e popullit tonë vret shumë zemra, jo vetëm të familjarëve të të pagjeturve por edhe të poetëve  nga e gjithë gjeografia jonë.

Të gjitha poezitë e këtij libri ju kushtohen  personave të zhdukur nga kriminelët serbë, në luftën e fundit në Kosovë!

Dhimbjet për të pagjeturit vazhdojnë të shqetësojnë zemrat e rreth dy mijë familjeve në Kosovë që kanë më të dashurit e tyre të pagjetur që edhe  pas  kaq vitesh nga përfundimi i luftës ata nuk kanë asnjë lajmë se ku gjenden më të dashurit e tyre. Dhe me të drejtë është konstatuar sa e sa herë se të pagjeturit në Kosovë kanë mbetur kategoria më e margjinalizuar  e shoqërisë.

Me plotë të drejtë familjarët e të pagjeturve kërkojnë të dinë për fatin e më të dashurve të tyre, kjo është e drejtë e pamohueshme dhe e patjetërsueshme  e tyre. Derisa ata të mos dinë për fatin e të pagjeturve, derisa ju mungon trupi i tyre, varri ku do të preheshin eshtrat e tyre dhe ku do të viheshin lule të freskëta në ditë të caktuara kjo është një vrasje e dytë ngase ata janë privuar  dhunshëm nga jeta dhe më pas u është privuar e drejta që të kenë një varr dhe këtë ka mund ta bëjë vetëm barbaria serbe e cila edhe përkundër gjitha atyre krimeve nuk ka marr dënimin e merituar nga bashkësia ndërkombëtare.

Autorja e librit Mevlyde Mezini Saraçi në parathënien e librit ndër tjera thotë : “Poetët e kanë shikimin e largët dhe ndjenjat e tyre shpërthejnë për të arritur pranë shpirtit të dëlirë të të zhdukurve, të cilët në heshtje të thellë presin të prehen të qetë në tokën  me aromë të atdheut për të cilën edhe ranë, por edhe si dëshmitarë të një kohe tragjike për kombin tonë.

Edhe kjo antologji është një thirrje për të bërë më shumë angazhim në zbardhjen e fatit të zhdukurve, është një akuzë kundër kriminelëve serbë dhe Serbisë, shtetit më kriminal në botë por edhe për të zgjuar ndërgjegjen e fjetur kombëtare dhe ndërkombëtare për veprimet apo mos veprimet e tyre në këtë drejtim.”

Redaktori i librit Mr. Muhamet Rogova në shkrimin e tij ndër tjera thotë : ”Lugetërit serbë sikur dolën  nga mesjeta  e hershme, të etur për gjak shqiptari, të drejtuar nga i çmenduri Millosheviq edhe me bekimin e kishës  ortodokse serbe, u vërsulën kundër shqiptarëve  duke ushtruar gjenocidin më të tmerrshëm mbi ta, duke i vrarë, masakruar, duke i plaçkitur, djegur, dhunuar dhe duke i dëbuar në mënyrë masive nga shtëpitë dhe trojet e tyre për të bërë spastrimin etnik të tokave shqiptare.

Kështu kishin vepruar në mesjetë, por kështu vepruan edhe gjatë  viteve 1877-78 me shqiptarët  e Sanxhakut të Nishit duke i vrarë, masakruar, plaçkitur dhe dëbuar me qindra mijëra nga trojet e tyre.

Të gjitha  ato krime i bënë  në sytë e Evropës së “qytetëruar” pa e çarë  kokën dhe pa marrë as  vërejtjen më të vogël prej tyre.”

 Andaj me të drejtë  konstatohet se të gjithë poetët e përfshirë në këtë libër kush më  shumë e kush më thellë  kanë shkrirë shpirtin poetik dhe me vargjet e tyre kanë shpreh dhembje për të pagjeturit, duke shpreh ndjenjat e shpirtit krijues e kombëtar.

Poetët e përfshirë në libër janë nga të gjitha trojet shqiptare dhe të gjithë ndajnë dhembjen me familjarët e të pagjeturve ngase kjo është një dhembje gjithë kombëtare.

Në libër janë përfaqësuar me vargjet e tyre këta poet : Agim Desku, Ajet Shala, Ali Tahiri, Ali Prebreza, Alma Feruni, Anila Mihali, Ardita Lajçi Gjocaj, Asllan Qyqalla, Besnik Gashi-Drenica, Bilall Maliqi, Dije Lohaj, Eduard M. Dilo, Dhimitër Nica, Fadil H. Curri, Festlinda Hyseni, Flora Peci, Hamdi K. Aliu, Hysen H. Ymeri, Ismet Tahiraj, Izet  Abdyli, Izet Shala, Izet Hoti, Izri Rexha, Jahë Fida, Luan Kalana, Lulzim Logu, Lulzim Hajdari, Lumo Kolleshi, Maxhun Osmanaj, Mevlyde Mezini Saraçi, Minire Rukovci, Mirlinda Koxha, Mirvete Kabashi Leku, Milazim F. Kadriu, Muharrem Kurti, Mustafë Ismaili, Nafi Çegrani, Naxhije Doçi, Nezir Prokshi, Nexhi Baushi, Rozeta Kreste, Rudi Berisha, Rrahim M. Sadiku, Rrahman Hyseni, Sevdije Rexhepi, Shaip Bllaca, Sheremet Prokshi, Sherife Berisha Thaqi, Shkëndije Hoda, Shqiponjë Tahiri, Tahir Bezhani, Tyran Prizren Spahiu, Vera Istrefaj, Zymer Mehani, Zymrije Salihu, Xhemile Aliu, Xhevrije Kurteshi Nimani, Xhyhere Vezaj Maçkaj.

Andaj ky libër me poezi për të pagjeturit është pritë mirë nga lexuesit Të gjithë ata që shkruan poezi  këtu janë  të nderuar por më meritorja është Mevlyde Mezini Saraçi, që i tuboi poezitë dhe ua solli lexuesve. Petët këtë dhimbje të madhe e kanë  shprehur nëpërmjet vargjeve, kushtuar  të pagjeturve të cilët u zhdukën  gjatë luftës në Kosovë e që këtë e bëri agresori serb dhe assesi kjo nuk bënë të harrohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat