Doli nga shtypi libri ”PRINCESHA MERI” (Roman) e autores Elhame Gjyrevci - Bota Sot
Doli nga shtypi libri ”PRINCESHA MERI” (Roman) e autores Elhame Gjyrevci

Libra

E mërkurë, 15 gusht 2018

Doli nga shtypi libri ”PRINCESHA MERI” (Roman) e autores Elhame Gjyrevci

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 19:33
Kopertina e librit

Karakteristikë e romanit të titulluar “PRINCESHA MERI” e autores Elhame Gjyrevci, është se autorja arrin të modifikojë motivin e ngjarjeve të jetës së personazhit mbi ndodhitë e ngjarjeve që kanë motiv të veçantë. Pastaj, nga ky motiv nxirret mesazhi, jo vetëm si një roman për fëmijë, por edhe për grupmoshat e të rriturve dhe të moshuarve.

Në roman do të hasim reflekset e një fëmije të mençur, në këtë rast Merit, që shquhet për zgjuarësinë, qëndrueshmërinë, trimërinë dhe gjindshmërinë e saj; e që fund e krye e përbën materien e romanit në fjalë, duke pasur parasysh kriterin kualitativ dhe të vlerës së ndërtimit të romanit. Autorja, Elhame Gjyrevci ka arritur idenë pa dashur të imponohet se çka është ajo që do lexuesi, sidomos fëmijët, e që gjatë ndërtimit të romanit lë mbresa se romani ka një nivel të lakmueshëm, gjë që romanet e rëndomta nuk e posedojn, pra këtë konstrukt të realizimit, apo motivin për të ndikuar te fëmijët.

Romani “PRINCESHA MERI” e autores Gjyrevci, mjaftueshëm sinjalizon për një avancim të ri të ndërtimit të romaneve të saj, krahasuar me romanet e botuara, e cila me një përkushtim dhe dashuri që ndien për fëmijët, dëshmon se shkrimtarja Gjyrveci, jo vetëm se vazhdon mënyrën e të shkruarit romane të pëlqyera nga lexuesit, porse priret kah thellimi i ideve dhe i shprehjeve që kapin vlera të një romani me kuptim dhe dimension të ri.

Madje, mund të thuhet se, në romanin në fjalë, si risi mund të merret edhe tendenca e vetë autores që, gjatë përshkrimit të romanit, është përqendruar që personazhin kryesor në roman, Merin, ta ngre dhe ta dallojë nga të gjithë si të veçantë, duke e shndërruar si një shëmbëlltyrë se çfarë mund të bëjë një fëmijë me talent të tillë për familjen e ngushtë dhe për shoqërinë. Mirëpo, mbi të gjitha, duhet dalluar lidhjen e ngjarjeve, ngase autorja, rolin e Merit e përkon si një princeshë të vërtetë me kurorë, që zgjon interesim te lexuesi dhe, jo rastësisht, autorja edhe e titullon librin  “PRINCESHA MERI” e që këtu Meri i tejkalon përmasat e një princeshe të fshatit, sepse ajo arrin të njihet edhe si princeshë e qytetit, ku ajo jeton për një kohë te gjyshërit e saj.

Autorja, për të shkruar këtë roman shumë të mirë, është përqendruar në mënyrë konkrete në shkak-pasojën e vështirësive të një fëmije kaq konkret, që për nga numri i romaneve të tilla, nuk është i bollshëm. Ndaj, autorja, me të drejtë i qaset punës për të shkruar një roman kryekëput kushtuar fëmijëve.

Ndërtimi i romanit “PRINCESHA MERI” i autores Elhame Gjyrevci, është kërkim i fatit të një fëmije, pra fatit të Merit, prej të cilës varet familja dhe shoqëria e fshatit. Autorja nxjerr një mësim për mënyrën sesi duhet vepruar një fëmijë për të ardhmen e tij.

Vërejmë në roman se, gjithnjë e më shumë, autorja i jep prioritet anës rezistuese dhe idesë, duke e pasuruar lidhjen familjare dhe, në përgjithësi, ndjeshmërinë dhe sakrificën e jetës. Kjo formë e të shkruarit është një tipar ndërgjegjësues për fëmijët dhe një vlerë qendrore e krijimtarisë së autores Elhame Gjyrevci.

Ndërkaq, jeta e një fëmije gjatë rritjes së tij, mund të jetë e mallkueshme kohë pas kohe, por duhet ditur se e ardhmja e tij triumfon çdoherë, në qoftë se ka qëndresën, shpresën, talentin e njeriut që nuk duhet dorëzuar kurrë.

Krejt në fund, siç do ta shihni pasi ta lexoni romanin, se planin realizues të këtij romani, autorja Elhame Dervisholli – Gjyrevci e arrin për mrekulli, duke përfshirë porosinë e qartë për fëmijët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test