"Të gjitha vetëm për nanën Shqipni"- Gon Serreqi

Libra

"Të gjitha vetëm për nanën Shqipni"- Gon Serreqi

Nga: Isak Ahmeti Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 20:24
Kopertina e librit

(Ramadan Haziri, shkrimtar, brenda konstelacionit të sotëm letrar paraqet një dukuri unikale: një autor që në letrat shqipe shfaqet në moshën më të pjekur dhe njëkohësisht autor i ri me përvojë, por që me veprën e vet letrare si në aspektin stilistik e veçmas atë tematik, ka arritur të imponohet,natyrshëm, brenda hierarkisë letrare si një ekzemplar narrativ origjinal.Është ky një prozator që me veprën e vet letrare del jashtë çdo klisheu,një dukuri sui generis që ; siç thotë R.Musliu, nuk mund të futet brenda asnjë stereotipi të prozës aktuale  romanore.Autori në fjalë, Ramadan Haziri,fillimisht e boton librin publicistik: Arti i atdhedashurisë,ku dëshmohet pozicioni intelektual i tij, për të vazhduar më pas me librin me tregime: Moçalet e Sazlisë(2002),dhe me romane të njëpasnjëshëm.ku dëshmohet profili i tij krijues.

ËNDRRA ATDHETARE E GJON SERREQIT-roman

Shkrimtari i njohur;Ramadan Haziri,veç tjerave ka notuar edhe romanin romanin e tij të me totull:Ëndrra atdhetare e Gjon Serreqit,Saga,Prishtinë,2015,fq.286. Siç e thotë edhe vetë titulli i romanit,autori  ,Ramadan Haziri , me mjeshtëri artistike ka shtjelluar figurën e ndritur të intelektualit dhe atdhetarit  të shquar Gjon Serreqi(1920-1947).

Gjon Serreqi ,i lindur në shtëpinë e Gjergj Serreqit,i formuar fillimisht në Seminarin e Prizrenit dhe më pas në qendrat universitare në Zagreb ,Pizë dhe Firencë,doli si meteor ,shkëlqeu mbi qiellin e shqiptarisë në kohën më të ligë të  pasluftës së Dytë Botërore.Atë e zunë,e burgosën,e pushkatuan por pa arritur që ta thyejnë.Ai,edhe sipas autorit të këtij romani që lexohet me një frymë, ishte një fitues moral përballë komunistëve(fq.11).Ai pati për moto të jetës"TË GJITHA VETËM PËR NANËN SHQIPNI".Natyrisht,për këtë ide,ideal,idealizëm,siç shkruhet në romanin në fjalë,Gjon Serreqi e flijoi rininë, karierën, familjen, lumturinë...Gjithçka  bëri,veproi dhe për "një Shqipëri etnike, demokratike e jo për një Shqipëri zogiste apo komuniste"-moto e jetës së Gjonit dhe moto e romanit në fjalë.Gjon Serreqi, sipas autorit të romanit, mbetet figurë emblematike ,e pavdekshme,edhe për faktin se ai më shumë se jetën e vet e deshi Shqipërinë etnike, popullin shqiptar ,prandaj  testamentin e tij të jetës dhe të veprimtarisë  e shkroi dhe vulosi me gjak dhe atdhedashuri "TË GJITHA VETËM PËR NANËN SHQIPNI"!

Struktura e romanit në fjalë,siç e ka  vënë re edhe Haki Shaqiri (fq.294),është ndërtuar me tablo të gjalla, që dukën sikur janë larg njëra tjetrës ,por në fakt ato"copëza" janë shumë funksionale  dhe me plot sharm artistik  dhe si të tilla  i japin frymë dhe gjallëri,dinamikë ngjarjes që zhvillohet në Ferizaj ,n'Evropë ,në shkollë ,në kamp e deri në gjykatë,fytyra atdhetare e tradhtare, analfabetë e intelektualë dhe kështu,të gjitha këto,e kënaqin estetikisht lexuesin e vëmendshëm dhe të përkushtuar.
Vlen të theksohet se porosia e Gjon Serreqit por edhe e romanit në fjalë, është, siç e thotë edhe vetë autori: "TA KUPTONI MIRË SE NUK BËN PA BASHKIM TË TROJEVE ETNIKE"...

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat