Kush është Malala?

Libra

Kush është Malala?

Merxhan Jakupi Nga Merxhan Jakupi Më 21 shkurt 2018 Në ora: 11:20
Kopertina e librit

Heroina dhe luftëtarja Malala Jusafzai, që simbolizoi kauzën më dinjitoze dhe fisnike për arsimimin e vajzave muslimane në botë, në nëntor të vitit 2012, në lulen e rinisë, kur i mbushi 15 vjet talebanët e qëlluan në kokë. Kur minibusi arriti para korridorit të shkollës, Malala me gjithë shoqet e shkollës hynë brenda. Ishin 20 vajza dhe tre mësuese. Malala ishte ulur në sediljen  e fundit mes dy shoqeve të saj. Nga xhamat e minibusit ajo vështronte malet e Hindukusit, të mbuluara me dëborë. Pasi kishin kaluar ca kilometra në mes të rrugës një burrë që ngjante si student bëri me shenjë dhe ndaloi  furgonin. Shoferi iu tha vajzave të mos kenë frikë, se talebanët nuk mund të vrasin nxënës dhe fëmijë. Njëri me armë hapi derën e pasme dhe pyeti, kush është Malala Jusafzai? Askush nuk u përgjigj!. Ai disa herë përsëriti dhe në fund nxori pistoletën. Disa nga vajzat filluan të klithin dhe të qajnë. Në fund me pistoletë në kokë iu drejtua shoferit, duke e pyetur, trego kush është Malala ose do ta hedhim në erë furgonin. Në ato ?aste nga pas u dëgjua një zë i hollë dhe i ëmbël. - Unë jam Malala. Vrasësi shtiu me tre plumba në drejtim të vajzës. Një plumb e goditi në kokë Malalën dhe tjetri shoqen e saj në kraharor. Malala ra në prehrin e shoqes me sytë mbyllur dhe flokë të shpërndara me gjak. Malala e plagosur rëndë, në fund mbijetoi dhe u bë symbol dhe ikona e paqes në gjithë rruzullin tokësor dhe fituesja më e re e ?mimit Nobel për paqe. Pas rehabilitimit në një intervistë për gazetën Washington Post ajo rrëfente. Në epokën e artë të kalifatëve Abazit, një vajzë shumë e re recitonte poezi. Kalifi kishte dëgjuar dhe e kishte sjellë në pallat. Kur ajo hoqi burkën, të magjepste me fytyrën e  bukur. Kalifi iu drejtua: Një ndër parimet e islamit është se femrat duhet të arsimohen, emancipohen dhe moralizohen. Kalifi tha, në Kuran 36 herë përmendet kalem (lapsi). Ti duhet të shkosh në medrese dhe ta heqësh burkën. Islami nuk e urren të bukurën, artin, shkencën dhe dijen, tha Kalifi Abazit. Malala i tha gazetarit se si pas tezës dhe parimeve islame, ?do musliman dhe muslimane duhet të kalojë në tre hallka; 1. Edukimin 2. Arsimimin 3.  Ligjin e etikës  islame (moralizimin). 1. Prindërit të edukojnë fëmijët; 2. Mësuesit të arsimojnë nxënësit;  3. Klerikët si predikues të moralizojnë. Malala rrjedh nga një familje e arsimuar, respektuar dhe kultivuar me vlera islame. Ajo respekton gjithë religjionet duke aluduar se gjithë religjionet kanë të njëjtat  vlera universale  dhe dashuri të njëjtë ndaj Zotit. Malala u bë simboli figura për brezat e rinj duke luftuar për arsimin, edukimin dhe emancipimin e femrave në gjithë botën. Kauza e saj është për të luftuar  dhe sfiduar ekstremistët e ?mendur dhe klerikët fanatikë dhe konservatorë. Mesazhi i saj, ëndrra dhe zëri i saj i fuqishëm është për të dalë nga robëria, errësira për të luftuar analfabetizmin.

Malala theu gjithë tabutë e botës feministe muslimane. Me dinjitet, sinqeritet të kristaltë apelon në mesazhin e saj se talebanët, ISIS dhe grupet radikale dhe terroriste, janë kundër parimeve dhe vlerave të islamit dhe botës islame, dhe se  Islami është fe e paqes me vlera universale.  Mes fëmijërisë dhe adoleshencës, Malala dhe mijëra shoqe të saj përjetuan një histori të tmerrshme dhe të dhunshme, mistere, agoni dhe histeri nga ekstremistët dhe terroristët talebanë. Në ditarin e saj ajo shkruan se ishte 10 vje?are kur talebanët zbritën në luginën tonë. Në fillim liderët dhe misionarët  talebanë, paraqiteshin me imazh sufist pacifist si reformatorë islamikë. Nëpër xhamija dhe medrese bënin transformimin e Kuranit dhe hadithet e profetit tonë Muhamedit. Ata kritikonin sistemin feudal, kanët, duke premtuar se kur ta marrin pushtetin këta provinca të varfra dhe toka të djegura do ti shndërrojnë në parajsë. Popullata e vuajtur, frustruar dhe zhgënjyer nga regjimet totalitare diktatoriale dhe elita e korruptuar kishin shpresa tek talebanët duke i përkrahur dhe ndihmuar. Ata me shumë shpresa dhe simpati i përkrahën se do të sjellin paqe, mirësi dhe begati. Shumë provinca të  Pakistanit dhe territore, talebanët i morën nën kontroll ku kontrollonin gjithë instucionet. Pas disa muaj filluan represaljet dhe ligjet dragonjane anticivilizuese. Ndaluan televizorët CD.DVD, postera me muzikë, mbyllën sallonet e femrave dhe meshkujve. Dogjën dhe shkatërruan dyqane me dekoracione për festat e Bajramit, lodrat për fëmijë, bizhuteri dhe gjithë artikujt nga perëndimi, kinse vetë talebanët vozitnin me makina luksoze, telefona të shtrenjtë celular dhe përdornin teknologjinë më të sofistikuar nga perëndimi. Talebanët  ndaluan vaksinat e foshnjave duke propaganduar kinse janë komplot amerikan për ti bërë gratë muslimane sterile. Ata shpallën dekrete se femrat nuk duhej të shkonin në shkollë. Vajzat që kishin ndërprerë shkollimin, shpërbleheshin me para.

Shumica e prindërve i largonin vajzat e tyre nga shkolla dhe në moshë të re i martonin. Talebanët e urrenin arsimimin e femrave por ata preferonin më së shumti për martesë femra të arsimuara mësuese, infermiere dhe mjeke, që është paradoksale dhe tragjikomike. Babai i Malalës  administronte një shkollë fillore që ishte  e ndarë në klasa paralele të dy gjinive. Duke shkuar në shkollë i ati i Malalës herët në mëngjes pa një grafit, letër e ngjitur në dyert e shkollës nga organizata islamike “Fedayeen te islam” ku shkruhej: Selam Alejkum! Shkolla  që ju zotëri  drejtoni  është laike, properëndimore, e pafe  dhe kundër vlerave islame. Mbylleni këtë shkollë sa më shpejt se do të marrësh në qafë nxënësit e pafajshëm. Para një muaji afër qytetit tonë në një qytezë një kamikaze kishte hyrë në klasë dhe kishte vrarë shumë nxënës dhe mësues të shkollës fillore. Babai i Malalës ishte një intelektual dhe activist i shquar që kishte ngritur zërin kundër talebanëve dhe organizatave ekstremiste. Ai me një letër ishte drejtuar partive dhe liderit “Fedyeen in islam”: Ju lutem në emër të zotit , mos na e ndaloni dijen, fuqinë më madhështore të njerëzimit, pasi dhe djalli tallet me ju. Ju jeni duke shkatërruar trashëgiminë kulturore dhe spirituale të popullit tonë, muzetë, shkollat, bibliotekat, thesarin e gjithë qytetërimeve dhe në fund qytetërimin islam. Në fund i ati i Malalës mbylli shkollën. Shumë shkolla biblioteka dhe tempuj talebanët i shkatërruan. Ata kishin zbritur në qendër të kryeqytetit Islamabad. Qeveria kishte humbur kontrollin. Vajza të reja të mbuluara me burka dhe djem të  rinj me shkopinj në duar shkatërronin thyenin xhamat dhe vitrinat e dyqaneve me CD. DVD, rrihnin vajza të reja që nuk ishin të mbuluara me burka. I gjithë ky episode i ngjante Natës së Kristaltë dhe Revolucionit Kulturor kinez.

Libri “Unë jam Malala” është vepër e dytë pas ditarit të famshëm të Ana Frank, kjo vajzë tronditi gjithë botën. Ditari i saj është shumë emocionues dhe prekës për ?do lexues që ka lexuar librin “Unë jam Malala”. Për gjithë vajzat dhe djemtë mes fëmijërisë dhe adoleshencës që jetojnë në paqe, prologu i kësaj vajze dhe mijëra shoqeve të  saj është utopi dhe imagjinatë. Unë kur e lexova këtë vepër, mbeta shumë  i shqetësuar, ndjeva  dhimbje dhe trishtim. Në fund mora lapsin duke ilustruar,  mbajta shënime, dhe vendosa të shkruaj këtë kolumnë së paku për t’ua ndarë dhimbjet dhe lexuesve të mi. Protagonistja dhe heroina që preku dhe lëndoi zemrat e gjithë njerëzimit në tërë botën dituria e saj është një apologji dhe autobiografi e gjallë që nxori në dritë këngët e saj të pakënduara, mllefin, misterin, enigmën nga forcat e errëta të ekstremistëve dhe terroristëve talebanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat