Përplasen poeti

Libra

Përplasen poeti

Nga: Dr Zef Mulaj Më: 30 janar 2017 Në ora: 23:59
Zef Mulaj

Në shpirtin  e poetit zjarret  ndezur

Nuk i shkym’  ujë i  lumenjve as i detërave

As  vetetima,   ortegu i borës

As  loti i dashurisë  tretur  diku  në fundin e botës.

 

Nuk e shkym   zjarrin  në shpirtin e  poetit

as  zinxhiri i bërthamave   nukleare

prej   miljona vitesh ndezur

aty ësht prushi,  brënda digjet.

Shpërthen  me fjalën,

brenda saj  ështe  njeriu

i përlotur, i uritur,  luftëtari,  heroi,

Vajza e dashuruar për të parën herë

misri në arë  gruri, lulet  në kopsht

Shpirti   njerëzore,

ushtari me pushkë duke vrarë   ushtarin,

planetet   e friksuera  nga njeriu

me  pishtarë në dorë,

 

Duke vrapuar  tek trupi  i pa jete

i një ushtari  tek një femije mbi rrugë

Tek një barbon i shtrirë në një kënd  rruge

me dorën e zgjatur  në horizont.

 

Laboratoret moderne   të shkencave    mortale

Ndaj përplaset poeti  me gurin,

urën , ortegun  fabrikën , makinën…

me buzëqeshjen,  me rrudhat e një plaku,

me një  femijë të  sapo  lindur në gjoksin

e një nëne.

 

Ndaj shpirti i poetit  degëzon në   burim ndenjash

njerëzore, me botën,   me yjët e qiellin,

shkon deri tek Zoti  në takim

duke iu  lutur  për paqen e njerëzimit

pa    armë , pa  kufi,

njeriu   të lahet  me  ujin  e bekuar

 

Ndaj përplaset poeti

me fabrikantët  e politikës ,

me  utopinë e pa fund,

me  zogun  ulur në dritaren e një kulle ,

i kthyer  kah  mërgimi,

duke kërkuar   therime toke

të munguar ,  ushqimin e jetës,

lirnë e butë si ujë që rrjedh

nga  mali i  vjetër   mbi  shkëmbin

e shpirtit të tij

 

Ndaj përplaset  poeti…

Përplaset   me dhimbjet  njerëzore

me  dritaret e   mbyllura

nga dëbora dimërore,

ecën nëper rrugët   paemërtuara

pa adresa,  të tretura

në akullnajat e kohës  së ftohtë

duke  ndjekur hijet e mbetura  pas

ikjes së njerëzeve të uritur, nga lodhja e  zërit

nga  tribunat

hipokrizia  e kollareve të ngjyrave të ndryshme

që varen në qafën

e kuajve analfabetë  që firmosin lirinë

në përplasejn e poetëve të  ndezur  në shpirt

si zogu  në ikjen  dimërore,

poetët përplasen  në buzet e thara

të dashurisë së tradhtuar ,

në hapat  e trishtë të një gruaje

dhunuar,  përbuzur

 

Përplaset poeti në pasqyrën

e  ngurosur në horizontit,

me vetëtimën e reve

shkëmben fjalën dhe shikimin

duke u kthyer në

skelet kockore  mbi rrugët e qyteteve

si lajmëtarë ecën,

duke thirrur  në poemën e cimentuar

nën lekurën e trupit ,

në kepucën e grisur vezë  zogjshë

strehohen, ushqehen  me lotin e poetit

kthyer  në një masë    helmi

mbi   hipokrizinë e këtij shekulli.

 

Lajmëtarët e poetit  ikur

nëpër rrugë  të kryqëzuara

nga zjarre  të nxehta

njeriu i shitur

Nga tregtarë të egër  mesjetarë ,

madje  prostituta

me trupin lakuriq  nën qielll ,

nga pas   një shimpanze i shekullit të ri

blen trupin e saj ,

më tej një i droguar  me një flamur pa ngjyrë

pa komb  pa  emër,

Pa formë, pa sy, dashurohet  me  veten

duke pirë vdekjen

në euforinë  e shpirtit e fitimit

të    njeriut  me  emrin e kohes  së lire -   të lirisë.

 

Përplasen poetët

me   plakun e vetmuar në një  rrugë

në një shtëpi në qoshe të shekullit ,

përplasen poetet  e mjerë

duke vrapuar drejt   njerëzve nëpër  rrugë

në gomonet e detit,

në  fytyrën e shekullit të verbuar

plakur  i sapolindur ,

plakë rininë, plakë  syrin e bukuroshes

sapo  ka lindur  femijën

plaket  fjala , plaket koha,

plaket  sistemi,  plaket ligji

plaket  guri , plaket  muri i kullës ,

plaket   edhe liria,  plaket edhe  Zoti

ndaj poeti përplaset

-

Si katalizatori i një trupi njerëzirë

ndaj  zjarri i  poetit  nuk shuhet

aty piqet shpirti

Koha dhe evolucioni…..

Përplaset poeti  me fantazmat  e shekullit,

demonët  e hekurt

brenda çdo qelize kanë  një varrrë njerëzore!

Këta janë demonët që nuk njohin  njeriun ,

vetëm  veten  dhe paranë  me të cilën blejnë kohën

Blejnë  njeriun  e mirë

ushqen demonin  e pashpirt

 

Ndaj përplasen poetët

Në flakën e shpirtit

Duke thirrur  me fjalën  e bekuar

Poetët  duan lirinë, paqen ,

ata dashurojnë  aq shumë  sa në çdo qelizë të trupit

kanë buzëqeshje njerëzish

Lotë, dhembje, shpresa,  forca

kandilin pishtar  në dorë dhe në shpirt

Për të  ngrohur  botën  e lirë   paqen

Poetët përplasen…

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat