Fragment nga Libri “Për të mundshmen dhe të pamundshmen”

Libra

Fragment nga Libri “Për të mundshmen dhe të pamundshmen”

Nga: Sabri Maxhuni (Novosella) Më: 23 shtator 2016 Në ora: 14:23
Sabri Maxhuni (Novosella)

Historianët sllavo-grekë e kanë të shkruar historinë ashtu si e do interesi i tyre, ndërsa his­to­rianët shqiptarë e kanë shkruar historinë sipas interesave të sllavo-grekëve, respektivisht kun­dër interesave kombëtare shqiptare. Thelbë­sor është interpretimi i gabuar i historisë që është bërë gjithnjë në favor të sllavo-grekëve e në dëm të shqiptarëve.

Po të interpretohej në mënyrë të drejtë his­toria e popujve të Ballkanit, faktet gjithmonë do të ishin në anën e shqiptarëve, respektivisht në favor të shqiptarëve e në disfavor të sllavo-gre­këve.

Ndeshja e perandorive në territoret shqip­tare, respektivisht në Ballkan, ka qenë në favor të shqiptarëve dhe në disfavor të sllavo-grekëve. Ballkani është sunduar nga shtetet sllavo-orto­do­kse dhe greko-bizantino-ortodokse, respekti­visht nga mbretëritë, gjegjësisht perandoritë e tyre. Shqiptarët në territoret e veta në Ballkan, ishin të pushtuar nga shtetet sllavo-greke-biza­ntine-ortodokse dhe të rrezikuar jetësisht nga asimilimi në sllavë, apo grekë ortodoksë, por edhe nga zhdukja fizike.

Ndeshja e shteteve, respektivisht e peran­do­­rive ortodokse me Perandorinë Osmane, solli fitoren e kësaj të fundit dhe shkatërrimin e shte­teve, respektivisht perandorive sllavo-greko-or­to­­dokse. Konfrontimi i këtyre shteteve–pe­ran­dorive në territoret etnike shqiptare dhe disfata e shteteve-perandorive sllavo-greko-ortodokse, du­ke triumfuar kësisoj Perandoria Osmane-is­la­­me, pamundësoi asimilimin–zhdukjen e shqi­p­tarëve nga sllavo-greko-bizantinët orto­dok­së.

Perandoria Osmane-Islame përbëhej nga një konglomerat popujsh. Perandori, respekt­tivisht sulltani, ishte turk. Turqit kishin ardhur me fu­shata ushtarake nga Azia, respektivisht nga Sin­g­kjangu i Mongolisë. Me pushtimin e territo­re­ve në Lindjen e Mesme dhe me krijimin e shte­tit, ata nuk ia kishin dalë ta sillnin popu­llatën tur­ko-mongole nga Singkjangu, por ki­shin kaluar në fenë e popujve që i kishin push­tuar, pra në fenë islame. Prijësit e fushatave tur­ke-mongole, si popull me tradita shumë të fuqi­sh­me shtet­for­muese, me krijimin e bazave të shtetit, marto­heshin me femra të popujve që i pushtonin, pasi që femrat e tyre nuk i kishin sje­llë me vete. Ata, duke u treguar të sukses­shëm në shtetformim dhe me një fe shumë mobi­li­zuese, siç ishte feja islame, nisën marshi­min e tyre duke pushtuar popuj të tërë në të tri kon­ti­nentet: në Azi, në Afrikë dhe në Evropë.

Së pari e themeluan feudin e tyre, që ishte bazë për krijimin e shtetit, respektivisht të pe­ra­ndorisë. Themelues i këtij feudi ishte një turko – mongol i islamizuar me emrin Osman. Osmani arriti që feudin e tij ta ngrinte në nivel të prin­cipatës. Pasardhësit e tij e ngritën në nivel të shtetit. Me zgjerimin dhe fuqizimin e këtij shte­ti, ai u bë perandori. Dhe krejt kjo u arrit nga një grup me etni turke, por siç u tha më lart, me tradita shumë të fuqishme shtetformuese. Për të qenë sa më të pranueshëm për popujt që i push­tonin dhe duke e ditur realitetin se ky shtet, i cili u ngrit në nivel të perandorisë, nuk mund të ishte shtet turk, sepse përbëhej nga një kon­glo­merat popujsh, ata këtë perandori nuk e quajtën Turqi. Si grup i një populli historik, ata nuk e emërtuan shtetin-si perandori turke, edhe pse e kishin themeluar vetë, por e emërtuan me një emër tjetër, me emrin e themeluesit Osman, du­ke e quajtur Perandori Osmane–Islame, ndër­sa ky emërtim do t’u shërbente gjatë tërë his­torisë.

Popujt, të cilët gjendeshin nën pushtimin e shteteve-perandorive të tjera, siç ishin mbretë­ri­të  serbo-greko-bizantino-ortodokse, duke qenë jetësisht të rrezikuar,  kërkonin ndihmën e Pera­n­dorisë Osmane për të shpëtuar nga asimilimi dhe zhdukja fizike.

Kjo ndodhi edhe me disa feudalë arbër – shqi­ptarë që kishin arritur ta ruanin ndonjë feud të tyre në shkrepa malesh shqiptare, siç argu­mentojnë të dhënat historike të  Prof. dr. Hakif Bajramit, i cili, mes tjerash, thotë: “Ndërkohë, në Lindjen e Mesme u paraqit një forcë ushtarake, e cila më vonë mori emrin Perandoria Osmane. Disa princa shqiptarë (katolikë) Karl Topia  e të tjerë, duke qenë jetësisht të rrezikuar nga shte­­tet ortodokse, kërkuan ndihmën e kësaj Pe­ra­­ndorie derisa ishte gjallë Car Dushani”. Beteja e Savrës e vitit 1385, në mes të Balshajve ortodoks të ndihmuar nga ushtria e Car Llazarit serb ortodoks dhe Topiajve katolik të ndihmuar nga ushtria islame e Sulltan Muratit të I-rë.    Er­dhi Beteja e Kosovës në vitin 1389. Përballja u zhvi­llua ndërmjet ushtrive, të komanduara  nga Car Llazari, i cili ishte në ballë të ushtrisë krishtere ortodokse, ndërsa në anën tjetër ishte ushtria os­mane-islame. Ushtria osmane–islame në ballë me Sulltan Muratin,  përbë­hej nga ushtarë të shumë popujve që ishin në për­bë­r­je të kësaj perandorie, ku fliteshin më shu­­më se 40 gjuhë, siç thotë Kadare në librin e tij “Mosma­rrë­veshja”. Pra, në Ushtrinë Osmane luftonin pje­së­­tarët e 40 popujve. Dhe, njëri nga këta po­puj ishte populli turk. Ç’është e vërteta, turk ish­te vetë Sulltani, respektivisht Perandori dhe shu­më pak ushtarë. Në mesin e këtyre 40 po­puj­ve kishte edhe pjesëtarë të popullit shqi­p­tar. Ishin pjesëtarët e atyre principatave arbë­ro­re, princat e të cilave e kishin thirrur në ndihmë qysh më he­rët Perandorinë Osmane për t’i shpë­tu­ar nga zhdu­kj­a, nga sllavo-greko-bizantinët or­to­doksë. Në Ushtrinë e sulltanit kishte edhe shqiptarë tjerë, që ndërkohë kishin kaluar në fenë islame. Shqiptarët ortodoksë luftuan në anën e Car Llazarit, në mesin e tyre ishin Bal­shajt me disa të tjerë.

Triumfi i Perandorisë Os­mane nuk ishte ve­tëm shpëtim për popullin shqiptar  nga asimili­mi dhe zhdukja e tërësishme, por ishte edhe një rikthim i shqiptarëve në territoret e veta, që nga Adriatiku, i cili administrohej nga Republika e Venedikut që i paguante haraç Perandorisë Os­mane e deri në Kumanovë dhe që nga Selaniku, ku më vonë do t’i kishte pronat e veta edhe Ha­san Prishtina, e deri në Nish, që në kohën e Li­dh­jes Shqiptare të Prizrenit ishte pjesë e terri­toreve shqiptare.

Fuqizimi i Perandorisë cariste Ruse solli jo vetëm  dobësimin e Perandorisë Osmane, por edhe konfrontimin e botës katolike e pro­tes­tan­te me botën sllavo-greko-bizantino-ortodo­k­se. Ky konfrontim e kishte zanafillën në ndarjen e kishave, në ortodokse dhe në katolike, që nga viti 1054. Sulmet e Perandorisë cariste Ruse ishin të orientuara për shkatërrimin e Perandorisë Os­mane dhe për të depërtuar në Mesdhe, duke shpresuar se kësisoj do ta ringjallte Perandorinë Bizantine me kryeqytet Kostandinopojën-Stam­bo­llin e sotshëm. Ky synim i Perandorisë Ruse ishte shkas për mobilizimin e  Evropës katolike-protestante që t’i dilnin në mbrojtje Perandorisë Osmane.

Ndërkohë gjatë konfrontimeve të vazh­due­shme, kishte edhe ndërprerje të herë­pasher­sh­me të luftimeve, ndërsa në mesin e këtyre armë­pushimeve e kemi edhe Marrëveshjen e Shën Ste­­fanit, që faktikisht ishte grushti i fundit që e çonte Perandorinë Osmane në shkatërrimin e plotë dhe triumfin e Perandorisë cariste Ruse me depërtimin e saj në Mesdhe dhe rrezikimin e Ev­ropës katolike-protestante, rrjedhimisht rre­ziki­min edhe të territoreve shqiptare që do të merrnin fund duke u pushtuar nga sllavo-grekët dhe për të vazhduar koha që ishte para ardhjes së Perandorisë Osmane në Ballkan.

Ndërkohë Perandoria Osmane, rrjedhi­misht edhe territoret shqiptare që gjendeshin në kua­drin e saj, u shndërruan në barrierë për ta pen­guar depërtimin e fuqisë ruse pansllaviste në Adriatik, respektivisht në  Mesdhe, duke e rrezi­kuar kështu edhe Evropën katolike-protestante e më gjerë. Evropa katolike - protestante, më pa­rë e rrezikuar nga Perandoria Osmane-Islame, ta­ni u kthye në mbrojtëse kryesore të asaj Pera­ndo­rie, rrjedhimisht edhe të territoreve shqip­tare.

Pas marrëveshjes së Shën Stefanit, Evropa katolike-protestante, me ultimatume dhe kërcë­ni­me për luftë, e detyroi Perandorinë cariste Ru­se të ulej në Kongresin e Berlinit, në vitin 1878, për t’i ndryshuar vendimet e Marrëveshjes së Shën Stefanit. E njëjta gjë ndodhi edhe në Kon­fe­rencën e Londrës në vitin 1912.

Duhet thë­në se edhe Konferenca e Ram­bujesë ishte e de­ty­rue­shme për elementin sllav që patjetër të ulej e të bisedonte për zgjidhjen e krizës së Kosovës dhe, edhe pse nuk u arrit maksimumi, sërish u shpëtua ajo që mund të shpë­tohej.

Pra, në të gjitha këto konferenca u arrit të shpëtohej aq sa mund të shpëtohej nga kthetrat e pansllavizmit serbo-rus. Të gjitha këto ngjarje, historianët sllavo-grekë i interpretuan ashtu siç u duhej atyre. Për fatkeqësinë e popullit shqi­p­tar, dora konspirative antishqiptare depërtoi the­llë në çdo pore të jetës tek shqiptarët, posa­çë­risht te historianët shqiptarë dhe arriti që e tërë historinë shqiptare ta interpretonte sikurse his­to­rinë sllavo-greko-ortodokse, vetëm të për­kthyer dhe të adaptuar në gjuhën shqipe. Dhe kjo është për t’u habitur, edhe për historianët shqi­ptarë të fesë ortodokse, por edhe për histo­ria­nët shqiptarë të fesë myslimane. Më së shum­ti është për t’u habitur me historianët shqiptarë të fesë katolike!

Ta kujtojmë vetëm edhe njëherë kalimthi Kongresin e Berlinit, që u mbajt, siç e kam argu­men­tuar në vazhdimësi, për ta penguar depër­ti­min e Perandorisë cariste Ruse në detin Mes­dhe, pra për ta mbrojtur Perandorinë Osmane, rrje­dhimisht edhe popujt që e përbënin Peran­do­rinë Osmane, e në kuadër të këtyre popujve, edhe popullin shqiptar, që faktikisht me marrë­veshjen e Shën Stefanit binte nën okupimin e shteteve sllavo-greke të Ballkanit. Kështu, siç e kam argu­mentuar në vazhdimësi, u shpëtua aq sa mund të shpëtohej nga kthetrat e sllavo-gre­këve.

Mirëpo, fatkeqësi mbi çdo fatkeqësi tjetër është mosinterpretimi i drejtë, nga historianët shqiptarë i ngjarjeve jetësore, ku vendosej për fa­­tin e tyre, d.m.th. për ekzistencën apo mosek­zistencën e popullit shqiptar:

Nuk është interpretuar drejt Paqja e Shën Stefanit;

Nuk është interpretuar drejt Kongresi i Ber­linit;

Nuk është interpretuar drejt Lidhja e Pri­z­renit;

Nuk është interpretuar drejt Kuvendi i Taksimit;

Nuk është interpretuar drejt Kuvendi i Mukjes.

Dhe çka është me rëndësi jashtëzakonisht të madhe, nuk po interpretohet drejt Kon­fe­re­n­ca e Rambujesë!

Historianët shqiptarë, duke qenë në kur­thin e konspiracionit antishqiptar sllavo-grek dhe duke mos ditur t’i interpretojnë drejt, ashtu siç kanë qenë, ngjarjet historike, posaçërisht që nga Beteja e Kosovës në vitin 1389 e deri në Be­tejën për Kosovën në vitin 1999, nuk po dinë ta interpretojnë drejt as Konferencën  e Rambuje­së, në saje të së cilës bota euro-amerikane, res­pektivisht katoliko-protestante, shpëtoi aq sa mund të shpëtohej nga kthetrat e pansllavizmit sllavo-greko-bizantin e ortodoks!!!

Historianët shqiptarë nuk po dinë ta inter­pre­tojnë drejt se si ndodhi që në Betejën e Ko­sovës të ishte një aleancë myslimano-katolike, turko-shqiptare etj. dhe prapë, në vitin 1999, u përsërit aleanca shqiptaro-turke e myslimane me euro-amerikanë, respektivisht katoliko-pro­tes­ta­ntë!!!

Me fillimin e rënies së Perandorisë Os­ma­ne-Islame filloi krijimi i shteteve të mbë­shte­tura nga Perandoria Ruse, ndërsa nga ana tjetër u krijuan shtete të tjera deri në ditët e sotme, të mbë­­shtetura nga Evropa, respektivisht euro-ame­­rikanët.

Ky konfrontim ndërmjet dy krahëve po vazh­don akoma duke i pasur në anën e tyre shte­tet që dolën nga përbërja e Perandorisë Os­mane - Islame.

Sa qesharake janë thëniet e historianëve dhe analistëve shqiptarë në interpretimet e tyre për luftërat e ashpra që po zhvillohen në shtetet që kanë dalë nga përbërja e Perandorisë Os­ma­ne-Islame, siç janë Iraku, Libia, Siria, Egjipti etj.

Më këtë rast shihet qartë hileja e tyre, res­pek­tivisht ndikimi i dorës së konspiracionit slla­vo-grek e antieuro-amerikan, katoliko-protes­tant. Nuk bën ta harrojmë faktin se tërë ajo që është antieuro-amerikane e katoliko-protestante është edhe antishqiptare.

Në përgjithësi, me një dinakëri, por edhe haptas thuhet se këto luftëra na qenkan kundër islamit, kundër botës islame! Kjo luftë, pra nuk na qenka luftë e botës sllavo-greko-ortodokse ku­­ndër botës islame, por na qenka luftë e botës euro-amerikane e katoliko-protestante kundër bo­tës islame!!!

Të gjitha këto anomali ndodhin në mu­n­ge­së të një elite të historianëve që dinë ta bëjnë interpretimin e drejtë të historisë kombëtare shqi­­ptare.

Nuk është problemi te shkrimi i historisë. Historia është shkruar, janë shkruar ngjarjet, vendet, datat dhe personalitetet e ngjarjeve, por fatkeqësisht, interpretimi i tyre, siç është thënë edhe më parë, është bërë në frymën sllavo-gre­ko-bizantine dhe antieuro-amerikane, anti­ka­­to­li­ko-protestante dhe antiislame, rrjedhi­misht edhe antishqiptare, siç bën, për shembull, Ismail Kadare dhe të tjerë si ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat