Udhëkryqet e fatit - Bota Sot
Udhëkryqet e fatit

Libra

E shtunë, 26 maj 2018

Udhëkryqet e fatit

Nga: Isak Ahmeti Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 17:15
Kopertina e librit

Librin e parë"Arti i atdhedashurisë",publicistikë,e boton me 1999 ,ku është dëshmuar pozicioni intelektual i autorit.Mirëpo startin e vet letrar ,ai e bën me vëllimin me tregime"Moçalet e Sazlisë"(2002),për të vazhduar edhe me vepra të tjera,me romane, ku e ka dëshmuar edhe profilin e vet krijues.

Në vargun e veprave që ai ja botuar ,unë kam veçuar dy romanet e tij,atë për Gjon Serreqin, dhe "Udhëkryqet e fatit",të cilin këtu,me këtë rast,po e marr në shqyrtim.

Shkrimtari i njohur, Ramadan Haziri , veç tjerash , ka botuar edhe romanin: Udhëkryqet e fatit ,2012 ,fq. 233. Siç e thotë edhe vetë titulli ,në këtë roman ,  që lexohet me një frymë , autori ka shtjelluar udhëkryqet e fatit të njeriut tonë /të Kosovës/ nëpër rrjedhë të kohëve.Problemtika e trajtuar është mjaft interesante dhe e ndjeshshme dhe ka të bëjë me çështjen e konvertimit, përkatësisht të kalimit në fenë islame, me ndërprerjen vajtje-ardhje , me ndërprerjen e marrëdhënieve midis miqësive katolike apo"miqësive të moçme të cilat i kishin pasur nëpër fshatrat e largëta.

Më atë ndërprerje të vajtje-ardhje e kishin pasë kurorëzuar këtë farë ndryshimi të besimit të krishterë .Ata aspak nuk e kishin pasë të lehtë diferencimin nga laramanët" (fq.25).Përveç kësaj ,autori shtjellon edhe tema dhe nëntema  të tjera mjaft interesante dhe aktuale,

Në këtë roman, ç' është e vërteta, rrëfehet historia e mistershme e fisit , historia e dhimbshme e Hallës Sofi (gjyshes time nga Papazi, e martuar në Stubëll-vendlindja ime-vër.ime), që është një grua e guximshme, kreshnike, e fortë, e bukur dhe stoike.Përshkrimin e kësaj gruaje autori e ka bërë me një shkathtësi dhe bukuri të rrallë artistike, kështu që figura e saj,pas leximit të romanit në fjalë,të mbetet thellë në kujtesë.

Në roman ka zënë vend meritor edhe tema e shpërnguljeve të dhunshme të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike, zgjidhja e çështjes kombëtare, çështja e lirsë së Kosovës , martirizimi i Shqiptarëve të Malësisë së Karadakut( Stubllës,Vërnakollës , Binçës dhe Terzijajve ).

Në roman kemi plot personazhe si bartës të ideve  të caktuara ,si: Kec Papazi , Halla Sofi(lokja ime-vër.ime), Gjergji ( babai im-vër.ime ), studenti me dy emra :Nikollë-Seit, ekonomisti shqiptar , Ilmi Ferizi nga Papazi,Gaspri( i Serreqëve ),vëllau i Gjon Serreqit , i njohur i NDSH-së , të cilin e kishte dënuar me pushkatim pushteti serbosllav, Ndre Marku -martir i Karadakut,Maliq beg Gjinolli, dorë e zgjatur e pushtuesit pesëshekullor, etj.etj.përmes të të cilëve autori përçon ide dhe mesazhe të forta e të qarta që edhe sot e kësaj dite janë mjaft aktuale.

Në këtë roman, që lexohet me një frymë, autori në fjalë ka shtruar edhe një pyetje hamletiane:"Vallë , pse papazjanët e bënë konvertimin e besimit nga katolikë në myslimanë "?

...Në këtë pyetje përgjigjet rrëfimtari që është vetë autori ,Ramadan Haziri : "e kishin bërë nga një domosdoshmëri e cila kërkonte këtë sakrificë të lartë , këtë ballafaqim me ndërgjegjen e vet.Donin të kishin mundësinë për martesa të brezave  të rinj"(fq.25).

Krejt në fund le të theksojmë se ky roman ,përveç vlerave artistike , përmban edhe plot të vërteta historike dhe jetësore. Dhe shi për këtë lexohet me kënaqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test