"Mos vdis!", poezia e Dritëroit që po thyen rrjetet sociale

Libra

"Mos vdis!", poezia e Dritëroit që po thyen rrjetet sociale

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 16:57
Dritëro Agolli

Ajo është një ndër poezitë më të mira të tij, e cila po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale menjëherë pas mësimit të lajmit se Dritëro Agolli ndërroi jetë. 

Endërr e Prerë
Dritëro Agolli
1. 
mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari, 
ka rene ne ullishte mize e ullirit. 
hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali 
dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit. 
ne enderronim te benim nje anije, 
kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim, 
kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie 
dhe vela ti vinim.
bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere 
dhe te lundronim ne ishujt e havajes; 
ta pinim veren me vajzat e ishujve ne belvedere, 
zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2. 
mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua 
dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare; 
kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua, 
s'e gjejme as nallbanin e marre.
ne enderronim te shkonim ne hipodrome, 
ne vende te lumtura ku munden me kuaj, 
tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome; 
me sy si gota na sheh si te huaj...
3. 
mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe 
dhe presim te vijne vajzat te gjitha, 
te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve", 
kur grisnin fustanet ne driza.
4. 
mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire 
eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh! 
ne enderronim nje vdekje me te mire: 
duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat