Romancë dhe plazh – për një fundjavë ndryshe

Libra

Romancë dhe plazh – për një fundjavë ndryshe

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 10:14
Ilustrim

Libri perfekt i verës është i ndryshëm për çdo njeri.

Megjithatë, ka diçka joshëse te romancat që i bëjnë shoqëruesit më të mirë gjatë ditëve nën çadrën e plazhit.

Mbase është optimizmi që përcillet në shumicën e këtyre librave dhe ideja që e di 100 për qind se janë libra të tipit dhe jetuan të lumtur përgjithmonë.

A nuk na kemi nevojë të gjithë për pak pozitivitet?

Një plus një

Një romancë joshëse e pazakontë, një lidhje e pazakontë mes dy shpirtrave të humbur në rrethanat më të vështira të jetës. Një romancë e ngrohtë ku do të qeshni, do të qani dhe kur të shfletoni faqen e fundit do të donit të nisnit sërish nga e para.

Letra e harruar

Në një barkë në brigjet e Senës, gjendet një librari lundruese fare e veçantë, me emrin “Farmacia Letrare”, një vend kulture, ku librat nuk janë thjesht për lexim. Zhan Perduja, librashitësi i saj, mendon se çdo libër është balsam për shpirtin dhe çdokujt që hyn në librarinë e tij, si një shërues i mirë, i jep librin e duhur për çdo vështirësi në jetë. I vetmi njeri që, me sa duket, nuk po gjen shërim përmes letërsisë është ai vetë: prej njëzet e një vjetësh, ai jeton me kujtimin e së dashurës së tij Manonit, e cila ishte zhdukur një ditë krejt papritur duke i lënë vetëm një letër.

Central park

Alisa, një vajzë e re parisiane, dhe Gabrieli, pianist xhezi amerikan, zgjohen të prangosur me njëri-tjetrin në një stol në Central Park.

Nuk njihen dhe nuk u kujtohet se ku mund të jenë takuar.

Një natë më parë, Alisa po festonte me shoqet në Shans Elize kurse Gabrieli luante në piano në një klub të Dublinit.

E pamundur? E megjithatë…

Vajza daneze

Një libër i frymëzuar nga një ngjarje e vërtetë, një portret i brishtë i një martese që ngre pyetjen: Çfarë bën kur njeriu që dashuron duhet të ndryshojë?

Gjithçka nis nga një pyetje, një kërkesë e gruas ndaj burrit, ndërsa të dy janë duke pikturuar në studio, një kërkesë që çon drejt transformimit që asnjëri nga të dy nuk e kishte parashikuar.

Të gjitha të metat që dashuroj te ti

Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, Etani trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe.

Por bëhet menjëherë e qartë që Etani nuk ia thotë për biznes. I kalon mbrëmjet nëpër bare duke u ofruar pije të gjithëve e duke paguar fatura të kripura, rimobilon apartamentin e vet luksoz pa e vrarë mendjen për shpenzimet dhe e kalon kohën në shoqërinë e personave të padobishëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat