"Publicistika që ka vetëm një emërtim kombi"

Libra

"Publicistika që ka vetëm një emërtim kombi"

Nga: Hasan Aliaj Më: 22 korrik 2016 Në ora: 18:52
Publicistika që ka vetëm një emërtim kombi

Ishte një ditë e bukur qershori kur më erdhi një telefonatë nga qyteti i bukur i Triestes. Ishte mikja ime e mirë Zonja e nderuar Vitore Stefa Leka. Zëri i saj kumbonte qartë e bukur, Hasan vëllai im (miqve të vete kështu u fliste) dëshiroj shumë që parathënien e librit tim të ri "Publicistika ka vetëm një emërtim Kombin" ta bëni ju. Sinqerisht u shtanga prej kërkesës së saj. Vitoren e njihja prej kohësh, isha në dijeni për aktivitetin dhe diskutimet patriotike në çdo event e koferencë, që organizohej në diasporë ku ajo ishte protagoniste. Gjithashtu isha ndeshur me shkrimet, të cilat i kemi publikuar në gazeten "Rrënjët", shkrime cilësore me një problematikë të gjerë dhe domethënëse.

Menjëherë ju përgjigja pozitivisht. Në dukje të ngjante e thjeshtë, por ishte një sipërmanje e vështirë, por edhe një obligim që duhet ta kryeja medoemos këtë kërkesë të autores, e cila shprehte respekt dhe konsideratë. Jeta e Vitores në mërgim është e mbushur plot me momente të vështira e të mira. Ajo, nuk është vetëm një nënë e amvisë e mirë, por edhe një aktiviste e palodhur, e pamposhtur duke u shoqëruar në çdo hap nga shpirti i saj oqeanik, me kulturë e dije bashkëkohore.

Vitoria ka ditur të depërtojë në zemrat e të tjerëve pa interes dhe kompliment. Të shumtë janë rastet ku ajo është udhëhequr nga shpirtmadhësia dhe e udhëzuar nga edukata, që i ka dhënë familja e saj e nderuar. Të shumtat janë episodet në të cilat Vitoria ka triumfuar. Pavarësisht se e dinte kush ishin e nga vinin, i ka strehuar, i ka ushqyer, i ka ndihmuar nëmaksimum, ju ka dhënë dashuri e miqësi nga shpirti saj. Po kujt? Atyre personave që familjen dhe vetë atë në sistemin e kalbur komunist e kanë masakruar dhe vrarë duke i hequr të gjithaliritë dhe të drejtat ndërsa shpirtmadhja Vitore ka vepruar ndryshe, duke ju falur dashuri prej dashurisë së saj sepse e tillë ishte edukuar. Ata, pa ditur mirë historinë. kur e kanë mësuar janë ndjerë keq dhe thellë në ndërgjegje kanë bërë një autokritikë për atë që kanë bërë. Si ka mundësi, si ka mundësi psherëtinin...!!!

Para këtyre akteve humane të paprecedent të gj ithë duhet të përulemi me veneracion mund të themi kjo bamirësi ka vetëm një emërtim gjithçka për dashurinë e Kombit. Duke i ditur të gjitha këto veprime të saj e ndjeja thellësisht që përpara më priste një pune e madhe dhe me përgjegjësi. Vitore Stefa (Leka) ka lindur në një familje beratase me tradita dhe rrënjë të thella atdhedashurie. Prindërit e saj Kostaq (martire i demokracisë, ky titull i është dhenë ne medaljen e marre ne periudhën e demokracisë) e Eleni Stefa (mësuese e popullit) kanë qenë intelektualë të shquar. Si stërmbesë (nga i jati) e Kostandin Kristoforidhit dhe e Gjergj Stefës (veprimtar i Lidhjes së Prizrenit), mes tjerash. ajo trashëgoi artin e të shkruarit. Por regjimi monist, ia ndërpreu dëshirën e flaktë. Ajo nuk mundi të kultivojë artin e të shkruarit, sepse ishte bija e Kostaq Stefës të dënuar për idetë e tij demokratike. Dhe jo vetëm kaq, një kompleks l gjatë vuajtjesh e shoqëruan atë dhe familjen e saj. deri me shembjen e diktaturës. Vitet '90 si për çdo shqiptar, shënuan një etapë të re në jetën e Vitore Stefës. Italia ishte vendi që i rezervoi fati, ku ajo së bashku me familjen, nisi integrimin shoqëror dhe social. Akumulimi i energjisë ndër vite, shumë shpejt do të afirmonte vitalitetin dhe identitetin e saj. Përmes fjalës dhe të krijimtarisë së

gjerë letrare, ajo është kthyer në një nyje lidhëse për një rreth të gjerë artistësh, shkrimtarësh e atdhetarësh, sidomos në radhët e emigracionit shqiptar, por edhe në vendlindje e më gjerë. Gjithnjë e palodhur në mbrojte të të drejtave dhe dinjitetit të emigracionit shqiptar. Atë e gjen kudo në krijimet e shoqatave italo-shqiptare, duke filluar nga jugu deri në veri të Italisë, duke predikuar gjithmonë për bashkim, solidaritet dhe dashuri me njeri-tjetrin për të ruajtur identitetin dhe kulturën e lashtë shqiptare. Vitore Stefa është ndër të parat që iu bashkua LidhjesShqiptare në botë. Në kongresin e parë të kësaj lidhjeje, që u mbajt në Prizren, u zgjodh anëtare e këshillit kombëtar. Ajo është gjithashtu edhe anëtare nderi e bashkimit të shoqataveshqiptaro-arbëreshe në Itali. Nene Lokja siç e therësin me qindra e mijë era bashkudhëtare është prej pese vjetësh përfaqësuese e diasporës ne Fondacionin me emrin kuptimplote "Nermin Vlora Falaschi" me presidente Zonjën e madhe te palodhurën Zenepe Luka.

Ne këtë Fondacion qe është me qendër ne qytetin e bukur bregdetar Vlore, kontributi i Vitores është i paimagjinueshëm. Ajo ka ditur me reputacionin dhe oratorinë e saj te ëmbël e te thjeshte te risi numrin e anëtareve te këtij Fondacioni dhe njëkohësisht ka ditur te çel shume dege te tije ne vende te ndryshme ku jetojnë e punojnë shqiptare si: Itali ne disa qytete, Angli, Gjermani Slloveni, Kosove, Maqedoni... Për veprimtarinë e saj humanitare dhe veprat bamirëse. atë shpesh equajnë si "Nënë Tereza e Triestes".

Shoqata humanitare "Nënë Tereza" në Shqipëri, në vitin 2005 e ka shpallur "ANËTARE NDERI". Ndër të tjera ajo ka marrë edhe një "target" ngalartmadhëria e tij Mbreti Leka I me motivacionin "Për merita të veçanta në bashkimin e Diasporës Shqiptare". Në krijimtarinë e saj poetike është për tu përmendur botimi i vëllimeve «La liberta» dhe «Jetoj ringjalljen» dhe më pas «Vetmi e largësisë». Libri i saj në prozë është titulluar «Plagë shpirti». Vlen të theksohet bashkëpunimi në librin voluminoz "Border Croissing" (Vecchi e nuovi intrighi attraverso Trieste), të cilin e ka realizuar në bashkëpunim me gazetarin Italian, Silvio Maranzzano, ku u vlerësua me "Titullin e nderit" pranë shkollës shqiptare të vellazërimit "Albaniache tranzschule Schola" në Zvicër, me dedikimin: "Për merita të veçanta me rastin e dy vjetorit të LSHB për Zvicrën".

Ndihma dhe kontributi i saj në lidhje me familjet e shpërngulura nga luftrat që u zhvilluan në Kosovë e në Maqedoni ka qenë i pakursyer. Si shpërblim familjet, e të rënëve në luftë i kanë dhuruar një medalion ari me motivacionin: "Për ndihmën e pakursyer dhënë bijve dhe bijave tona gjatë luftës". Në të është skalitur me mjeshtëri dhe portreti i saj. Veprimtaria dhe aktiviteti i saj krijues dhe humanitar është pasqyruar në shtypin vendas italian por edhe në gazeta e revistatë ndyshme në Shqipën dhe diaspore si gazeta "Tribuna Demokratike", "Republika", "Panorama", revistat "Klan", "Spekter", "Eurozeri" në Zvicër, "Cittanuova" në Itali. Në gazetat e diasporës si; "Bota sot" në Zvicër, "Bota shqiptare", "Rrenjet" në Itali, gazeta "Iliria"nëAmerikë, "Tribuna" dhe "Athina" në Greqi, revistat "Vlera" në Maqedoni, "Aktuale" në Danimarkë, "Donmtina" në Suedi etj. Ndërkohë ajo jep ndihmesën e vet edhe si korresondente e rregullt në disa prej gazetave apo revistave të lartpëmendura. Mbreslënëse janë intervistat në radio televizionet shqiptare. Ja vlen të përmendim intervistën pas botimit të librit të saj të dytë "Jetoj Ringjalljen", të cilën e dha bashkë me redaktoren e librit zonjën Zhuliana Jorganzhi.

Intervistën në departamentin e jashtëm të Radio Tiranës, për emisionin e shqiptarëve jashtë atdheut, të moderuar nga gazetarja Kozeta Mamaqi. Në radio 21 Danimarkë, të moderuar nga zoti Luigj Shkodrani. Në radio "Bluskaj" në Prishtinë, të moderuar nga Flora Durmishi. Në radio "Iliria" të shqiptarëve në Toronto, të moderuar nga gazetarja Antigoni Papanastasi etj. Kudo në krijimet e saj spikat dashuria jo vetëm për miqtë dhe shokët e saj të afërm, por edhe për jetën dhe gjithçka të bukur. Motoja e saj është "Ju kam vëllezër, më thoni motër". Publicistika e saj është e gjerë dhe e larmishme. Aty ndërthuren realja dhe e bukura në mënyrë të thjeshtë e me një gjuhë të kuptueshme. Ajo ka ditur me mjeshtëri në çdo takim, në çdo udhëtim, në çdo konferencë ose aktivitet që të mbajë shënime, të cilat i ka përpunuar me ëmbëlsi duke na dhuruar emocione të papërshkrueshme. Ajo ka shkruar me realitet atë që ka parë, atë që ka jetuar pa shtuar doza bukurie.

Në publicistikën e vet, ajo ka ditur të depërtojë thellë në problemet shoqërore në Diasporë, ka ditur të formulojë se në qenien e saj ekziston mirësia për të krijuar një shoqëri të pastër dhe pa vese. Ka ditur dhe është e para që ka hedhur idenë se t'i shërbesh popullit dhe kombit që i përket është një detyrim madhor. Këtë moto patriotike e shikojmë qartë në të gjitha shkrimet që përmban ky libër i bukur dhe emocionues. Jemi munduar që shkrimet që pasqyrohen në libër si ato me karakter kulturor, historike, shoqërore e patriotike t'i vendosim në një mënyrë të tillë që libri të mos jetë i mërzitshëm, por përkundrazi të demonstrojë atë forcë e bukuri që përmbajnë shkrimet. Për të qenë dhe pak konspirativ nuk do të flas më gjatë, po ja le radhën publicistikës së saj. Jam i bindur se aty kushdo që do ta lexojë do të gjejë një pjesë nga jeta e tij e do të përfitojë shumë nga shembulli i saj.Faleminderit mikja irne Vitore për çfarë na ke dhuruar. Mirë u pjekshim në librat e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat