“Psycho” trajton edhe luftën e Kosovës

Libra

“Psycho” trajton edhe luftën e Kosovës

Nga: Ilir Muharremi Më: 24 janar 2019 Në ora: 00:05
Ilir Muharremi

Shumë vepra romane janë shkruar për luftën e fundit në Kosovë. Mirëpo, romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi trajton shumë veçantë luftën dhe kjo shprehet përmes personazhit kryesor i cili ka kaluar nëpër tri lufta.

Patriotizmin personazhi me emrin Mike Tayson e lidh me figurën e një qeni.

Ai e përkdhel e bën mik të mirë, pastaj ushtari serb fillon ta bind qenushin që ai të shkon ke ai. Qeni bindet dhe shkon.

Image

Personazhi kryesor përshkohet nga një ndjenjë e keqe, dhe aty shpërthen një element nga patriotizmi i tij. Në luftë ai shreh trimërinë, burrërinë dhe dashurinë e madhe që ka për atdheun.

Në vazhdim po ju sjellim një fragment nga ky roman:

 “Edhe në luftën e fundit në Kosovë isha i pranishëm. Me mua ishte një shqiptar amerikan katolik, besimtar i madh. Krejt jetën disi si përrallë, sa i afrohesha betejës vdekja më largohej nuk e di përse zonjë. Kisha një fat të bukur. Ma sill edhe një birrë. Faleminderit!. Ai erdhi nga Amerika për të luftuar në Kosovë. Kur pa aq shumë masakra, djaloshin e kishte përshkuar një trishtim i thellë. Në fakt unë isha mësuar nga dy luftërat e më hershme. As qielli e as koha e lirë nuk kishte arritur t’ia hiqte këtë trishtim zonjë.

Një ditë teksa rrinim në një tendë, nga i ftohti i madh kishim ndezur një zjarr, ishin edhe njëzetë burra të tjerë aty, që dëgjonim mallkimet e atij djaloshi. Ai na vështronte shumë i hutuar. Gjoksin e kishte të mbuluar nga djersa, gjithmonë thoshte se duhet të përfundojë kjo, pastaj të vijë një njëri i mirë si Papa..”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat