Bija e kombit të arbërit, shenjtëresha, nobelistja Nëna Terezë

Libra

Bija e kombit të arbërit, shenjtëresha, nobelistja Nëna Terezë

Nga: Aziz BYTYÇI Më: 29 gusht 2016 Në ora: 10:20
Libri “LUTU PËR NE’’ (Poezi për Nënën Terezë)

Emri i krijuesit të letrave shqipe, poeti Kolë Çeta është bërë tashmë i njohur në analet e poezisë, sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë që jetojnë dhe krijojnë në mërgatë.Kjo letërsi,e cila tashmë quhet e diasporës,e sidomos poezia, ka arritur t’i kultivojë shumë emra,sepse jo vetëm që janë të njohur,por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues.Pa mëdyshje në mesin e tyre,patjetër bënë pjesë edhe krijuesi dhe poeti i njohur prizrenas në mërgatë z.Kolë Çeta.

Në Prizrenin e lashtë, në kryeqytetin shpirtëror të kulturës, në qytetin ku burrat e mëdhenj të kombit lidhen besa-besen, mu në këtë pjesë linden burra të medhenjë të kombit,krijues të letrave shqipe, artist të zhanreve të ndryshme si: këngëtar, aktor me fame botërore e shumë intelektual me emër në tërë globin e botës, por kryeqyteti I lashtësisë së gjithë shqiptare e lindi humanisten, bijën e kombit tone shenjtëreshën Nënë Terezën.

Këto ditë, krijuesi i letrave shqipe, mjeshtri i poezisë, poeti Kolë Çeta e botoi librin e 13-të me radhë , kushtuar bijës së kombit të Arbërit, shenjtëreshës Nënë Tereza. Kolë Çeta është poet i lirisë, skulptor fjalësh dhe mjeshtër i artit poetik, i ngarkuar me meditime filozofike, ëndërrime, fluturime, përjetime të ëmbla e të dhimbshme, dhe, siç thekson kritika letrare, vargu i tij ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti i shqiptarizmit në Kosovë dhe Diasporë. Libër i mire është ai që na kultivon shpirtin duke na pajisur me një spektë mendimesh e ndjenjash të bukura.

Emri i krijuesit të letrave shqipe, poeti Kolë Çeta është bërë tashmë i njohur në analet e poezisë, sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë që jetojnë dhe krijojnë në mërgatë. Kjo letërsi, e cila tashmë quhet e diasporës, e sidomos poezia, ka arritur t’i kultivojë shumë emra, sepse jo vetëm që janë të njohur, por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues. Pa mëdyshje në mesin e tyre, patjetër bënë pjesë edhe krijuesi dhe poeti i njohur prizrenas në mërgatë z.Kolë Çeta. Ku poeti në fjalë me këtë përmbledhje  poezish, të kushtuar Nënës Terezë, vjen me një formë të talentuar e të formuar me stilin e vet të ligjërimit poetik në vargje

Recensenti I librit ‘’LUTU PËR NE’’, të Kolë Çetës, profesori Ilam Berisha, me një analizë vlerësuese për poetin tone z.Çeta i cili përpos që në krijimin e letrave shqipe bëri emër në gjithë boten shqiptare ai tani më është i njohur edhe në mërgim me poezitë e tija të thurura me stilin e talentuar të tij, të ligjërimit poetik, të renditura në vargje.

Profesor Ilam Berisha thotë dhe jepë analize për librit me këto fjalë, ’’LUTU PËR NE’’, titullohet përmbledhja me poezi e autorit prizrenas Kolë Çeta. Me kërkesën për lutje, autori i librit, në këtë rast, poeti Kolë Çeta, përmes vargjeve të lira ritmike, në çastet kur shekujve po i hidhet mjegull në shumë territore të globit, e posaçërisht trojeve shqiptare, krahas mesazhit për veprime konkrete për ta larguar pluhurin e hedhur syve, i drejtohet misionares e humanistes, shenjtëreshës së pa vdekur, Nënë Terezës, për t’i hapur rrugët, e për të na bërë dritë për të sotmen e për të ardhmen. Sa e sa vargje kemi lexuar për Nënë Terezën thotë në vazhdim profesori i nderuar Ilam Berisha. Asnjë nga vargjet nuk na janë dukur të tepërta. Dhe , vargjet e poetit Kolë Çeta, vetëm sa e plotësojnë ndonjë boshllëk që ka mundur të mos hidhet në letër deri më tash. Prof.Berisha gjatë analizës së librit të poetit në fjalë ,thotë se, Kolë Çeta, nuk i mbyll vargjet në kafazin e figurave letrare. Na i bënë ato sa më të kapshme, për t’i lexuar e kënduar ato në formën e një muzike të lehtë e të butë, duke na nxitur që, vargjet e shkruara t’i kuptojmë e t’i lexojmë sa here që kemi ëndje për këtë figure të shenjët shqiptare me kuptim botëror.

Po ashtu edhe redaktori i librit Berat Batiu thotë se, poeti Kolë Çeta, tani më, ky emër i njohur në krijimtarinë letrare si në vend dhe jashtë vendit, ka krijuar emër me talentin e tij stilistik për poezinë, të cilat poezi tani i lexojnë shumë dashamir të artit e kulturës.

Poetit, është skulptor fjalësh dhe mjeshtër i artit poetik i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë duke na dhënë edhe më tej botime tjera librash, për te na pasuruar mendjet tona dhe thesarin e bibliotekave tona. Kolë Çeta është vertet një arkitekt që reflekton në poezinë shqipe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat