Komunikimet në veprën me titullin ,,Lora” të autorit Asllan Qyqalles

Libra

Komunikimet në veprën me titullin ,,Lora” të autorit Asllan Qyqalles

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 11:22
Ballina e librit të poetit, të profesorit dhe të aktivistit të vyeshëm të aktiviteteve kulturore në komunën e Fushë Kosovës- Asllan Qyqalles

Kompozicioni në këtë vepër përveç divergjencave komunikuese, ka edhe akordime metaforik të profesorit, të poetit dhe të aktivistit të vyeshëm të aktiviteteve kulturore - Asllam Qyqalles, i cili kur i bashkon  kërkesat dhe synimet, me plotë sinqeritet dhe korrektësi shpalos kohën e cila e ka tejkaluar dhe nuk i ofron privilegje

Këto ditë doli nga shtypi dhe u promovua edhe një vepër  me poezi e të vyeshmit poet, profesor nga Fushë Kosova Asllan Qyqalles. Në kumtesën kushtua këtij libri  Ma.sc. Izet Shala  në mes tjerash thuhet: ” Që  në  kontaktin  e parë me poezi në veprën me titullin ,,Lora“,  të autorit  Asllan Qyqalla  i cili  provon të  përmbyll  meditimin  për “Lorën”,  brenda kopertonave të kësaj  vepre e gjejmë ndjesinë e komunikimit të cilat degdisin  pulset dhe vrushkujt e gjakut, sa nuk pëlcasin nga zjarri në oqeanin e ngrirë. Kjo vepër me poezi si tërësi në secilën poezi në veçanti  përforcohet, komunikimin  dhe adaptimi nëpër shkallët sipërore të të  formësuarit, të  kuptuarit, të analizuarit, të sitentizuarit e të praktikuarit në formë dhe përmbajtje me poezinë me titullin “Ngjyrat e dhembjes”.Nëpërmjet këtyre poezive poeti Qyqalla komunikon me lexuesin më secilën poezi, shtresë shoqërore, institucion profesional  dhe përfundimisht kush më shumë e kush më pak gjënë  në vargje, ndjesinë, komunikimin, përditshmërinë  dhe përballje në mes  dëshirës dhe realitetit- pa dashur që  të humbë  para verdiktit  të ligjit të universit, vargjet komunikojnë:

Unë poeti 

Serenatën e mësova në dimrin e vonë

Nuk dita  të lozë në harpën e Betovenit

Në Kohë.

Ky kompozicion – tha në vazhdim të fjalës së  tij  Shala - përveç divergjencave komunikuese, ka akordime metaforik të profesorit, të poetit dhe aktivisti i vyeshëm të aktiviteteve kulturore Asllan Qyqalla, i cili me poezitë e tij  i bashkon  kërkesat dhe synimet e  veta, me plotë sinqeritet dhe korrektësi shpalos kohën e cila e ka tejkaluar dhe si e tillë nuk i ofron  privilegje. Këmbëngulësia që të rrugëtoj pas fatit Sermbian, autorin i librit me titullin  “Lorëa” as cunamet e as uraganet, pavarësisht ndjesive, fuqive dhe fytyrave që shpërfaqin, nuk e prapësojnë në misionin e shenjt që i ka shkruar vetvetes, përball njeriut dhe universit, sepse për autorin mjalti  i shërimit të  jetës është  ëndrra e Lorës.

Poetet, nuk i takojnë  përditshmërisë së rëndomtë të frymoreve, jo për nga emetim, por shija, formësimi, ndjesia, komunikimi, misioni, përballja, përjetimet dhe kurorëzimi pa llogaritur çmimin në aktin e fundit, për të hyjnore është ëndrrën të kthej në  shtratin e vet. Këtë planimetri na përforcon, poezia ,, Lora e Prishtinës” të autorit Asllan Qyqalla shprehet:

Sërish takim në Prishtinë 

Hyjnesha  Hanë zbret në kujtime 

Me vete kishte heshtjen shenjtërore.

Asnjëherë të vetme, poetet nuk sprapsen as nuk heqin  kërkesën e vet të realizimit  në bashkëjetesë me fatin, sa do  që koha dhe njerëzit nuk anojnë dhe s`i krijojnë favore në këtë ëndërr real të autorit, Qyqyalla. Ai kthehet në Prishtinë dhe kërkon takim me “Lorën” e Prishtinës, por Hyjnesha e poetit ishte dhe mbetet, hyjneshë, Lora, Lora e poetit ishte vetëm një, dhe ajo ishte Lora shenjtore e heshtjes.  Poeti Qyqalla në librin e tij melodizon fishkëllimat e erës dhe lotët e “Lorës”, me Lorën në shi, Kjo shpalos dhimbjen, largësinë fizike të dy personazheve, përveç  përafrisë së komunikimit që përzihet mes mallit dhe kohës apo Lorës dhe Lanit. Ky kumt sjell demistifikimin abstrakt të komunikimit sikur në këto vargje.

Lora brumon gjinjtë 

Me mall dashurie 

Lani ndjen kohën

Në detin e ngrirë të dëshirave.

Fatet shpesh dine të hakmerren në këtë botë hokatarë, por ngushëllimi nuk është ndjesia e kohës së shkuar dhe as deti i ngrirë i dëshirave, jeta ka parimet dhe filozofit, ka  pentagramet, notat  dhe tekstin  me mesazhin që le si trashëgimi  në kodin e adenës portretizo të materies së  njeriut. Sinkronizimi kronikat i poetit Qyqalla vjen në afektin sentimental, që shkakton drithërim emocionale të fjalës dhe mungesës së shikimit në pasqyrë të Lorës dhe revoltohet duke përplasur parimin e mos durimit deri në  ikje të pakthyeshme.

Lora dashurohet në sintagmën e fjalës,

Shikohet në pasqyrën e emocionit,

Ik në luginën e gabelëve

Fjala ngrit ndjesinë emocionale, përjetimi i poetit dhe para imagjinomi i Lorës në pasqyrën e emocionit, shkakton  shkarje, mllef dhe pezëm të afektizuar të poeti, duke kërkuar ikje të njëanshme  që ky nuk e pranon dhe  i bindet reales por realizon me sintagmën e fjalës. Se letërsia dhe komunikimi poetikë-metaforik rivërteton besueshmërinë e autorit për dashurinë e Lorës dhe i jep jetë e shpresë, kuptim emblematik, që jeta jetësohet pavarësisht kalivareve, një dëshmi e pashlyer janë vargjet e poezisë ,, Drithërimë”

Mirëmbrëma Lan 

Me del  një portret në ekran

Vajzë bionde me plotë andralla

Emër i veçantë në këtë acar të ftohtë.

Ekranit të poetit nuk i mungojnë  drita as kur pakësohet Drini i Bardhë e Drini i Zi,as kur shteron Vjosa e Osumi, ai dhe Lora kanë Adriatikun dhe Jonin, kanë Thëllëzën që  drithërimat muzikale të acarit të ftohtë i kthejnë në koncert pranvere. Ky vargëzim po më sforcon në argumentin e pamohueshëm se , autori ka eksploruar në galeritë e pasura të eksperiencave, të ndërtimit poetik të poezisë lirike dhe elegjiake  në erotikën si vlerë  sublime në jetën e artistit dhe njeriut vërehen ne poezinë me titullin  ,,Zjarr Qepallash”:

Ti , unë e dashuria në polenin e pluhurit

Ende ndezim zjarrin…

Zjarri  padyshim se ngroh, dritëson dhe qëndron i ndezur, nëpër kohë brezash se Lora dhe Lani kanë yjet dhe hënën  dashuri të përjetësive që ndriçojnë universin e jetës së tyre. Sa i pathyer është Lani dhe vargu i tij në librin “Lora”, reflekton në dashuri njerëzore të bashkë rrugëtarit të tij në natën me Hënë e yje  dhe mrekullinë çudibërëse të mendimsimit elitar artistik-letrar me veprën Lora. Sa do që fjalët i ka cunam ato nuk vrasin, por e tregojnë mbi fuqinë e dashurisë në gjolin e kriptë të jetës. Ndërsa, dr. Zejnepe Alili  Rexhepi thotë: ,,Ne vargjet e autorit te veprës Lora , është i ndjeshëm përjetimi, jo si ndonjë postulat biblike, por është i lirshëm qe buron nga shpirti i njeriut, qe ka nevoje  me shërua dhembjen dhe plagën e saj, plagën e vet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat