Një libër për Bostonin, detyrim peng, dashuri, mirënjohje, sfidë…

Libra

Një libër për Bostonin, detyrim peng, dashuri, mirënjohje, sfidë…

Nga: Aziz Bytyçi Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 12:31
Ilustrim

Nga krijuesi i letrave shqipe,njeriu i mbi 70-të librave të botuara, profesor Namik Selmani i cili tani për tani është andej përtej Oqeanit Atlantik në Ameriken e largë, ku gjatë qendrimit të tij atje e botoi edhe një liber për Bostonin e SHBA-së. Disa vite më parë , e pikërisht më 2010, isha mysafir në Boston. Dikush le ta thotë bujtës, mik, po jo turist. Jo, jo, nuk isha i tillë, dhe pse Bostoni çdo ditë gëlon nga turistët nga të gjithë viset e kombësitë, në një kohë që ka komunitete nga gjithë bota që e vënë kokën në një jastëk të këtij shteti dhe e gdhijnë ditën me sa e sa ëndrra, me urimin që, të paktën, ia bëjnë vetes për më shumë mbrothësi, për më shumë begati. Isha më shumë se turist në këtë qytet para 6 vitesh, se po vija në Bostonin ku prej vitesh jeton e punon vajza ime. Brenda kohës që ishtë planifikuar, e bëra dhe një vizitë në Njy Jork që gjithsesi është një nga befasitë që njeriu duhet ta prekë të paktën një herë në jetë. Pa u ndikuar as nga rrjetet internetike, apo nga filmat, nga poezitë, nga reklamat, nga fletëpalosjet dhe librat e botuara për të, nga pikturat e shumta, nga rrëfimet e atyre që kaë qenë në këtë qytet që gjithsesi nuk janë të saktë në atë që tregojnë për shkak edhe të emocioneve, me të cilat ngarkohen apo dhe të asaj mundësie të pakët kohore dhe financiare që kanë në njohjen e tij të plotë, që e bëjnë më të gjallë këtë mrekulli botërore. Në një farë mënyre, m’u kujtua shprehja e ushtarakëve të botës se beteja fitohet kur shkelet nga këmba e këmbësorit.

Kur sheh flet e shkruan për Bostonin, patjetër mendon dhe përfytëron gjithë Amerikën. Ligjet e gjuhën e saj që kanë “pushtuar“ botën. Shtëpitë e saj karakteristike. Me pak kate, por dhe me pallate që puthin qiellin. Të shohësh Amerikën e madhe sy më sy, qofsh nga një vendi i madh apo i vogël gjeografikisht, ekonomikisht apo demografikisht është një guxim bukur i madh. Është si të prekësh një mal të lartë që kaherë ia ke lakmuar majën. Si një këngë që e dëgjoj dhe që në fillim të mbetet në buzë si ato lulet e rralla që, bashkë me ndjesinë e bukurisë, të japin dhe aromën e tyre. Është edhe një lumturi. Është një nga ato sfida që Amerika i ka patur të shumta në historinë e saj dhe që akoma është një sheshmejdan sfidash të gjithanshme, që shpesh bëhen edhe një lloj “shkolle‘ për të tjerët, por është edhe detyrim kur duam të mendojmë për bashkëjetesën mes kombeve. Të gjithë kemi nga pak Amerikë në veten tonë. Në ëndrrën e prekjes ose të mosprekjes së tokës së saj, të qiejve të saj, të hapjes së një Universiteti, të një parade mode për stilistët që e nisin plot dëshira dhe pasione atë rrugë pa ia ditur fundin diku në një qytet të Shqipërisë, të Kosovës apo dhe në Tetovë, Shkup, Gostivar. Pa folur për politikën. Në çdo përplasje të kreshnikëve të politikës shqiptare në Shqipëri në Kosovë e në Maqedoni, por nganjë herë dhe në Mal të Zi ne bëhemi me sy dhe veshë nga Uashingtoni, nga Njy Jorku. Pse jo, dhe nga Bostoni, ku ata që merren me shoqatat shqiptare thonë se në këtë shtet ka 70 000 shqiptarë. Në atë lidhje familjare qoftë dhe fisnore apo dhe të fqinjësisë që kemi me të. E që shumë herë bëhet garanci për të shënuar në shkresa se kush na mbështet në Amerikë në hapin e parë të qëndrimit. Në atë lidhje profesionale, pedagogjike. Në atë monedhë me emrin “dollar” që e mbajmë në duar në të gjithë botën e qetësohemi se nuk kemi nevojë të bëjmë këmbime të mëdha e të vogla në këmbimoren më të afërt apo në një bankë ku duhet të rrish në radhë deri sa të marrësh këtë shërbim. 
Në atë vargan njerëzish që futeshin në portet e mëdha të Amerikës, në Boston, Njy Jork në filim të shekullit XX apo dhe në fund të shekullit XIX, kishte edhe shumë shqiptarë të ardhur nga qytete të ndryshme. Nga Jugu e Veriu. Nga Kosova e Çamëria. Herë me një flamur kombëtar në torba e herë vetëm me plaçkat e trupit. Njerëz që mbanin në duar në ato torba të mbushura ca plaçka që mbajnë të gjithë udhëtarët e botës në udhë të largëta. Mbanin edhe njëri-tjetrin, ashtu si ndodh në të gjithë mërgimtarët e botës të të gjithë kohërave. Për të qenë shumë herë “krah” për njëri-tjetrin. E sytë e Amerikës u bënë pak nga pak edhe sytë e shqiptarëve që jetonin këtu. Me sfidat e vështirësitë e tyre. Me ëndrrat e pafund që ata thurnin tek mësonin shkronjat e reja apo kur mblidheshin mbrëmjeve dhe flisnin për hallet e tyre e të atyre që kishin lënë larg, sepse edhe kartat që dërgonin e merrnin, nuk e bënin dot ashtu si duhej. Mbase edhe këndonin ndonjë këngë me zë të ulët. Një këngë kurbeti. Një këngë dashurie të lënë në një krua, në një livadh, në një odë, në një shetitore qyteti. Një këngë për trimat e vendit të tyre që ishin bërë histori dhe duhet ta dëgjonin edhe këtu ku një gjuhë tjetër i priste në rrugë, në dyqan, në punë, në tren, në minierë e kudo. E ishte një shtet me ligje Amerika. Me kushtetutë. Me një diktat apo ndihmë që iu jepte të tjerëve. Tani për shqiptarët nuk është vështirë që të shohësh sytë e Amerikës. Bota është zvogëluar shumë nga mjetet që ajo përdor. Edhe nga Shqipëria e Kosova mund të ndjekësh se si ka mbirë bari një një nga parqet e Bostont dhe të Njy Jorkut se si kanë çelur lulet. Apo të shohësh se si ka rënë dëbora në Tomor e në Sharr.

Një libër qoftë, dhe modest në përmbajtjen dhe formën e tij, i përket atij komunikimi shpirtëror mes dy kombeve tanë. Le të hedhim të gjithë nga një gur të ri në një lloj letërsie që nuk e kemi parë rëndom. Para politikës, ekonomisë, fjala letrare duket se ka qenë (dhe vazhdon ) të jetë ende e brishtë. Po mos të hedhim gurë si në Kështjellën e Rozafës që e ngriti besa dhe pabesia shqiptare që shkoi deri në kufinjtë e mitit. E ka bërë pak folklori këtë gjë.

Po le të vijmë tek Bostoni që ia kam parë agimet jo në dimrin e ngarkuar me shumë dëborë, por kryesisht në pranverë apo dhe në verë, në datën 4 Korrik kur ata që ndodhen në këtë qytet dhe në këtë shtet bëhen paksa amerikanë me atë madhështi që prekin në Festën e Amerikës.

Është pak të thuash kureshti tek e prek këtë qytet. Një qytet me ca kode të veçanta sa të mistershme aq dhe të lexueshme. Një qytet me moshën 400- vjeçare, po për ato zhvillime të vrullshme ekonomike, kulturore, arkitekturore, historike, politike sociale duket se ka më shumë vite qytete ritmi. Kjo punë e madhe që është bërë në këtë qytet e kanë vënë atë në kurorën e qyteteve amerikanë që bëjnë garë të bukur për të qenë sa Amerikën pjesëtarë të këtij shteti të stërmadh, po aq dhe identitetin që ka secili prek këtyre qytete që më tej bëhen dhe simbole të shteteve ku ata bëjnë pjesë. Unë nuk marr dot statusin e një testuesi për kurora qytetesh për Amerikën, por mjafton që të kujtosh se Masaçusesim ku Bostoni është kryeqytet, e quajnë në Amerikë “Shpirti i Amerikës “. Kjo të bën të shohësh e të lexosh më mirë statusin e tij dje sot dhe nesër. Besoj se shumë e dinë se çdo makinë e një qytetari të Amerikës ka në targën e tij dhe atë moto që është identitet që ka shteti ku ata bëjnë pjesë. E shkon kjo shenjë në të gjithë Amerikën, shkon në Evropë dhe secili befasohet pak për këtë gjetje alla amerikane. E të gjithë besimet në botë, pavarësisht se kë kanë profet të tyre, e dinë shumë mirë se shpirti i një njeriu jeton më gjatë se vetë trupi se vetë ajo jetë e përkohshme që ata kanë fizikisht. Bostoni u themelua më 17 shtator 1630 nga kolonistët puritanë të ardhur nga Anglia. Puritanët e Kolonisë së Massaçhusett Bay shpesh ngatërrohen me pelegrinët që themeluan Koloninë e Plymouth-Personalitete që kanë lindur në Boston.janë Andreë Stanton Benjamin Franklin, Eliza Dushku Bostoni më kujton Xhon Kenedin. Amerikanët dhe historia le ta kujtojnë me të gjithë bëmat etj. Unë do të thoja se ai ka mbetur për urtësinë shqiptare me atë thënie që kurrë nuk vjetërohet për një njeriu që kudo ku jeton ka me vete dhe hallet e mëmëdheut të tij. “Mos thuaj se ç’ka bërë Amerika për ty, po thuaj se ç’ke bërë ti për Amerikën!” Tashmë Bostoni ashtu si dhe shumë qytete të tjera në Amerikë, kanë të paktën tre breza emigrantësh. Brezi i parë që shkelën në Amerikë tashmë është nëpër varret e shumta dhe aq të thjeshta që ka Masaçusesi apo dhe të dërguar në Shqipëri me amanetet dhe të hollat e siguruara nga vitet e punës këtu. Brezi i dytë është ai i viteve të socializmit që është fare pak e më tej vijnë 25 vjet emigrimi të veçantë. Grupi i parë ai më zyrtari, më masivi, është ai që erdhi këtu me mënyrën zyrtare të lëvizjes me atë që quhet rëndom Llotaria Amerikane. Dhe nuk janë pak që nga viti 1993 e deri tash u bënë gati 23 vjet që vazhdon kjo odise emigracioni.

Para pak kohësh shifrat zyrtare të Tiranës tregonin për një shifër prej 200 000 njerëz që kanë aplikuar për vitin 2016 Llotarinë Amerikane me shumë ëndrra për të ardhur në këtë vend shumë herë edhe pas zhgënjimit të politikave sociale dhe ekonomike që ka vendi ynë i origjinës.

Në këtë masë refugjatësh nuk kanë munguar dhe studentët, ata që kanë ardhur në mënyra të ndryshme dhe që më vonë kanë marrë statusin e qytetarit amerikan. Për të ardhur më tej në atë njerëz që i gëzohen bashkimit familjar nga vajzat, djemtë, që janë kryesisht prindërit e të afërmit e grupit të emigrantëve që kanë fituar statusin e shtetasit. Pak më e shpejtë si kohë kur është fjala për prindërit e pak më e gjatë kur aplikimi vjen nga pjesëtarë të tjerë të familjes si motra, vëllai, si kunetërit etj. Duke folur me zotin Mark Kosmo, kryetar i Lidhjes Shqiptaro- Amerikane për Masaçusesin mësojmë se në Boston popullsia shqiptare është rreth 2 përqind ose rreth 70 000 banorë ndërsa në mbarë shtetin e Masaçuçesit është rreth 1 përqind. Mos u çuditni dhe besojeni këtë fakt! Në një nga ambulancat shtetërore të Bostonit të Jugut bashkë me anglishten kishte dhe udhëzime shqip. Kishte rreth 10 punonjëse që i përkisnin komunitetit shqiptar që punonin atje si mjekë, infermjere, etj. Në të takuam zonjën Violeta Koçi nga Gjirokastra që kishte aty si punonjëse që prej 17 vitesh. Pak për të thënë se komuniteti shqiptar mund të ndikojë në jetën politike ekonomike, sociale, artistike apo fetare të një qyteti si Bostoni që është vërtet ( këtë e thonë dhe vetë amerikanët ) ajka e qyteteve amerikanë. Gjithsesi kjo shifër nuk po lëviz dhe aq shumë, sepse rregullat e ardhjes në këtë vend janë vërtet të forta. Bostoni e rrethinat e tij, si mund t’i quajmë bashkitë e Kuincit, Bedfordit, Brejtnerit, Uimuthit, që janë rreth tij është pjesa më e fuqishme e jetës amerikane. E njëjtë më atë ritëm të lartë të lëvizjes, të biznesit, të kulturës të jetës social të asaj harmonie që ka këtu jeta e komuniteteve të ndryshme me vendasit që kanë banuar këtu prej dekadash. E gjithë kjo jetë i ngjan një çast asaj pjergullës së rrushit diku në një fshat malor tipik shqiptar në Devoll, në Skrapar, në Përmet e gjetkë ku nuk ka vreshta të mëdha. Pjergulla e mbushur me rrush që e përkëdhel dielli cep më cep, nuk rri dot pa u mbështetur tek lisi i lartë.

Mjafton që të kujtojmë se në këtë qytet deri para pak kohësh ka qenë një restorant legjendë i Antoni Athanasit që para pak kohësh u prish për të ndërtuar në këtë vend një Qendër të madhe tregtare. Aftësia e shqiptarit punëtor dhe aq të mençur u vlerësua në të gjallë e pas jetës nga të gjithë ata që e njohën ose që ishin prej vitesh edhe klientë të rregullt të tij. Një paradë e shtatë presidentëve të SHBA, nga Xhon Kenedi, me lukun e tij te qeshur e rinor, klient i vjetër i restorantit, e deri tek Bushi e Klintoni. Nga Perandori i Japonise Aki Hito e deri tek Kançelari gjerman Helmut Kohl. Pa harruar njerezit me te rëndësishëm të shtetit shqiptar. Një album në faqet e zverdhura të tij qëndronin Noli dhe Ramiz Alia, Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Pandeli Majko Sekretari i Shtetit – ish Senatori i Maseçusetitit, miku i Athanasit, John Kerry u shpreh, kur vdiq legjenda shqiptare në Amerikë, se :”Anthony Athanas jetoi ëndrrën amerikane dhe për asnjë minutë nuk harroi se nga kishte ardhur. Me një prejardhje të thjeshtë nga Shqipëria, Antoni mundi të realizojë ëndrrën e çdo emigranti duke punuar dhe arritur të bëhet një institucion kombëtar,” tha senatori Kerry.

Libri për Bostonin është një mirënjohje për atë që është bërë në këtë vend për zgjimin energjive të kombit tim që këtu sheh një pjesë të historisë së re kombëtare. Gjithsesi është një minierë e vërtetë ku ti gërmon dhe kur thua se ke gjetur mineralin më të pastër, atëherë nuk duhet të harrosh se ende ka shumë e shumë për të thënë, për të shkruar. Duke takuar mjaft intelektualë, por dhe njerëz të thjeshtë që në Shqipëri kanë patur profesione të ndryshme, më erdhi në mendje ai dyvargësh lapidar i të madhit Fan Noli “Mbahu nënë e mos ki frikë -se ke djemtë në Amerikë E dua Bostonin se për herë të parë këtu kam njohur ose më saktë kam prekur tokën amerikane që është një ëndërr e shumë njerëzve. E dua Bostonin se që më 1968 ku kam dëgjuar shprehjen e madhe të Xhon Kenedit që nuk i drejtohet një kombi të tërë, një bote te tërë, jo vetëm popullit amerikan për atë motiv të madh të jetës, po mbarë një bote. “Ne duan që të dërgojmë në hënë, jo vetëm një njeri ose disa njerëz, po një komb të tërë.” E kur dëgjoj dhimbshëm shumë herë bashkëatdhetarët e mi që, kur takohen në atë pyetje të thjeshtë se si ia kalon shoku që e ka pranë përgjigjen me atë fjalën SHTYJE, më vjen të ulurij se ende nuk kemi marrë motivin e një jete që duhet të lëvizë fort, vrullshëm. E dua Bostonin se ai është Qyteti i Dritës, i Librit, i Tingullit, i Sirenave të vaporëve dhe të avionëve. Të gjithë kemi dëgjuar për Harvardin. Të një Harvardi që ka patur në gjirin e vet edhe Zonjën e madhe Hilari Klinton, po dhe të mençurit e kombit tim. E sa e sa të tjerë. E mirënjohja për atë nivel të lartë të studimit, të arsimimit që, për hir të së vërtetës, nuk fillon në shkollën e lartë, por që në shkronjat e para. Atëherë të vjen brenda vetes një dëshirë e madhe që të flasësh, të shkruash pavarësisht se sa fuqi ke që ta artikulosh në një tribunë, në një libër, në një gazetë. 

Kur erdha në Amerikë, dikush e dikur më pyeti prej nga vija. Ku kisha jetuar deri në atë kohë. Dhe po flisja. Mendoja, se flisja bukur. Ëmbël, Fytyra më merrte dritë, kur flisja për vendlindjen e viset e mia. Po duket se sytë e mi nuk kishin bërë detyrën ashtu si duhet aq mirë. Kishte një lartësi jete që s’e kisha prekur. Që nuk kishte emër, por që dukej se ishte e madhe. E bukur. E fortë. E ( pa) arritshme për atë kohë. Po, thashë me vete, duhen parë sytë e Amerikës. Dhe dashuria e bukur, e fortë, më e madhja në botë nuk fillon te kuleta, te celulari, te makina, te moteli, por tek sytë. U pamë sy më sy me Amerikën unë dhe familja ime. Ia kërkova asaj asaj që të më jepte sy të tjerë për të parë udhën , kur të hapja derën, kur të prekja bukën, kur të hapja derën e makinës, kur të shihja se si luante para meje zjarri si një lodër fëminore. Kërkova sy që të shoh blerimin e ri e të mos dehen e të mos vë kurora që të them se atje dhe këtu ishte më bukur se këtu. Joo, Nuk ka kurora se vetë jeta ia vë kurorën bukurisë. Doja forcë që të mundja ndonjë ortek që mund të vinte në rrugët e jetës. . Se deri në atë kohë në xhep, në trastë, në duar kisha një busull dhe thashë se ajo nuk ishte e vetmja që kisha unë që kishin të tjerë si unë. Se ishte kur merr ujë pampori dhe avioni hap dyert e sigurisë në atë luftë kur asnjë nuk e di se si do mbarojë lufta me të keqen. U dashka ajo busull, e doja në atë udhë një fllad të ri që të më ngrohte këmbën e të më ngrohte gjoksin. Se doja forcë prandaj më duhej që të shihja dhe yjet e flamurit amerikan në shumë shtete të tij edhe në kufi të tij. Dhe kënga donte lartimin. Donte fitoren e pafituar. Se direkët e Anijes së jetës donin forcë, donin një këngë të re peshkatarësh.

Dhe eca. Dhe ndala. Dhe qava nga fitorja e bukurisë, dhe mësova atë që nuk e dija . Dhe u lumturova . Merrni një copë të shkrimit tim në udhëtim, miqtë e mi! Merreni e mos u lodhni kaq sa unë! Do ta keni më të lehtë fitoren, kur të nisni betejën. Më të lehtëëë. Libra të tillë ushqehen nga një dritë e fortë dashurie, por që bashkohen aq natyrshëm edhe me atë dritë që i ushqen në çdo shkronjë dhe iu jep një pasaportë të vlefshme për të kapërcyer doganat jo vetëm në Amerikë, por edhe në Evropë, edhe në Azi, kudo ku ka emigrantë shqiptarë. Se ku më shumë e ku më pak, hallet, gëzimet, ëndrrat, shqetësimet e udhët e emigrantëve janë të njëjta në të gjithë botën, në të gjithë kombet. Të gjitha motivet më të bukura i ka një libër që do t’i shkonte ky titull “Në dritat e Bostonit” Të gjithaaaaa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat