Promovohet në Prishtinë libri publicistik, "Dëshmi në Kohë" i autorit Luz P. Thaqi nga Diaspora

Libra

Promovohet në Prishtinë libri publicistik, "Dëshmi në Kohë" i autorit Luz P. Thaqi nga Diaspora

B.Sina Nga B.Sina Më 22 korrik 2016 Në ora: 17:05
"Dëshmi në Kohë" Luz P. Thaqi

Prishtinë : Në kuadër të manifestimit “DITËT E DIASPORËS”, më datën 2 gusht 2016 (e martë), në orë 17:00, në sallën e Kuvendit të Komunës së Klinës, do të promovohet libri publicistik “DËSHMI NË KOHË” të autorit LUZ P. THAQI, politikolog, gazetar, publicist dhe veprimtar i diasporës në Nju Jork - SHBA, njofton gazetari dhe publicisti Mikel Gojani, nga Prishtina .

Ai shkruan se libri i Thaqit, i cili është njohur në komunitetin shqiptarë Amerikës, ka një volum prej 450 faqe dhe temat që ngërthen në vete janë të një spektri të gjerë, duke filluar nga lëmitë politike, kulturore, diplomatike dhe sensibilizuese, ku për dy dekada shpërfaqet gama e gjerë e veprimtarive të tij në fusha të ndryshme të lidhur me fatet e kombit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Simbas Gojanit, libri "Dëshmi në kohë", duket se ka gjetur kohën dhe vendin e duhur - ngase ai po pritet me një interesim të veçantë, në vendlindjen e autorit, me këtë rast, ka shkruar Gojani, ja dhe disa vlerësime që i përçojnë në nivel tepër të lartë, në këtë libër të shumë pritur:

- Prof. Dr. Agim Zogaj, profesor universitar dhe studiues: “Në kërkim të Atdheut dhe të Lirisë”;

- Znj. Sanije Gashi, gazetare, publiciste, Editore e Revistës "Teuta": “Libër për mallin e Atdheut”;

- Prof. Dr. Agron Fico, stidues: “Libri – Himn për lirinë e Kosovës;

- Bekim Sejdiu, ambasador: “Libër intrigues dhe thellësisht burimor që shpërfaq përjetimin e njëkohshëm të etnikes dhe kozmopolitës”;

- Prof. Dr. Lush Culaj, punonjës shkencor: Vepër e rëndësishme shumëdimensionale;

- Idriz Lamaj, publicist dhe gazetar: “Zërit të Amerikës”: “Libër atdhedashurie me trashëgimi të lartë fisnike:

- Dr. Blerim Latifi, profesor universitar: “ Libër i epit të madh dhe mallit për Atdheun”;

- Mikel Gojani, krujues letrar: “Libër me vlera të mirëfillta dhe interes dimensional”.

 Në fund të njoftimit të tij, shpërndar sot në statusin e tij, shkrimtari dhe publiciti i njohur nga Kosova, shkruan se autorit të librit "Dëshmi në kohë", i urojmë botimin e këtij libri dhe i dëshirojmë suksese dhe mbarësi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat