Engjelli mbrojtës i mistereve të jetës nëpërmjet dashurisë

Libra

Engjelli mbrojtës i mistereve të jetës nëpërmjet dashurisë

Nga: Gjon Neçaj Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:21
Kopertina e Librit

In memoriam  në  dy vjetorin e vdekjes së poetes Jonida Osmanaj-Saka

( Mbi librin me poezi “Engjelli I mjegulles” i poetes Jonida Osmani (Sakaj ), botoi SHB “Kristalina KH “ Tirane, 2013 )

Poezia sipas Lasgush Poradecit është dërgimtare mjaft e duruar që e pranojnë shpirtrat e fuqishëm prometeik, të cilët nga zemrat e tyre nxjerrin zjarr, nga zjarri dritë dhe nga drita, përjetësi. Vetëm këta janë shpëtimtarët e vizionuar dhe të harmonizuar. Pra, arti poetik në kuptimin e plotë të fjalës është cilësi, vlerë dhe dhuratë natyrore e shpirtërore.

Duke lexuar librin me poezi te poetes dhe piktores se talentuar Jonida Osmani ( Sakaj ), duket sikur “ ca pikla bien mbi faqen e dheut dhe timen, duke u stergjatur rrekete. ”E shprehur dhe deshifruar si aksiome e frymezimit dhe muzes poetike, e njeherazi si nje idiome e pergjithshme filozofike dhe metaestetike, autorja na jep ne faqet e ketij libri poetik, thenien profetike qe nga Horaci e ketej, tashme e vertetuar katerciperisht, se poeti, si artist I mirefillte ne tere arsenalin e tij krijues mbeshtetet dhe sendertohet mbi gamen dhe mozaikun e gjere te ligjeve te muzes dhe fenomeneve te perditshme, te kapshme dhe te ndjeshme nga lexuesi.

Kaloi dielli prapa bote

Skuqi krahet e perendimit

Aty ku eshte zemra ime

Eshte shkendia e flakerimit

Keto vargje te Jonides tingellojne lasgushiane e herdokur anipse shkruar nga nje krijuese e re, mbeten ne analet e letersise, nder me te bukurat lirika te poezise.

Udherrefyesi, tendenca dhe formula e kahmotshme etike e poetes Jonida Osmani, eshte ne kerkim te nje poezie me drite, shprese dhe nje bote plot dashuri njerezore dhe ajo ngre zerin duke cituar ne vargje se poetet jane shpresa dhe fitorja ne cdo metastaze te mundshme te universit qe jetojme ne kohe dhe hapesire. Joniden e dallon nga poetet e tjere melodia dhe simfonia e brendshme e strofave dhe vargjeve qe jo rralle behen dhe shnderrohen ne udherrefyes, hymn nacional, simbol, testament per brezin e saj. Kjo me se miri ilustrohet me disa vargje te meposhtme:

Pasqyres se bere

Cope e therrime

I bashkova ca pjese

Te njihja fytyren time.

Parimet, premisat dhe fenomenet e lartpermendura etike ne vargjet e librit poetik “Engjelli I mjegulles”, u percjellin lexuesve boten dhe shpirtin, universin dhe dashurine dhe mesazhin se dashuria, e bukura, madje hyjnia e perjetshme, percaktojne vlerat dhe konturet e cdo krijimi ne pergjithesi, e poezine ne vecanti. E kesaj mendojme se ia ka arritur edhe Jonida.

Autorja e re, qe njeherazi eshte edhe piktore e talentuar, nepermjet poezive te librit ne fjale, sikur shpalos dhe deshifron shpirtin, limfen dhe muzen krijuese, duke u bere keshtu profete e pakurorezuar e letrave shqipe, e mendjes dhe shpirtit te lexuesve.

Ne kete aspekt edhe ritmi I jetes dhe krijimtarsie artistike te autores, spikat ne kohe dhe hapesire duke I ngjare nje maratone te pandalshme. Ne kete sfond te lartcekur etik dhe metaestetik te krijueses, ne nje forme apo tjeter, detyrimisht behet personazh dhe propagandist I rendesishem dhe sublim edhe I ngjarjeve bashkekohore duke pasqyruar nepermjet vargjeve metafiziken e kohes, duke shkrire ne art sublimen, jeten dhe perjetesine e te qenit krijues, se “ e para ishte fjala” thote bibla e vargu gjurmon ku me shume e ku me pak duke u sendertuar mbi motive dhe fenomene jetesore.

Portreti i Jonida Osmanit eshte gdhendur ne vargjet e librit te saj “Engjelli I mjegulles”.

Urime me vepra te tjera dhe ardhsh e bardhe ne sofren poetike, Jonida !

Dardani, me 15. 03. 2014

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat