Vuçiq i pakënaqur me rezolutën e Kuvendit të Kosovës

Lajme

Vuçiq i pakënaqur me rezolutën e Kuvendit të Kosovës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 21:51
Aleksandar Vucic

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara pa marrë parasysh se a do të jetë e japur për publikun “për të thënë të vërtetën”.

Sipas tij, Marrëveshja e Brukselit për Beogradin ka qenë “kompromis i vështirë”, por “Beogradi ka plotësuar obligimet e tij”.

Vucic sipas medieve të Beogradit ka thënë se nuk është i mahnitur me rezolutën, të cilën e ka miratuar Parlamenti i Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve dhe ka vlerësuar se Prishtina në esencë don t’ia mbyllë dyert çdo lloj dialogu me Beogradin.

Vucic, sikur “nuk e di” se Kosova është e pavarur, më tej ka thënë se me rezolutë çdo marrëveshja duhet të çojë drejt pavarësisë së plotë të Kosovës, pandryshueshmërisë së kufijve dhe duhet të përmbajë terësinë territoriale sipas parimit unitar, përkatësisht se nuk mund të ekzistojë federatë në pjesë të territorit e të ngjashme.

“Me këtë letër më thonë – ne i duam të gjitha dhe atë me çmim dhe jemi të gatshëm gjoja për dialog, por nuk e di se me këso kërkesash për çka bëjmë dialog e bisedojmë, për skijim, verime, vërtet çfarë duhet të jetë tema?”, është pyetur Vucic.

Taksën e Prishtinës ai e ka vlerësuar si “kurth” në mënyrë që Serbia të hyjë në ndonjë “konflikt më drastik të armatosur”, por “Beogradi me sukses i është shmangur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat