Sqaroi të vërtetat para vetës dhe të tjerëve...

Libra

Sqaroi të vërtetat para vetës dhe të tjerëve...

Nga: Hasa Hasanramaj Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 11:22
Libri

Argumente, e autorin të këtij libri  më vlerë të lartë artistike,kah do, që e shpuri apo e dërgoj jeta dhe fati, gjithmonë e nisi jetën e re të ekzistencës, duke siguruar ekzistencën, dëshmitë dhe aftësitë dhe dhuntitë për të bërë gjëra të menduara mirë që i përkasin të gjitha kohërave! E pikërisht këtu qëndron edhe madhështia në artin e sotëm bashkëkohorë.

''Intervenimi I NATO-së dhe e drejta historike e  popullit të Kosovës" ishte titulli i librit te autorit. Fadil Currit e cila u promovua në sallën e Institutit Albanologjik ne Prishtine, ku ishin të papranishëm shume dashamire te librit. Në fjalën e tij redaktori i librit Naim Kelmendi në mes tjerash tha:” Koha tregoi se autori i këtij librit është aleati më besnik i  kësaj vepre. Shikuar nga prizmi i artit ky krijues i kësaj vepre e shumëzon'' ekzistencën e saj nëpër kohë. Kjo vepër me titullin, ''Internimi I NATO-së dhe e drejta historike e  popullit të Kosovës", mundë ta lexojmë nga disa rrafshe realitetesh, traditat shpirtërore  që janë pjesë e qenies sonë, dhe e historisë sonë, në artin e letërsisë së sotme! Pra, shkrimet, përkushtimet, fjalët e rastit, poezitë, fjalët e urta, epikët, recensionet, janë realitetet e ringjallura mbi kohën entuziazmin, si dhe në këtë raste ku shtytja vejnë pikërisht natyrshëm nga frymëzimet kolektive të breznive të tëra të shoqërisë shqiptare, pas kaq e kaq shekujve të mrekulluar edhe nga shoqëritë e vendeve mike si këto të NATO-së! Nuk është e habitshme se poezitë, shkrimet, epikët, përkushtimet, fjalët e rastit, fjalët e urta, dhe recensionet në këtë vepër e lartësojnë artin tonë kolektiv po edhe   individual të autorit, duke lëvizur gjithmonë nga përsosmëria, e emocioneve tona, në mënyrë që ne ta përjetojmë ndjeshmërinë për identitetin tonë si portret i yni kolektiv! Autori në këtë vepër e bënë sakrificën e tij në dobi të artit, me një zë poetik e shkrues të artit modern, me një botë të çiltër të dritësimit shpirtëror, që Vjenë në mendjen tonë! Shkrimtari, poeti, krijuesi, duke shkruar në standardin modern letrare, por edhe të ndërlikuar artistik na japë të drejtën ta ngrinim në të veçantë, sepse autori gjithmonë mbetët vetvetja në paradigmën letrare!

 Në këtë shpalim letrar autori ndërlidhet me mendjet e botës, dhe me nyjat e historisë dhe të kohës, si dhe ligjërimet e popullit të tij, kur e them këtë kam parasysh se: Autori i këtij libri, gëzohet, vuan, jeton në sferat e magjisë së bukur të imagjinatës së vargjeve të penës, por me entuziazëm të kohës së natyrës së ringjallur! Lexuesi e parapëlqen konceptin e humanizmit, të bukurisë  së vargjeve që autori u jepe dinjitet, frymëzim, krijon shprehje të reja, dhe hap shtigje drejtë shikimit të ndjeshmërisë, dhe të të menduarit mirë!

Autori i këtij libri, gëzohet, vuan, jeton në sferat e   imagjinatës të vargjeve, të penës dhe të entuziazmit të kohës

Vlen të theksohet se në këtë vepër është edhe prania shpirtërore e autorit, ku mundohet të na e hapë edhe rrugën e tij drejtë artit dhe vizioneve jetësore të poezisë lirike! Vlershmi i librit qëndron lartë në atë se, na e hapë edhe një dritare, në kohën e re të etjes për kulturën, e përgjithshme  të një ngritje, të guximshme, kombëtare për ta gjetur botën dhe harmoninë e ngjyrave shumëdimensionale, por edhe lexuesi do ta ketë të lehtë  për ti gjetur përafrimet dhe përdëllimet  në temat, dhe poezitë, e përkushtimet e autorit!!!  Në këtë rast libri jeton me miliona motërzime, për t’u ringjallur nëpër brezat e njerëzve, ku krijuesi bëhet burim i pashterueshëm për të na i shfaqur gjithnjë kuptimet e reja në vetëdija bashkëkohorë letrarë, mbi artin  krijues. Të gjitha këto e ngrinin autorin në një njeri të urtë dhe mendimtarë të thellë, sepse në secilën poezi, në secilin shkrim, e në çdo vagë  e shohim dhe e lexojmë këtë mendimtarë të madhe pozitiv dhe, me shumë thesar të dijës!                              

Autori në këtë vepër, e ngrit lartë artin letrar i cili  shpien  drejtë civilizimit njerëzorë

Ne vleresimin e tij  rencensenti, Skënder Zogaj kushtua librit te botuar dhe promovuar keto dite me titullin ” ''Interenimi I NATO-së dhe e drejta Historike e Popullit të Kosovës" në mes tjerash theksoi:” Të shkruhet një libër, i cili në vete përmban një shtrirje të gjatë kohore, para dhe pas luftës, hapësirë e shtrirë edhe ndër shekuj, si dhe interesimi në pothuajse të gjithë lëmenjtë nuk është aspak punë e lehtë, në ditët e  sotme!

Por është punë me shumë përgjegjësi, dhe që ja arritë qëllimit apo synimit, ta dëshmojë vlerën e lartë, dhe ta njohë fatin e vetë të artit komëbtar, po edhe më gjerë të artit modern si një e mirë dhe dhunti e Zotit që u falë krijuesve, shkrimtarëve, e poeteve, si inicim i mendjeve të ndritura, për ti bërë të mira njerëzimit! Autori i këtij libri duke pasur gjithnjë qëllim të mirë, për një domosdoshmëri sqaruese lidhur me të vërtetat dhe vetëm të vërtetat duke dëshmuar para vetës dhe të tjerëve, se ishim bëmë po edhe dhëna edhe për të tjerët! Shkrimet, epika, poezitë, recensionet, fjalët e rastit, fjalët e urta!

Është interesantë ta potencojmë edhe një fakt e argumente, e autorin të këtij libri  më vlerë të lartë artistike, kudo dhe kah do, që e shpuri apo e dërgoj jeta dhe fati, autori gjithmonë e nisi jetën e re të ekzistencës, duke siguruar ekzistencën, dhe duke i dëshmuar aftësitë dhe dhuntitë për të bërë gjëra të menduara mirë që i përkasin të gjitha kohërave! E pikërisht këtu qëndron edhe madhështia në artin e sotëm bashkëkohorë! Autori në këtë vepër letrare, e ngrit lartë artin letrar, dhe njëherazi na shpien më tutje drejtë civilizimit njerëzorë, që na e kultivuan edhe para-ardhësit tanë, nga rilindësit e deri të shkrimtarët e brezit të mileniumit të ri. Pra e dëshmon një vazhdimi të përhershme të artit të lashtë, deri në ditët e sotme! Pra libri më i ri i autorit, Fadil Currit me titullin: '' Intervenimi I NATO-së dhe e drejta historike e popullit të Kosovës", është një pytje për autorin që edhe në të ardhmen të na gëzon me botimet e reja.

Vetëm të bashkuar me njëri-tjetrin do të mundë ta ndërtojmë të ardhmen  tonë të sigurte

Ketë libër- na tha autori i librit Fadil Curri po ua dhuroi adhuruesve të librit, atyre që i adhurojnë vlerat e lirisë, dhe te demokracisë, kudo qe janë në  rruzullin tokësor, u mundova që, NATO-n, popullin, heronjtë e martirët e kombit tonë ti paraqesë ashtu si kanë qenë pa i zbukuruar, pa i ngritur,  me tipare dhe virtyte ashtu si i kanë, pasur, pra pa i shtuar asgjë, dhe pa i larguar asgjë po si i trashëguan nga të parët tanë! Brezit të shoqërisë po ja japë këtë libër në dorë me shpresë që do ta lexojnë më vëmendje, të njihen dhe të afrohen në mes veti, t’i japinë krah njëri-tjetrit, duke e forcuar veten familjen dhe shoqërinë në tersi. Sepse vetëm të lidhur me njëri-tjetrin do të mundë ta ndërtojmë të ardhmen  tonë të sigurte, le t’iu prinë e mbara popullit tonë rinisë, dhe shtetit të Kosovës dhe gjitha shteteve e popujve të mbarë rruzullit tokësor - na tha ne fund te bisedës autori i librit Fadil Curri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat