Poezia e Besnik Musajt, poezi e rithënies së vetvetes dhe e observuesit të kohërave…

Libra

Poezia e Besnik Musajt, poezi e rithënies së vetvetes dhe e observuesit të kohërave…

Nga: Gjon Neçaj Më: 13 gusht 2016 Në ora: 17:59
Ballina e veprës në fjalë

I.

Në harkun kohor prej tre vjetësh,poeti Besnik Musaj shkroi tre libra me poezi,duke rritur çdo vit cilësinë e të shkruarit dhe shijet e lexuesve të shumtë të krijimtarisë së tij.
Njeriu në jetë ka shumë pengje,të cilat vështirë t’i realizojë,pasi jeta është tepër e shkurtër për të kryer gjithë ato punë për të cilat çelësi i shpirtit tundohet të hapë dyert sfiduese të jetës.

E  Besnik Musaj,poeti brilant,vargëzonjësi i vargjeve të muzës erotike,i cili që në rininë e hershme vizatoi në mendjen dhe shpirtin e tij shpërthyes,vargje duke i ruajtur me dekada,derisa një ditë shpërthyen në moshën e pjekurisë së tij,kur Besniku ishte në moshën e burrit,60 vjeçar me muzën poetike dhe shpirtin rinor të frmyëzimit.Siç shkruan  poeti italian,nobelisti Salvatore Kuazimodo ,” t’u bësh procesin “prurjeve” të formimit poetik në një periudhë si kjo e tanishmja, është e pakuptimtë nga ana e kritikës, sidomos kur shfaqen teori të reja estetike dhe vijimësia e një shkolle poetike të shteruar mund të japë përshtypjen e “jetëgjatësisë”. “Kuvendimi i poetëve me njerëzit është i nevojshëm më shumë se shkencat dhe marrëveshjet midis kombeve, të cilat mund të tradhtohen”,citon nobelisti.

               
Në bisedë me poetin , studiuesin dhe publicistin Haki Zllami,shprehet se vargjet e Besnikut rrjedhin metafora dhe intonacione si ujërat e zhurmshme të Valbonës kaltëroshe bjeshkëve të vendlindjes .Të këtij mendimi janë edhe krijues dhe studiues të tjerë  tropojas,Jaho Margjeka,Lulzim Logu,Ramiz Lushaj,etj.

Lexon vargje të tilla në librat  poetikë  të Besnikut, e ata që e njohin ,kujtojnë jetën e tij i veshur me rrobën e policit anë e kënd vendlindjes,e njëherazi bisedat e tij për armën,ndaj së cilës pati urrejtjen më të madhe,shprehur edhe dikund në një poezi,ndonëse punoi dekada në këtë profesion të nderuar,siç shprehet edhe vetë,në profesionin e policit.

Poeti Besnik Musaj,me librin e tij të parë poetik,është ngritur dhe lartësuar në sfondin e një krijuesi me kontribute të pamohueshme në letërsinë shqipe . Ne në këtë analizë nuk do bëjmë kritikën e librave te tij,se atë ua lëmë kritikëve të mirëfilltë, por po cekim shkarazi marrëdhëniet e krijuesit me botën e të shkruarit të një letërsie të mirëfilltë letrare shqipe, se mendjet e ndritura janë zgjuar dhe nderojnë dishepujt që u shkrinë dhe po shkrihen si qiriri për fjalën e shkruar.
Në apokalipsin mijëravjeçar që ka kaluar një komb me moshë sa guri, ende në sinoret e ndarjes së botëve të epokës së gurit dhe internetit, nuk zbulohet opiumi që ndan (e zor i bashkon), penelopat e zhurmave të mistershme të kësaj bote të pakuptimtë, sidomos në fjalën e shkruar. E poezia është ilaçi i sherimit të halucacioneve misterioze të njerëzve që sot janë në udhëkryqin e dëshpëruar: ose me poezinë, ose kundër saj.E vërteta është katërcipërisht ballafaqimi i lexuesit me poezinë.
Por, dishepujt ende janë gjallë, e punojnë e punojnë, mbase për të ndryshuar këtë botë dreq, që poeti Besnik Musaj me kolegët e tjerë të letrave, paskan lindur që ta ndreqin.E Besniku i ka vënë detyrë vetes që të rrugëtojnë kah Diogjeni skutave të botës për të sjellë dritë, sa më shumë dritë relaksuese me poezinë e tij.

E këto vargje janë kredoja jetësore e Besnikut,i cili në çdo varg të librave të tij,ka ndërthurur sensin e dashurisë,dashurisë njerëzore dhe dashurisë si koncept ritual.

E në shumë vargje ,me nostalgji gdhend dhe portretizon prindërit e tij,si gjyshen,babain,nënën,apo ritet dhe zakonet ,pa harruar toponimet e regjionit,si rrasa e gurit,kroi,stani,etj.

Bytyçi,vendlindja e Besnik Musajt,i larguar herët prej saj,por asnjë herë nuk e ka braktisur,është pëllëmbë e histori, e Besniku mbetet një copëz e kësaj historie në lëmin e të shkruarit,poezisë.
Me këto vargje brilante rinohet poeti, besnik i vargjeve.të cilat gjithë jetën rrugëtuan me Besniku e dashuruar me poezinë.

2.

 Shpesh herë gjatë kur pyesja profesor Haki Zllamin për Besnikun lidhur me procesin e krijimit,ai jepte të njëjtën përgjigje: ka gati librin e ri.E unë sillja ndërmend një thënjë që s’di se ku e kisha gjetur,por i referohesha shpesh .Një here e një moti  vdekja e kishte pyetur  jetën se  pse atë e   duan aq shumë njerëzit,madje me çmenduri, ndërsa mua më urrejnë ? E jeta pa u menduar fare ishte përgjigjur vdekjes,  se  une jam një gënjeshtër e bukur,kish thënë ajo, ndërsa ti je një realitet i hidhur.

Ky postulat mëse  i vërtetë cituar sa  më sipër nga kjo fabul,mbetet çështja më e pëlqyeshme e krijimtarisë sot,apo më mire me thënë e fjalës së shkruar.Në realitetin e hidhur të kohës,poezia është një gënjeshter e bukur,ku të gjithë krijuesit,pavarësisht moshës,vuajtjeve shpirtërore dhe sëmundjeve,rreken të hedhin vargjet për të shprishur shpirtrat e trazuar të lexuesve.

E kështu Besniku,që tashmë nuk ndalet,në  vitin 2015 ,fill pas të parit titulluar “Çelësi i shpirtit”,me një titull sa intrigues e interesant nga i pari,nxorri në qarkullim librin me titull ”Po të vi pas të shtunës”,duke aluduar se poezia tashmë nuk ndalet as të shtunën,as të dielën,pra asnjë herë,se tashmë “sytë e mi e dinë,/Sytë e mi kanë parë,/Se çfarë kanë bërë,/Duart e mia…

Dashuria është bashkëudhëtare e jetës. Edhe për poetin është kumt,është hymn,ndaj duhet shkruar ndonjë rresht e fjalë,për të afruar dashurinë njerëzore në këto kohëra kur kemi shumë nevojë për njëri - tjetrin.Poeti Besnik Musaj,me një stil të veçantë dhe intrigues,me fabula që godasin shoqërinë dhe tranzicionin,shkruan për vetminë,si antipod i dashurisë,duke cituar :

Vetmia është dimër,

Është stuhi,

Është dru gjethe,

Zogj për këngë,

Dritë pa diell

Vetmia…

Libri i dytë ,për nga niveli artistik i poezive ka arritje dhe prurje të reja në sfondin fabulik të tyre.Një parathënie e shkruar nga Luiza Kristidhi ,i jep librit një rezonancë reflektuese prej një redaktoreje,që ndonëse me profesion të kundërt më  të shkruarit,p asnjë mëdyshje u jep poezive dhe krejt librit vibracion poetic e jetik ,për të qënë një libër i vyer në duart e lexuesve. E Luiza duke e njohur që herët ,shkruan : “E dija që i pëlqente kënga,i pëlqente poezia,e njoha kur në rininë  e hershme lexonte “Drajzerin”,një tragjedi amerikane.” Qetësia dhe ndjeshmëria e këtij poeti,shkruan ajo,është poezia e tij për të rithënë vetveten.
Vargjet e Besnikut kanë gjetje të bukur dhe vargjet kanë tematika jetësore,të përjetuara edhe nga vetë poeti.Forca e tyre është iluzion krijimi,për të mbetur gjatë në mendjen e çdo lexuesi.

“Poetë,shkruani,se koha  pa zërin tuaj ndalet !” Kjo është thirrja hyjnore e poetit Besnik Musaj.

Në fillim të këtij viti,një poeti  kosovar ,Adem Zaplluzha,tashmë i njohur me qindra vepra,madje kandidat për Gines, kur e pyeta në një intervistë, se si reagon bashkëshortja në punën  tuaj titanike të përditshme,ai u shpreh se bashkëshortja ime është bashkëautore,se më jep ndihmë të jashtëzakonshme.

E këto fjalë të Ademit,m’u kujtuan kur mora në dorë librin e tretë të Besnikut, e lexova pasthënien e librit ,shkruar me finesse nga bashkëshortja Refia.

“Ndihem mire,citon ajo,se jam lexuesja e pare që lexova krijimet e besnik Musajt”.E duke bërë autopsinë e çdo vargu,thotë se që në rreshtat e parë e ndien se sa bukur arrihen të ndërtohen ndjesitë,të cilat janë të paprekshme.Këto shkruhen pasi janë thithur  nga sipralja e jetës për t’I bërë të përherësisë.”

Duhet theksuar se edhe Refia në genet e saj lëvrin muza e krijimit.

3.

Që nga titujt e poezive të librit të tretë,botuar kohët  e fundit nga Shtëpia Botuese “Emal”,ringjallen nocionet e një poezie në rritje dhe me tendencë pozitive në stil dhe në formë.Veçse duhet sugjeruar një vërejtje autorit,se duke jetuar në një periudhë lokacionesh,edhe në letërsi,si kudo ,ka turbulenca në botime dhe vetë autorët duhet të jenë më të vemendshëm në minimizimin e gabimeve ,kryesisht ortografike,se shqipja e bukur,nuk pranon variacione të tilla.Ndaj në të ardhmen poeti  Besnik Musaj duhet ta ketë në plan të parë këtë mendim miqësor.

Të 98 poezitë në 112 faqet e librit,frymojnë dhe janë në konstelacion me autorin dhe lexuesin.Për të koncentruar stilin dhe muzën e autorit tashmë me një stil dhe formë të veçantë,citojmë disa vargje të poezisë “Në natën e errët”:

…Ishte bija e një mesnate të errët,

E bukurinë e saj ëndërroja,

Dashuritë e mia ia mohoja vetvetes,

Për trupin e gjatë plot fisnikëri…

E fjalët domethëse të Refies në pasthënie,se “ Besniku shkruan se është një observues i kohërave”,mbetet preludi i krijimtarisë së tij.

Image
Besnik Musaj
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat