Grave shqiptare që kanë shkrirë dhe po e shkrijnë jetën për interesat e kombit ...

Libra

Grave shqiptare që kanë shkrirë dhe po e shkrijnë jetën për interesat e kombit ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 11 maj 2017 Në ora: 10:16
Ballina e librit me titullin“Testamenti i grave për gratë të autores Zenepe Luka

Fondacioni i gruas, me  njëzetë degët e saja, në rajon dhe  diasporë dhe kontribut të madh kanë dhënë për të bashkuar zërin e gruas shqiptare në regjion, në diasporë deri  në Amerikë  dhe  Australinë e largët. Zëri i saj buçiti dhe po buçet edhe sot fuqishëm edhe nëpër forume e konferenca botërore, ku me sukses  dhe me dinjitet po e përfaqëson gruaja intelektuale shqiptare

Në praninë e shumë dashamirëve të librit dhe anëtareve të Fondacionit kulturor “Nermin Vlora” të grave aktiviste nga trojet stërgjyshore dhe diaspora në pallatin e A. Vokshi në Gjakove dhe në ambientet e hotelit “Vlora Internacional” në Vlorë u bë promovimi i librit të autores dhe i aktivistet të mirënjohur  Zenepe Luka  me titullin “Testamenti i grave për gratë”.

Në recesionin e Vllasave Mustes dhe fjalët përshendetese të shumë grave të tjera  në mes tjerash u theksua dhe u konstatua se: “ Nuk do të thotë, se ne fjalët tona gjatë këtyre dy promovimeve  po ikim dhe po lëmë  të shkruar, atë, që nuk e kemi thënë me gojë. Jo! Brenda faqeve të  tij, është hedhur shkurtazi, se çfarë arriti të bëjë një fondacion grave, që ka emrin e shqiptares së madhe, Ambasadores së Kombit, Nermin Vlora Falaschi, përgjatë rrugëtimit të  saj gjatët këtij 15 vjeçar, por jo vetëm.

Ka disa arsye, që e motivuan këtë libër, të veçantë në llojin e vet, që u botua dhe u provua në prarim e shtatëdhjetë grave të këtij Fondacioni me rastin e kremtimit  e  15-vjetorit të  Fondacionit. Ai merr përsipër të kryejë misionin e tij sot dhe në kohët, që do të vinë, për të treguar me fakte, foto dhe të gjitha provat, që do t´i shërbejnë lexuesit dhe veçanërisht grave shqiptare, për të parë dhe mësuar se çfarë mundi të bëjë Fondacioni i gruas së shquar, me  njëzetë degët e tij, në rajon dhe  diasporë, për të bashkuar zërin e gruas shqiptare në rejon dhe diasporë.. Zëri i  gruas shqiptare  buçiti  dhe po buçet fuqishëm edhe nëpër forume e konferenca botërore, ku u përfaqësua me dinjitet gruaja intelektuale shqiptare.

Në konferencat shkencore, në tubime apo veprimtari kulturore e artistike, në botimet e shumta, që ka bërë, dokumentarët e realizuar, qindra shkrime botuar në organet e shtypit brenda e jashtë vendit si dhe në kronikat televizive thanë gratë  fjalët e tyre ku u dëgjua  dhe po dëgjohet zëri i gruas intelektuale shqiptare, që buçiti dhe po buçet forte.

  Zëri i  gruas shqiptare  buçiti  dhe po buçet fuqishëm edhe nëpër forume e konferenca botërore ...

Ky Fondacion, ka  përcjell dhe po përcjell me sukses e mesazhe të fuqishme të bashkëjetesa në etni e cila është një domosdoshmëri në një shoqëri të qytetëruar, të grave, pavarësisht nga kombësia e raca, kanë një shqetësim të përbashkët: Të fitojnë të drejtat e tyre, të promovojnë  vlerat dhe të marrin vlerësimin e duhur  për kontributet, si përfaqësuese të denja për të qenë pjesë e lokomotivës së një shoqërie të qytetëruar.  Në këtë Fondacion - u theksua dhe degët e tij, aderojnë gratë e  shquara në shumë fusha, veçanërisht në art, jurisprudencë, publicistikë, në jetën akademike e personalitete  publike, që sfidojnë moshën e nuk njohin lodhje, që i ranë botës rreth e rreth, për të përcjellë mesazhet e domosdoshme si gra, për masën e grave.

Ky libër në nëntë kapitujt e tij, bën përpjekje, të skicojë portretin, modelin, e një armate grash, jashtë bindjeve politike, që  punojnë vullnetarisht, për çka e ky Fondacion, gjatë rrugëtimit të tij, nuk mundi të përfitojë edhe një projekt të vetëm nga qeveritë, organet e pushtetit vendor, institucionet  shtetërore dhe donatorë të huaj e vendas, se ka vuajtur shumë, për të bërë  veprimtari të mëdha, brenda e jashtë vendit. 

Ndërkohë, jemi dëshmitare, që në këtë periudhë tranzicioni në Shqipëri, janë lëvruar për OJF, që përfaqësohen nga njerëz të lidhur me pushtetin e çdo kohe, lumë milionësh, pa bërë punë, që kanë “qepur” thjesht dosje, për t’i pasur në inventar dhe duke u pasuruar vetë padrejtësisht. Pra, të gjitha këto dhe trokitje të tjera të dështuara, asnjëherë nuk u bënë shkak që të ndalnim punën në rrugën tonë, që nisi në Kuvendin e Parë të Gruas së Shquar, që u mbajt më 18 prill të vitit 2002.

Fondacioni u grave ka sfida të mëdha, që të  mbijetoi vetëm me sakrificën  e tyre - pa ndihmën  me të vogël të e shtetit

Mirënjohje Federatës së Grave të Kinës, që na pajisi me mjetet e nevojshme për të punuar. Ky Fondacioni ka sfida të mëdha, që të  mbijetoi vetëm me sakrificën  e këtyre grave,  mbështetjen e  anëtarësisë dhe miqve të shumtë, që janë bërë pjesë e tij. Ky është një mesazh, i Fondacionit , që nuk lexohet sot, por me siguri do ta vlerësojnë dhe marrin model brezat e ardhshme. Dy, prej tetë kapitujve në këtë libër, i kushtohen gruas së shquar, që i bëri dritë kombit dhe gruas gazetare, që nuk rreshti së shkruari për gruan. Sigurisht, lexuesi duhet të kuptojë, se është bërë thjesht një përpjekje e sinqertë, për të shkëputur nga armata e madhe e grave të shquara, krye figura, që ndër shekuj, kanë përcjellë mesazhet deri në ditët e sotme, që kanë qenë modeli ynë dhe që përjetësisht, do të mbeten në gjerdanin e artë të historisë shekullore të Kombit Shqiptar. Lexuesi dhe pjesa ma  e  madhe e grave intelektuale, pjesa me e shëndoshë e shoqërisë, do të bindet, se janë mijëra Teuta,  Nermin Vlora dhe të tjera që ndriçohen nga shenjtëria e Nënë Terezës që punojnë, shkrijnë jetën e tyre, për të mbajtur ndezur pishtarin, që kombi ynë i lashtë të ndriçojë në përjetësi.

  Nermin Vlora ka mbetur një flakadane - drite për të gjitha zonjat që e mbajnë këtë emër

Në këto promovim  Vllasave Musta në vazhdim të fjale së saj kushtua promovimit të librit “Testamenti i grave për gratë” në mes tjerash tha së:’ Ky  libër nuk ka vetëm portrete të shumta kushtua gruas, por ka edhe jetë dhe karaktere, punë dhe krijimtari, talente dhe përkushtim, dashuri dhe dhimbje, pengje dhe amanete e mbi të gjitha ka atdhedashuri. Autorja e librit Nermina Vlora, me të gjitha mirësitë e saj, me kulturën, me këmbënguljen, me patriotizmin dhe me vizionin e pamasë.

Ajo, ka mbetur një flakadan drite për të gjitha zonjat e Fondacionit, që mbajnë këtë emër dhe që u bënë endëse në rrugëtimin e gjatë prej 15 - vjetësh anekënd atdheut, brenda dhe jashtë trojeve deri në Kinën e largët e kudo tjetër për të përcjellë mesazhin e vlerave më të mira të traditave tona kulturore dhe atë, që Shqipëria është toka jonë, vendi ynë, fryma jonë, nënat e jonë për të cilën e kemi një mision të veçantë, të përcjellim modelin më të mirë të mirësisë dhe dashurisë njerëzore.

Të gjitha këto portrete të grave në rrugëtim  e tyre shpreh qartë se sa i fortë dhe i patjetërsueshëm është zëri i  tyre, sa i vendosur është hapi i saj, sa i qartë mesazhi që përcjellin dhe sa i fuqishëm bëhet kur të gjitha bashkë ecin krah përkrah! Andaj  libri i autores  Zenepe  është një dëshmi e rrallë, është një katalog i detajuar që flet sot dhe do të flasë edhe në të ardhmen, për atë që gratë shqiptare kudo që janë kanë ditur dhe po dine edhe sot të bëjnë punë të mëdha pa zhurmë, pa bujë por, gjithnjë vetëm me zemër...

Image
Autorja e librit dhe presidentja e Fondacionit Zenepe Luka dhe Migena Arllati, kryetare e fondacionit të degës në Gjakovë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat